PROFIL/ Kush është Ilir Meta, karriera dhe familja

July 24, 2017 09:51

PROFIL/ Kush është Ilir Meta, karriera dhe familja

Ilir Meta është Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë.

Karriera politike 26-vjeçare e Metes është mjaft e pasur dhe e gjatë. Ai u lind më 24 mars të vitit 1969 në Skrapar.

U diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, më pas ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë.

Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Meta ka një aktivitet intensiv politik, duke filluar nga viti 1990, si pjesëmarrës aktiv në lëvizjen studentore që përmbysi regjimin komunist.

Nga viti 1992 në vazhdim, Ilir Meta është zgjedhur pa ndërprerje deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilin ka qenë anëtar i disa komisioneve dhe gjatë periudhës 1996-1997 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme.

Ilir Meta është njëri ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH), duke dhënë kontributin e tij për anëtarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste.

Gjatë viteve të anëtarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Nënkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).
Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Socialiste është i ngjeshur.

Ai ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-së (Korrik 2003), pas problemeve që ngriti pranë strukturave drejtuese të PS-së mbi mungesën e transparencës në drejtimin e Qeverisë dhe Partisë prej Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë, Fatos Nano.

Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës.

Në periudhën 1993 -1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe nga 1994 – 1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhënie me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Evropës, si dhe Partinë Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste.

Përveç aktivitetit politik, Ilir Meta ka dhënë leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe në disa akademi dhe universitete në Evropë dhe SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit apo Universiteti i Harvardit.

Aktiviteti politik i Ilir Metës përfshin edhe një periudhë të suksesshme të drejtimit në Qeveri, ku ka shërbyer si Kryeministër i vendit gjatë periudhës Nëntor 1999 – Shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 – Shkurt 2002.

Në Shkurt 2002, për të shmangur krizën brenda maxhorancës politike dhe qeverisëse dha dorëheqjen nga detyra.

Gjithashtu, Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv.kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës Korrik 2002 – Korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit gjatë periudhës Tetor 1998 – Tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme Mars – Tetor 1998.

Në vitet 2003-2004, Ilir Meta ka qenë anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i drejtuar nga ish Kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, komision i cili përgatiti Raportin për të Ardhmen e Rajonit të Ballkanit, dhe shtroi rrugën për pavarësinë e Kosovës.

Ilir Meta, pas përpjekjeve brenda strukturave drejtuese të PS-së, për ndryshimin e funksionimit dhe demokracisë së brendshme në këtë force politike, më 6 shtator 2004, së bashku me 500 personalitete të tjerë dhe intelektualë të të gjitha fushave, themeluan një forcë të re politike në Shqipëri, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ilir Meta u zgjodh në krye të LSI-së në prill të vitit 2005, duke zbatuar për herë të parë parimin “Një anëtar, një vote”. Meta është rikonfirmuar në krye të LSI-së, në zgjedhjet e tetorit 2012 dhe së fundmi në 6 nëntor 2016.

Në periudhën shtator 2009-shtator 2010, Ilir Meta ka shërbyer si Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, e më pas si Zv. Kryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës shtator 2010-janar 2011.

Në vitin 2013 Meta u zgjodh Kryetar i Parlamentit pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhje.

Sot, Ilir Meta merr detyren e Presidentit të 7-të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta është i martuar me Monika Kryemadhin dhe kanë tre fëmijë, Borën, Besarin dhe Erën.

July 24, 2017 09:51
Komento

27 Komente

  1. Vrisni prisni masakroni sa te jete xhin xhoni July 24, 10:02

    Titulli duhet te ishte kush eshte hajduti ilir meta.shqiptareet e meritojne nje hajdut ne krye.

    Reply to this comment
  2. Na Kuçi July 24, 10:16

    Nje pietje kisha…

    Ky Burri i zgjedhur Persident, mbi cfar dokumenti do betonet..Mbi kushtetute do ta vendosi Doren???

    Do ishte me dinjitoze, qe ne vend te kushtetutes ti jepnit nje BLLOK ku te vendoste doren…..

    Mundesisht ate Bllokun e famshem te videos, ku mbante shenim “punet e medhaja” te ketij Shteti!!

    Reply to this comment
  3. ??? July 24, 10:36

    Kete j’ua ka dhene Ilir Meta juve, apo e keni shkruar vete me qetesi dhe dashuri? Ketu nuk permendet pse iku nga detyra ne 2002 dhe ne 2010 dhe 2011, nuk permendet gjithashtu se sa eshte pasuria e familjes Meta dhe si i ka bere keto pasuri me rroge shteti! Kur beni resumene e nje politikani duhet te shkruani anen positive dhe negative. Per mua eshte mafiozi me i madh ne Shqiperi bashke me Shkelzenin.

    Reply to this comment
  4. Gjeni diçituren... July 24, 10:51

    URGJENTISHT

    – Vetting, (per kete te parin)
    – Demokratie,
    – Rechtsstaat,
    – Ordnung,
    – Freiheit
    – Wirtschaftsschwung

    Reply to this comment
  5. astrit July 24, 10:54

    Kush eshte ILIR META? E dine shume mire shqiptaret,Super Hajdut!

    Reply to this comment
  6. vera e nxehte July 24, 11:04

    Shpesh komentuesit edhe nxitohen nga emocione, por edhe mospergjegjesia, por ne rastin e Ilir Metes, akoma pa shkuar ne presidence per te mbrojtur KUSHTETUTËN shqiptare, eshte shkelur me te dy kembet kjo kushtetute. Nuk i bej analizen se kush ka qene e çfare ka bere se kete e dine te gjithe shqiptaret qe duan ta dine, Kush shkruhet ne kushtetute qe kur gruaja eshte gjalle, por nuk do te shoqeroje presidentin qe do te betohet se ka nje poste tjeter qe eshte ne shkelje te kushtetutes ta zevendesoje vajza, po s’pati vajze ta shoqeroje gjitonia apo dhe nje femer ne lagje. Eshte per te uluritur: çfare beni shqiptare per te mos baltosur perfundimisht kushtetuten?! Keshtu do baltoseni dhe vete e mos u ankoni.

    Reply to this comment
  7. Nunuja nga Cepani July 24, 11:27

    Autobiografia apo CIVIA si equani sot nuk eshte eplote.
    Te shtohet:
    1. Ilir meta .kur ishte kryeminister i vodhen apo e vodhi floririn ne Krrabe. Kumbari i tij Sali Berisha e pagezoi me emrin Ilir ,po i ndryshoi mbiemrin ,nga Meta ne Floriri. Ndaj Ilir meta quhet kohet e fundit ILIR FLORIRI. KUr te degjoni Iilir Floriiri eshte i njejti person qe quhet ILIR META.

    2. Duke mos e lene ne balte kumbarin e tij Sali Berishen ,shkon e behet ortak ne qeverine tij. Ketu Iliri dha nje kontribut te shkelqyer ne perdorimin e Bllokut ,me ane te te cilit ” Zgjidhte hallet e popullit” “duke derdhur ne arken e shtetit” ( nenkupto ne xhepin e Ilirit) jo me pak se 7000 euro,te cilat i arketonte arketarja e besueshme e Ilirit Monika Kryemadhi. Keto jane merita te medha ndaj ju lutem plotesoeni kete autobiografi apo CIVINE E ILIR Metes ,apo ILIR FLORIRIT, po edhe ne raste se degjoni ILIR blloku eshte po i njejti person. Kam bindjen se moderatoret e gazetaz ” DITA” nuk do t’i shfaqin keto merita,po perseri kam shprese qe populli ti dije…… Une qe po shkruaj kete koment jame NUNUJA nga CEPANI.

    Reply to this comment
  8. Baba Ali Tomorri July 24, 11:30

    Qe nga sot populli shqiptar do te kete ne krye hajdutin me te peshtire te te gjitha kohrave, Ilir Monika Meta Kryemadhi. E mbajcim me shendet.

