Profil/ Kush është Kryeprokurorja e re Arta Marku

December 18, 2017 12:07

Profil/ Kush është Kryeprokurorja e re Arta Marku

Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, ka punuar si prokurore pranë organit të akuzës në Shkodër, duke mbledhur një eksperiencë prej 15 vitesh si prokurore e këtij rrethi.

Marku ka mbarur në vitin 1999 studimet në Shkodër në degën e Drejtësisë, ndërsa Magjistraturën e përfundoi në 2001-shin, duke dalë brezin e parë të prokurorëve.

Arta Marku është nënë e dy vajzave të mitura, ndërsa bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore për qarkun Lezhë.

Marku njihet si një prokurore tejet heremetike, e kujdesshme, por të mbetur jashtë vëmendjes mediatike e opinionit publik.

Gjatë garës për vendin e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, Arta Marku do të deklaronte në Komisionin e Ligjeve se Prokuroria është në kaos dhe se ajo është e aftë për t’i rikthyer normalitetin. “E shoh Prokurorinë në kaos dhe kam aftësinë të kthej normalitetin. Prokurorët janë të hutuar, të demotivuar, pasi emërimet nuk kanë lidhje me meritat. Në sistem ka prokuror me integritet e moral, që mund t’i japin sistemit shumë. Do bëj të zbatohen drejt ligjet. Do inkurajoj çdo prokuror që të trajtojë e zgjidh çdo çështje. Do garantoj mbështetjen time në hetimin e çështjeve. Do bëj të mundur ndryshimin e situatës aktuale që ka të bëjë me ruajtjen e sekretit hetimor”, do të deklaronte Marku gjatë prezantimit të kandidaturës.

Vendimi për Arta Markun si prokurore e përgjithshme të përkohshme iu njoftua sot deputetëve të PS-së nga Rama që në fillim të mbledhjes së grupit parlamentar, ndërsa ky emër qarkullon prej disa ditësh në media, si kandidatura favorite për kryeprkurore të përkohshme.

December 18, 2017 12:07
Komento

10 Komente

  1. perkthyesi December 18, 12:15

    Te shpresojme se nuk do te jete kopje e paraardhesve te saj!

    Reply to this comment
  2. Urime Prokurores Shqiptare December 18, 12:24

    Urime z.MARTA MARKU
    per kte detyre kaq fisnike ne sherbim te Atdheut te Shqiptareve .
    Ke gjithe shqiperine me vehte .Edhe pse situata ne te cilen jeni zgjedhur ,jo ashtu si do duhej ne nji vend Europian si Shqiperia .por eshte artificialishte e tensionuar nga bandat islamike te sali bash metes , qendro Cool e ndero emrin e Shqiperise ne kte Mision Fisnik qe ju besohet .
    Injoroni tensionin artificial te lehesve politike .Ligji eshte zbutesi me i mire i lehesve terroriste. Zoti qofte me Ty dhe ti me Shqiperine tone te shtrenjt .

    Reply to this comment
  3. Urime Prokurores Shqiptare December 18, 12:25

    Urime z.ARTA MARKU
    per kte detyre kaq fisnike ne sherbim te Atdheut te Shqiptareve .
    Ke gjithe shqiperine me vehte .Edhe pse situata ne te cilen jeni zgjedhur ,jo ashtu si do duhej ne nji vend Europian si Shqiperia .por eshte artificialishte e tensionuar nga bandat islamike te sali bash metes , qendro Cool e ndero emrin e Shqiperise ne kte Mision Fisnik qe ju besohet .
    Injoroni tensionin artificial te lehesve politike .Ligji eshte zbutesi me i mire i lehesve terroriste. Zoti qofte me Ty dhe ti me Shqiperine tone te shtrenjt .

    Reply to this comment
  4. Tik-Tak... December 18, 13:08

    Paste kemben e mbare. Per vete, por dhe per nje popull te pashprese.

    Nga te gjithe kandidatet, duket zgjidhja me e mire. E ardhmja varet prej suksesit.

    Te shohim. Akrepat e ores filluan te gjemojne…

    Reply to this comment
  5. Adih December 18, 14:17

    Zonja Marku …..Ndihmojeni kete popull ,te mjere qe i eshte rrembyer dinjiteti qe nga 45 e deri me sot .Doja tju thoja .::Jo cdo njeriut , i hipet e drejta ,per te hyre per mire ne histori .

    KENAQESIA ME E MADHE NE JETE ;ESHTE KUR HYN PER MIRE NE HISTORI:

    Reply to this comment
  6. alfons December 18, 15:20

    Ne mbeshtetje te plote te z marku !Nuk do jete pun e lehte me derrat e dosat e dhjamosur aq me shum tani qe po troket fundi i tyre behu e forte se do degjosh nga derrdosat fjalet me fyese dhe ofenduese kercenimet lakimet ne medjat e shitura mos degjo kure anal _kanalistet e gjirizeve qe rojne duke baltosur njeres dhe mos i mer te mirqena se psoanalkanalet shajne dhe prindet per lek por dhe nje shebull duhet bere dhe per ta duhet nxjere nonje urdher aresti qe te vene mend te tjeret pa per derrat e plagosur urdher aresti ka dale pritet firma jote SUKSESE

    Reply to this comment
  7. kasem gahinji December 18, 15:28

    bashkohem me urimet e te gjithe komentuesve dhe kerkesat e tyre.sot e tregove vehten vertet burrneshe.bravo dhe pune te mbare per drejtesine qe duam.

    Reply to this comment
  8. Mir December 18, 18:57

    Zonje; ke shansin e jetes, te provosh ato qe the, te ndihmosh drejtesine ose te pergojohesh e flakesh.

    Reply to this comment
  9. UK TERBUNI December 21, 06:22

    URIME ZJ. ARTA. DUKET SE ZJ.KRYEMADHI KA NUHATUR DIÇKA NGA SA MENDON I GJITHË OPINIONI PËRPARIMTAAR SHQIPTAR, PASI KJO ZONJË UROJ TË JETË E HEKURT DHE DUA TA KRAHASOJ ME SIVIA KONTIN E “OKTAPODIT”.ASHTU QOFTË! ASHTU U BËFTË PA FRIKËN E HISTERISË DERI NË ÇMENDURI TË KRYEMADHIT E GJITHË “KRYEMËDHENJVE” TË TJERË DREJTËSIA FITOFTË!

    Reply to this comment
  10. simon December 23, 14:23

    Mos kjosh fis me mark frokun

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*