Profil/ Njeriu i mirë dhe atdhetari Baftjar Jonuzi

January 20, 2018 10:57

Profil/ Njeriu i mirë dhe atdhetari Baftjar Jonuzi

Prof.Dr.Fatmir Shehu

Vitet ikin dhe kujtimet  rrojnë dhe trasmetohen brez pas brezi. Populli jonë ka një shprehje : “rrofsh dhe e kujtofsh “ në raste ngushëllimi. Kjo shprehje ka një domethënje të madhe sepse i jep kuptim   dhe e bënë të qënësishme të shkuarën dhe e lidh atë me të tashmen dhe të ardhmen.

Dhe kështu çdo brez e ka për detyrë që të mos harrojë, madje ti dokumentojë kujtimet dhe çdo gjë që lidhet me paraardhësit e tijë aq më shumë kur ndër  ta ka të shquar , që kanë kontribuar duke mohuar dhe veten për të mirën e vëndit pse jo edhe të brezit pasardhës. Një nga këta njërëz është dhe Baftjar Jonuzi , bir i Gorishovës  së Mallakastrës.

Sigurisht që unë që po shkruaj këto radhë nuk kamë pasur rastin që ta njohë në punë të përbashkët , apo të kem pasur n’do një bashkëpunim me ‘të sepse unë kamë qënë relativisht  vogël  në kohën që ka jetuar ai sa që moshatarëve të tijë  I thërrisja  me “xha ”. Megjithëatë , PËR shkak se dhe ai ka qënë i larguar me punë të ndryeshëme,  unë e kamë takuar vetëm njëherë por sigurisht  kamë dëgjuar si dhe kamë lëxuar. Jo më kot thonë se clsia e një fuçie me verë  vlerësohet  duke pirë  edhe vetëm një gotë. Prandaj dhe mua,  ai takim i vetëm me ‘të më fiksoi në shpirtin dhe kujtesën time madhështinë e atij njeriu që nuk mund ta harroj.

Ne jetonim në Gorishovë dhe xha Baftjarin gjyshi e njifte shume mirë dhe kish respekt dhe dashuri  për të sa që shpesh kur binte llafi thosh: “Lum nëna që e ka” por dhe “Lumë ne që e kemi “ se na nderonë fshatin.

Familja nga rridhte Baftjari është një familje atdhedashëse  me aktivitet patriotik  dhe kontribut në ngritjen e Flamurit, në luftën e Vlorës etj Baftjar Jonuzi ishte njeri I punës, i sakrificës dhe i devotshëm për të kryer punë të rëndësishëme. Ai ishte nga ata njërëz që bënë dhe luftën dhe u vunë të mobilizuar në vënijen në jetë dhe të  idealeve  që ushqyen  gjatë kohës së luftës.

Lindi më 1926 nga një familje fshatare e mesme. Në moshën 16 vjeçare mori pjesë në lëvizjen  Nacional-Çlirimtare  në çetën teritoriale të Cakranit dhe luftoi me armë në dorë kundër zaptuesëve të huja dhe bandës së Isa Toskës. Gjatë luftës punoi me rininin.

Në gusht 1944 mori pjesë në radhët e ushtrisë  N.ÇL në Grupin  e Tretë të Mallakastrës dhe më vonë në brigatën  e XI sulmuese  me detyrë komisar batalioni. Mbas çlirimit punoi si drejtues në sektor të ndryeshëm  të ekonomisë, në Durrës , në Ministrinë e Bujqësisë, në komitetin ekzekutiv të qarkut të Vlorës dhe të Fierit  si i plotfuqishëm i grumbullimeve dhe shef i seksionit të bujqësisë në Fier.

