Profil / Kush është “tropojani i rrezikshëm” që u gjet i vdekur

April 18, 2016 10:57

Profil / Kush është “tropojani i rrezikshëm” që u gjet i vdekur

Agim Madani, skeleti i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Roga e Kermes”, të fshatit Mejdan, është një emër i njohur jo vetëm për policinë shqiptare por edhe për atë të Kosovës.

Me 6 gusht të viti 2014, Agim Madani ka vrarë një mikun e tij me plumb në kokë. Ai kishte marrë leje nga burgu i Shënkollit, ku vuante dënimin dhe më pas kishte shkuar në Tropojë, për të mos u kthyer më në qeli.

Viktima, Shpëtim Sinani, rreth 40 vjeç, ishte mik i afërt i tij dhe policia fillimisht tha se vrasja kishte ndodhur për shkak se autori dhe viktima grabisnin dhe kishin bërë sherr për çështjen e ndarjes së plaçkës që grabisnin. Më pas Madani u largua në drejtim të paditur, ndërsa ngjarja u harrua.

“Veprat” e tropojanit nisin të shqetësonin policinë e Kosovës. Pas arratisë nga Shqipëria, ai nisi vjedhjet në fshatrat e Pejës. Në fakt ai kërkonte bukë dhe rroba pasi ndryshonte shpesh vendin. Policia e Kosovës ndërmori dy operacione për ta arrestuar, por nuk ia doli, madje në një operacion mbeti i plagosur edhe një polic. Agim Madani ka qenë edhe pjesë e policisë së Shtetit, në repartin e “Briskut”, kohë më parë.

April 18, 2016 10:57
Komento

1 Koment

  1. Pilo Lala April 18, 16:52

    Kontigjenti Berishes.
    Kriminelet qe mbajten Berishen me terrorin qe benin.
    Paska perfunduar tamam ne bunkeret e Enverit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin