PROFIL: Kasapi i Bosnjes, ish-komunisti që u kthye në vrasës

November 22, 2017 14:40

PROFIL: Kasapi i Bosnjes, ish-komunisti që u kthye në vrasës

 

Vit pas viti, dëshmitë e tmerreve të luftës së Bosnjes kanë pasuar njëra-tjetrën. Për dy dekada, zyrtarë e reporterë regjistruan dhimbjen e atyre që mbijetuan, duke humbur shumë.

Janë dëshmi grash e burrash, njerëz që dolën gjallë nga konflikti i përgjakshëm trevjeçar, por që filli i jetës, praktikisht iu këput aty. Në sytë e tyre, njeriu që drejtoi forcat serbo-boshnjake në fushatën e vdekjes, gjenerali Ratko Mladiç është projeksioni i së keqes, i ligësisë së paramenduar e të përgatitur për t’i hapur rrugën gjenocidit, një simbol i sistemit që shfarosi e sërish tentoi t’i fshihte gjurmët e krimeve të tij, të cilat vazhdon t’i mbulojë me dheun e varreve masive anembanë Bosnje-Hercegovinës.

Por nënat që mblodhën eshtrat e fëmijëve të tyre, duke folur me ato skelete sikur të ishin të gjallë, kanë vetëm një të vërtetë për të rrëfyer. Mladiç është ndoshta vrasësi më i famshëm në masë i botës ende në jete, sipas “Der Spiegel”.

Ratko Mladiç lindi marsin e vitit 1942 në fshatin Bozinoviç, rreth 50 km në jug të Sarajevës, në një rajon idilik të banuar nga fermerë të varfër, e ku thuhet se Hitleri ishte stacionuar dikur si ushtar.

Babai, partizan i Titos, u vra nga milicët fashistë kur ai ishte 2 vjeç. Ish-kolegët e ushtrisë kujtojnë sesi në rininë e vet, Mladiç ishte një lloj “supermeni” boshnjak, i zoti në çdo gjë: not, zhytje, vrap; i pari në qitje dhe një komunist i vendosur që i ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës.

Pas shkëputjes së Sllovenisë e Kroacisë nga Jugosllavia në vitin 1991, u urdhërua të drejtonte rebelimin serb në rajonin kroat të Krajinës. Kur Slobodan Milosheviç pati nevojë për dikë që të zbatonte politikat e tij të luftës në Bosnje, zgjodhi Mladiçin, asokohe 49 vjeç, dhe ushtaraku i bindur u shpërblye me postin e shefit të Shtabit të Ushtrisë serbo-boshnjake.

Që nga ai moment nuk u kthye më pas. Gjatë rrethimit më shumë se 3-vjeçar të Sarajevës, ku vdiqën rreth 14 mijë vetë, i udhëzonte personalisht snajperistët si të qëllonin mbi civilët. Ishte një nga organizatorët e “Masakrës së Srebrenicës”, ku 8.000 djem dhe burra myslimanë u vranë me gjakftohtësi, në një zonë që duhej të ishte nën mbrojtjen e OKB-së.

“Fjala ‘njeri’ nuk përdoret dot për Mladiçin”, pati thënë dikur gjenerali i tërhequr prej ushtrisë boshnjake, Jovan Divjak, ndërsa ish-ambasadori amerikan në Jugosllavi e përshkruante si Heinrich Himmlerin e gjeneratës së vet.

Por për shumë serbë, ky njeri vazhdon të mbetet një hero e të konsiderohet si një nga të paktët udhëheqës, të cilët nuk e përdorën luftën që të nxirrnin fitime personale. Për pjesën tjetër, ama, nacionalisti i tërbuar që e shihte veten si hakmarrësin e serbëve për sundimin qindravjeçar të turqve në Ballkan, edhe kalbjen në burg e ka pak.

November 22, 2017 14:40
Komento

13 Komente

  1. Shqiptar Vendi November 22, 14:45

    Vrases ehste per ju debila ,ky eshtehero i vertet i venditte tij Serbise.Inat e ke hakun jepja.Ky sakrifikoi per interesat e atdheut te tij dmth Serbise.
    Ju edhe Enver Hoxhes qe ishte kryenacionalisti me i madh i kesaj toke e quani vrases.Eshte dasht tjua shkerdhente faren krejt tju humbte me kuc eme mac.Edhe eakuzoni ju qe tevrinipas gardhit si kurva qejeni se perballe nuk i dolet dot partizaneve shqiptar se ju trodhen e ju lidhen si berra.Ju dhjefsha antikomunizmin tuaj ..fare e keqe..

    Reply to this comment
    • Dr. Fufi November 22, 17:09

      Shoku shqipfoles!
      Nje sqarim: Enver Hoxha vetem “nacionalist” nuk ishte. Dhe me qe ra fjala, a e di perkthimin ne shqip te fjales “nacionalist”?
      Keto qe shkruan pershtaten te jene ne Serbist e Rusisht ne ndonje faqe sllave.

      Reply to this comment
    • Alex-81 November 23, 08:22

      O ti Z.Shqipetar Vendi a e ke degjuar ndonjehere ate kengen „ Ja ke fut kot plako „ keshtu ja ke futur dhe ti me keto ç‘fare ke shkruar.

      Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku November 22, 15:38

    Komunisti qe u kthye ne vrases?????
    Komunisti eshte automatikisht vrases, lind si vrases.

    Reply to this comment
    • Antifashisti November 22, 18:28

      Per EDISONYPIN=PlakuXhuxhumakun:
      Nuk jam dakord me ju zotnia Plakuxhuxh, jo vetem pse jeni me i gjate se 6 feet, por se llogjika e identitetit qe ju perdorni nuk ecen ne rastin (per shembull) Komandanti Macnamara mqs vrau miliona vietnameze ne Vietnam, na qenka KOMUNIST.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku November 23, 01:48

        E para, sa here duhet te te them or palluqe qe une nuk jam Edison Ypi. E dyta, difektet llogjike te takemit tuaj jane te pavdekshme. Hapi veshet mire, kush tha qe te gjithe vrasesit jane komuniste? Une thashe te gjithe komunistet jane vrases, ndryshe thene cdo komunist eshte vrases, por jo cdo vrases eshte komunist. E dallon ndryshimin or antifashisti gjenial, apo duhet te ta bej me figure.

        Reply to this comment
  3. intelektuali November 22, 15:59

    Kjo MONSTER komuniste fanatike therri me hanxhar afro 12 mije boshnjake myslimane te prangosur ne nje Kamp Perqendrimi ne Srebrenice dhe Kaskat Blu hollandeze matane gardhit me tela hanin dreke me konservat e tyre nderkohe qe gjaku i myslimaneve boshnjake u sperkaste fytyren. Kur gazetaret e lemerisur nga pamjet horror e pyeten Komadnatin Hollandez, ai u pergjegj:

    NUK KISH URDHER PER TE NDERHYRE

    Ky ishte komunisti fanatik Ratko Mlladic qe Bota e krahahason me Heinrich Himmlerin e Hitlerit, por qe ishte LULE ne krahasim me pederastin sadist dhe gjakatar Enver Hoxha pa kurfare morali dhe kauze qe u preu koken te gjithe shokeve te vet dhe hodhi faren e nje gjenerate debilesh dhe dallkaukesh ne Shqypni, shikojini shqyptaret ne portalet mediatike dhe pastaj beni krahasim.

    Reply to this comment
  4. intelektuali November 22, 16:00

    Kjo MONSTER komuniste fanatike therri me hanxhar afro 12 mije boshnjake myslimane te prangosur ne nje Kamp Perqendrimi ne Srebrenice dhe Kaskat Blu hollandeze matane gardhit me tela hanin dreke me konservat e tyre nderkohe qe gjaku i myslimaneve boshnjake u sperkaste fytyren. Kur gazetaret e lemerisur nga pamjet horror e pyeten Komandantin Hollandez, ai u pergjegj:

    NUK KISH URDHER PER TE NDERHYRE

    Ky ishte komunisti fanatik Ratko Mlladic qe Bota e krahahason me Heinrich Himmlerin e Hitlerit, por qe ishte LULE ne krahasim me pederastin sadist dhe gjakatar Enver Hoxha pa kurfare morali dhe kauze qe u preu koken te gjithe shokeve te vet dhe hodhi faren e nje gjenerate debilesh dhe dallkaukesh ne Shqypni, shikojini shqyptaret ne portalet mediatike dhe pastaj beni krahasim.

    Reply to this comment
  5. Lisi November 22, 16:43

    Një komunist është një krisht i kohës moderrne !
    ” komunistët ” si Saliu janë siç thotë xhuxhumaku !

    Reply to this comment
  6. Dukagjini 01 November 22, 16:47

    Mlladiç nuk ishte komunist ishte çetnik ,shovinist serbomadh per te cilin Serbia beri shume sepse ky vertete beri edhe me shume per Serbine dude e rritur territorin e saj duke pushtuar Bosnen dhe prere e vrare popullaten e saj e duke bere gjenocid mbi popullaten civile! Bota nuk e denoi Serbine per barbarin e shkaktuar ndaj popullit te Bosnes, Kroacise,Kosoves sepse per kete gjenocid duhej te denohej Serbia duke e kethyer ne poziten ku ishte para lufte! Ajo sot ka gjysmen e Bosnes me Republiken Serbe, Vojvodinen, nje pjese te Kosoves the ju maskarenje me thoni e denuan Mlladiçin po ai ka realizuar me luften qe beri nje pjese te endrese se Serbise fashiste dhe çetnike per Serbine e Madhe!

    Reply to this comment
  7. Arben November 22, 17:46

    NE FAKT, KOMUNISTET JANE TE GJITHE VRASES

    Reply to this comment
  8. 29nendori, 1944tes dita e Clirimit November 23, 00:04

    Shumica, e Komunisteve, tè Nderuar, te Respektuar , mbrojne, shtresat e varfera, e tè shtypura. Komunistet me tesra blu, salehu, tritan preshi, e shkerdhata, tè PDiste tè tjere, jane milloshevici, mlladici, karagici. Qe Marksi, Engelesi, Lenini qe u hapen syte miljona njerezve ane, mbane ruzullit, qe i cliruan nga zgjedha e feudalizmit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*