    Reply to this comment
  9. jetimet e 21 Janarit July 24, 11:47

    @’vera e nxehte’,komentuesit nuk nxitohen por kerkojne thjesht ‘ZANATIN’ e Ilir Metes 27 vjet!
    Politika nuk eshte ZANAT por sherbim pasjon moral ndaj te tjereve.
    HAJDUTERIJA ESHTE ZANAT.!
    Sa dite pune ka ne jete LIKE FLORIRI, ka deshmi penaliteti nga prokurorija gjykata istituti i deklarimit te pasurive dhe kontrolli i larte i shtetit perfshi sherbimin informativ shqipetar e te HUAJ!?
    Vetem nje inkriminuar deri ne gryke nuk jep doreheqje me te vetemin qellim qe presidencen ta perdore si amnisti e imunitet te perjetshem ndaj krimit!
    Edvini dhe tere konet socialSSaliste qe do shkojne sot ne parlamentin e Saliut kryejne me dashje restaurimin e shtetit te kalifatit qe i largohet me vite drite EUROPES

    Reply to this comment
  10. jetimet e 21 Janarit July 24, 11:49

    @’vera e nxehte’,komentuesit nuk nxitohen por kerkojne thjesht ‘ZANATIN’ e Ilir Metes 27 vjet!
    Politika nuk eshte ZANAT por sherbim pasjon moral ndaj te tjereve.
    HAJDUTERIJA ESHTE ZANAT.!
    Sa dite pune ka ne jete LIKE FLORIRI, ka deshmi penaliteti nga prokurorija gjykata istituti i deklarimit te pasurive dhe kontrolli i larte i shtetit perfshi sherbimin informativ shqipetar e te HUAJ!?
    Vetem nje inkriminuar deri ne gryke nuk jep doreheqje me te vetemin qellim qe presidencen ta perdore si amnisti e imunitet te perjetshem ndaj krimit!
    Edvini dhe tere konet socialSSaliste qe do shkojne sot ne parlamentin e Saliut kryejne me dashje restaurimin e shtetit te kalifatit qe i largohet me vite drite EUROPES
    NDERHYRJE E NATO-s PER TE ÇLIRUAR BATHOREN NGA ISIS SI MOSULIN

    Reply to this comment
  11. Jimi July 24, 12:30

    Per mua si qytetar i ketij vendi, ky nuk eshte presidenti im! Do te ishte shum poshteruese nese do te pranoja per president nje pirat, i cili mundi te behej pap!

    Reply to this comment
  12. shaqo July 24, 12:49

    Shtoni dhe Pronar i floririt te tunelit te Krrabes dhe i partise se tij LSI.

    Reply to this comment
  13. Zylyftar Veleshnja(nipi) July 24, 13:18

    ILIR NOVRUZ META,
    PO KE GJAK SKRAPARI E SHQIPETARI TE KANE NGELUR VETEM 2 RRUGE . O VRIT VEHTEN O JEP URGJENT DOREHEQJE ME AKTIN E PARE NDERON SKRAPARE ME TE DYTIN SHPETON NDERIN.

    Reply to this comment
    • Arben July 24, 14:59

      NE TE DYJA RASTET DUHET TU KTHEJE SHQIPETAREVE FLORIRIN QE U KA VJEDHUR.

      ME GJITHE INTERESAT E FITUARA NDERKOHE.

      NDRYSHE HYN NE FUQI VARIANTI I III-TE

      Reply to this comment
  14. intelektuali July 24, 14:13

    ILIR META ESHTE TURPI DHE REZILI I POLITIKES SONE KOMBETARE.

    sepse:

    ILIR META ESHTE LIKE FLORIRI QE NJIHET NGA BOTA SI MBRETI I RYSHEFETIT DHE KORRUPSIONIT NE SHQYPNI

    Po se beheni kaq hipokrite o gazeta DITA dhe shkruani CV me plot brockulla enveriste te Like Floririt, ne nje kohe kur e pane te gjithe shqyptaret dhe Bota mbare si kollofiste ryshfetin pushtetar me bllok ne dore dhe u regjistrua me ze dhe figure nga videoja e Dritan Priftit. Po harruat o gazeta DITA se 21 janari i pergjakshem i Lulit dhe i Saliut u be sebep nga pafajesia qe i dha gruaja gjykatese e Fullan Kusarit Like Floririt dhe ky hajdut me luge ne brez nuk ndjeu asnje pendim per aktet e tij te kuserise pushtetare dhe u shfajesua si nje enverist dhe rufjan i vertete. Po e harruat o gazeta DITA sekretarin famoz te Like Floririt, Almir Rrapon qe FBI-ja e arrestoi ne ambasade dhe qe tani dergjet ne burg federal ne SHBA per krime mafioze per vrasje dhe droge ne SHBA?

    PO PSE ASNJE ADMINISTRATE DEMOKRATIKE BOTERORE NUK E KA FTUAR LIKE FLORIRIN NE VIZITE ZYRTARE KUR KA NJE BIOGRAFI KAQ KOLORITE DHE TE PASUR?

    Reply to this comment
  15. Arben July 24, 14:22

    LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

    KESHTU BEHET SHQIPERIA.

    Reply to this comment
  16. Duna July 24, 15:18

    Zoterinj ish deputete, mos degjoni ilir hajdutin, mos i krjoni mundesine qe nje hajdut ordiner e i paskrupull te behet president i vendit. Turp

    Reply to this comment
  17. Dashi July 24, 15:35

    Me te gjithe ate civi te shkelqyer perfundon i pa diskutushem hajdut me bllok.Aftesia e tije asht te mirret me sa ma shume me para.Te gjith do vrejme momentin e votimit kur do vendos doren mbi kushtetute.Por mendja e Likes imagjinon qe kushtetuta konsiderohet para Many many.Per para vdes sic vdes Berisha per karrige.

    Reply to this comment
  18. nipi i A.Rustemit July 24, 16:58

    POLICIJA E SHTETIT DHE GARDA E REPUBLIKES ME PARATE E POPULLIT ME TE VARFER TE BALLKANIT RUAN KRRIMINELET E KRERET E KORRUPSIONIT SI NE BORDELLON PARLAMENT SI TE DROGUARIT E BORDELLOS SE JALES!

    Reply to this comment
  19. Tirana July 24, 17:25

    E them me plot ndergjegje,edhe pse jam me origjine nga Skrapari e duhej te krenohesha me Ilirin si president, ashtu si jam krenar dhe mburrem pa e ulur koken me RIZA Ceroven,Zylyftar Veleshnjen, Kareman Yllin, Teki Malindin e kuadro te tjere ,por jo vetem qe s’krenohem me ket Ilir Meten president,por kam turp tia ze emrin ne goje. Me vjen turp kur pime kafene me shoket e fillojne e tallen me te duke i permendur epitete e vena nga Saliu : Ilir Floriri,apo Populli qe e therret Ilir Blloku. 1000 here do krenohesha me formalin si president Bujar NIshanin ,i cili vetem president nuk qe as nje minute,por nje sekretar i Saliut. Jam dakort me nje komentues qe ai duhet te jap doreheqjen . Po sikur ne takimet nderkombetare si president,dikush ti drejtohet zoti president Ilir Floriri,apo Ilir Blloku ? Si do ndihemi ne Shqiptaret. Kjo ishte nje zgjedhje e gabuar ……

    Reply to this comment
  20. Soj July 24, 18:34

    E njohim te gjithe kush eshte legen hajdut i felliqur, i korruptuar, por president nuk mund te jete kurre ai qen qe vjedh kete popull. Ai nuk eshte presidenti i shqiptareve ai eshte presidenti i familjes se tij kusare. Poshte presidenti meta.

    Reply to this comment
  21. Like Skifteri thuaj July 24, 19:04

    Mbase ja kane kurdisur sahatin amerikanet. Ku i dihet. Ju desh per ndonje gje…. e perdorin. Nuk i duhet me …. i tregojne vendin.
    Amerika lali amerika….!!!

    Reply to this comment
  22. Zzzzzz July 24, 19:17

    HAJDUTI PARAVE TE SHQIPTAREVE ………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  23. Perkthyesi July 24, 20:38

    Zgjedhja e Metes president, dhe ceremonia e tij e betimit, tragjedia me e madhe dhe farsa me e ndyre e ketyre 27 viteve pseudodemokraci! Tani te degjojme njeriun e florinjte dhe ate qe bente llogari se si te vidhte me shume xhepin e shqiptareve! A ka palacollek me te madh? Une them se jo!

    Reply to this comment
  24. Aliu nga Selenic July 25, 01:44

    Nuk duhe ta pranonte nje detyre te tille. Te gjith shqiptaret si ne ket rrjet edhe ne te tjeret vetem e shajn Ilir Metan. Nuk ka asnje merit per kete vend kaqe te larte.
    Te shofim rezultatet e vetingut.!

    Reply to this comment
  25. Kombi July 1, 21:58

    Ketu ka nje problem ne komentojm the ai jeton si sulltan dhe cdo dit e me mir duhet ber dicka qe ai njeri te ndjej dhimbje per krimet qe ka ber

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*