Ai ishte në Komitetin Ekzekutiv dhe nguli këmbë që të shkonte në bazë pranë tokës dhe fshatarëve puntor dhe  të mirë. Dhe këtij qëllimi me këmbënguljen dhe pasionin e tijë ja arriti . Kërkesën e tijë këmbëngulse organet kompetente ja plotësuan duke i propozuar që të shkonte në  Zharrëz në mënyrë që kjo kooperativë të ngrihesh në një nivel të lartë ekonomiko-financiar dhe të zhvillimit social dhe kulturor duke nderuar dhe emrin që I kishin vënë:  të udhëheqsit kryesor të Partisë

Baftjar Jonuzi

Ai i vuri në kornizën e qëllimit të tijë fjalët që i thanë kur e nisën për në kooperativë: ”Duam ta forcojmë atë kooperativë , ta bëjmë një ekonomi shëmbullore , ashtu siç na ke thenë dhe ti se mund ta bësh  . Atje sigurisht nuk është fushë me lule .Ti e njef vet më mirë gjendjen. Kështu në Sheqishtë dhe Frashër ekonomia po zhvillohet vetëm në një drejtim: në atë të kultivimit të pambukut. Veç kësaj ka tarafe dhe  grindje , më shumë kujdesen për tredynymshin e tyre se sa për tokën dhe kërkesat  e kooperativës. Ka mjaftë probleme në organizimin e punës , në ngrityjen e shkallës së kulturës  sidomos në drejtim të njohurive bujqësore, në mungesën e vizioneve për të gjetur dhe aplikuar forma dhe metoda të reja për  intensifikimin e  prodhimit dhe rritjen e vlerës së ditës së punës e cila tani është nga më të ultat”.

Për familjen , I thanë ,  nuk po të themi që ta marrish me vete-lëre në Fier se Fieri dhe Zharrza janë si hunda me buzën. Kjo e kish mërzitur dhe  kish kundërshtuar me të parën:”familja është imja dhe unë e dua atije ku jamë vetë “ u kish thënë me një tis shakaje  por me  vendosmërinë   që e karakterizonte .

Përfaqësuesit e tre fshatrave: Zharrëz , Frashër dhe Sheqishtë  e zgjodhën një zëri Kryetar të kooperativës me qëndër në  Zharrëz.  Staturën e tijë si njeri i punës dhe i virtutshëm në çdo drejtim  Baftjar Jonuzi  e skaliti në këtë kooperativë  dmth  në  Kooperativën e Zharrëzës të rrethit të Fierit.

Me zgjuarësinë që e karakterizonte  që në fillim tërhoqi dhe e bëri për vete  forcën dhe mbështëtjen e organizatës së partisë dhe të sekretarit të sajë që më tepër për respekt se sa për moshë e thërrisnin Xha Rrapo. Xha Rrapoja ishte i devotshëm, i merakut për të realizuar detyrat  dhe të delte faqebardhë  por .. aq e kishte, i mungonte eksperienca , vizioni për të kapur dhe zhvilluar  drejtimet në të cilat sigurohesh realizimi i qëllimit dmth që kjo kooperativë të bëhej më e mira jo vetëm në Fier por në tërë vëndin . Kryetari I ri në moshë dhe detyrë , e dinte dhe i jepte rëndësi forcës së kooperativistëve prandaj aplikojë që në fillim metoda të vaçant për   mobilizimin  e tyre. Ai u afrua me ta duke u gjendur afër për çdo gjë,  në gëzime dhe hidhërime , në halle dhe në zgjidhjen e problemeve. Ai konsumoi shumë kohë dhe energji që  banorët e këtyre fshatërave të linin kokën për të – si i thonë fjalës. Ata  bënin be për kokën e kryetarit.  Ai organizoi kurse kualifikimi dhe arsimimi për të ngritur nivelin e njohurive të tyre në fushën e agranomisë, dhe kulturave bijqësore , I dha rëndësi shkollës dhe investimeve të ndryshëme si  në blektori, në pemtari dhe në prodhimin e zarzavateve etj. Ai u nis nga mendimi se kooperativa ishte afër qëndrave relativisht të populluara e  të banuara që kishin nevojë për produkte bujqësore dhe blektiorale krahas nevojave që kish in banorët e vetë fshatrave që përbënin kooperativën.

Ai e fillojë punën si kryetar me passion dhe dashuri, me zgjuarsi dhe me një sistematik rezultative.  Zbatoi edhe metoda psikologjike në mardhënie me njërzit. Ishte kunder urdhërit: “ik, dhe beje këtë ose atë” duke futur  në zbatim konceptin që  ishte me i pëlqyer dhe me rezulativ:  “hajde ta bëjmë këtë dhe atë” . U  bë njësh me njerëzit  dhe nuk linte hall pa zgjidhur. Kryetari  punonte me programe dhe plane –nuk ikte kuturu – të dalë ku të dalë dhe zbatonte rregullat agroteknike dhe  udhëzimet e agranomëve dhe specialitëve të tjerë të çdo profili që kish kooperativa si dhe mundohsh të vilte eksperiencë  kudo ku e gjente.

Është interesante një fakt që tregojnë që ai kur erdhi një mësuesë e re që kish marrë me vete dhe nënën si për fillim,  u mobilizua personalisht që ti sistemonte dhe tu krijonte kushte të përshtatshëme jetese. Ishte një arsimdashës I apasionuar gjë që në përgjithësi e kanë gorishovarët .

Nami I tijë për arritjet që realizojë brënda një periudhe të shkurtër u përhap si rrufeja. Në vitin e parë kooperativistët morrën rreth 90 lekë për ditë pune nga 40 lekë që merrnin para se të vinte kryetari I Ri.  Dhe kështu   dora dorës  vlera e ditës së punës mbas tre vjetëve  të punës së tijë arriti  në 220 lekë për ditë pune. Kjo solli një kuriozitet dhe habi që lidhesh me faktin se si u realizuan këto  arritje?!  Baftjar Jonuzi kësaj pyetje I përgjigjesh fare shkurt:” vetëm me punë e të gjithëve”dhe nuk e vinte fare  në dukje rëndësinë e punës së tijë që sigurisht delte vetevetiu në pah  duke bërë diferencat e tregusave  para dhe mbas ardhjes së tijë ,  se gjithë  të tjerat aty kishin qënë,

Me kujtohet  që  ishja një ditë me gjyshin në Fier aty nga viti 1953 . Po iknim rrugës për të shkuar atje ku kishte gjyshi qëllim të vente. Unë ishja prej  dore  me gjyshin sepse ky I fundit ndruheshdhe kujdesej   se  mos më shtypte ndo një makinë . Atëherë ishja I vogël dhe Fieri më dukesh një nga qytetet më të mëdhenjë të Botës.

Dëgjova një zë nga mbrapa : Xha Isuf paske ardhur për pazar sot  dhe një dorë e ngrohtë më përkëdheli mua pa e ditur se kush jam dhe pyeti:

– Po ky djal i kujt është?

-I djalit , Rustemit – iu përgjegj gjyshi .

Xha Baftjari me një herë më tërhoqi mbas vetes dhe më përqafoi e më shtrëngoi mbas trupit. Sigurisht që ai e dinte që unë ishja jetim se më kish lënë nëna të vogël dhe sa i tha gjyshi se kush ishjam atë e tronditën dhe e mallëngjyen kujtimet e dëgjuara  që kish në lidhje me mua .

-Ooo,  Fatmiri na qënka  ky ?!.Po këtë e ka shumë xhanë xhaxhi Baftjari  sepse kamë dëgjuar llafe të mira. Ja këtu afër është një pastiçeri xha Isufi , kam dëshirë t’u qeras ti jap dhe djalit ndonjë ëmbëlsirë që pëlqen.

Unë kisha dëgjuar në biseda shtëpie për Baftjar Jonuzin por nuk e kishja parë ndonjëherë dhe m’u duk një burrë I pjekur, më një gojë  që nxirrte fjalë të ëmbla  dhe I dashur me njerëzit. Sa kohë që ndenjëm bashkë ai më la përshtypjet e një njeriu të mirë dhe që s’do e harroja kurrë.

Kur u ndamë me Xha Baftjarin me shumë përqafime dhe përkëdhelje nga ana e tij , i cili me sa pashë nxitonte, më tha gjyshi: është nga  Gorishova, Baftjar Jonuzi.

Ishte hera e parë dhe e fundit që e takova dhe ai takim mu fiksua në mëndjen dhe në shpirtin tim si një takim me një njeri  që do luftuar që në jetë ti afrohesh por është e vështirë ta tejkalosh.

Jeta më çoi me dallgët e sajë të zakonshëme atje ku kishja destinimin por emiri dhe çdo gjë që dëgjoja nga çdo kush  për xha Baftjarin ruhesh në kujtesën time  e pa cenuar.

Merja  vesh kur ai dekurohesh me tuituj më të larta të kohës,  dhe  gëzohesha pa masë , merja  vesh  që ai kish një reputcion të madh ndër kooperativistët e Zharrzit por dhe në rrethin e Fierit e më gjërë. Sa herë që dëgjoja mirë për xha Baftjarin më bëhesh zemra mal dhe bëja më shumë përpjekje që unë mos t’a turpëroja ,  përkundrazi .

Por … gëzimet që ndjenja nga sukseset e Xha Baftjarit mi preu vdekja e tij e parakohëshëme e cila si shumë të tjerë edhe mua më hidhëroi pa masë . Më 3 Tetor 1965 në orën  4 e 30 minuta të mëngjesit I shtruar në spital nga një sëmundje e rëndë në stomak  u nda nga jeta dhe nga të gjithë ata që e donin dhe e respektonin  në një  moshë fare të re 39 vjeçare. Në varrimin e tij dhe në ngushëllime morën pjesë personalitete të kohës sidomos nga krahina e Mallkastrës, emrat e të cilëve janë shënuar në nekrologjinë e tijë të botuar në gazetat e kohës ku mund të përmëndim Bilbil Klosin, Piro Dodbiba, Piro Gusho, Faik Ahmeti, Syrja Hysi, Teki Sadiku, Azbi Lamçja, Daut Klosi, Myzafer Trebeshina, Hajdar  Aranitasi,  etj..  Është për t’u theksuar se në këtë kooperativë mbas Baftjar Jonuzit  u caktua të punonte një mallakstriot tjetër shumë i nderuar dhe i respektuar Qemal Bregasi. Në një takim  që patëm një ditë më tha :” ishte nje detyrë shumë e vështirë për mua sepse unë duhesh  me do e mos  që emrin e Baftjarit t’a çoja më lartë. Shyqyr që nuk u turpurova !”.   Baftjar Jonuzi  la shumë kujtime të mira nga pas por la në vështirësi familjen dhe zonjën e tijë të nderuar  me shtatë fëmijë të vegjël dhe në kushte të vështira ekonomike. Për Baftjar Jonuzin  thoshin “e hëngri puna” sepse ai  ishte shumë i përkushtuar për punën që I kishin ngarkuar  dhe që do thënë e kërkoi vet me këmbëngulje  . Ai ushqehesh vetëm me punë dhe  kujdesin për veten e tijë  as që e kish në konsideratë . Edhe kur kish dhimbje në stomak vetëm vinte dorën dhe I dukesh se e qetësonte dhe nuk ju nënështrua një dagnostikimi dhe terapije të përshtateshëme  sepse “ nuk e linte puna”.  Por mjer ai që iku i ri ne lulen e jetës së tijë pa fëmijët bëhen më të mirë kur vuajnë dhe ashtu ndodhi me të vërtet sepse shumica e fëmijve u bënë njëri më I mirë se tjetri duke numruar Jonuzin-djalin më të madh ,  që dha një kontribut të vyer në diplomacinë shqiptare  duke shërbuer me nder e përkushtim në shumë vëndë të Botës si në Greqi , Jugosllavi , Turqi etj të cilin Fieri e ka bërë Qytetar Nderi . Të nderuar janë dhe fëmijët e tjerë si vajzat dhe djemtë . I nderuar është stomatologu –Pirua që I vinë klientët nga të katër anët e botës jo vetëm emigrantët shqiptar por edhe të huaj  sepse ka një nam të mirë si specialist ekselent por I nderuar është dhe Venigjari I cili është një biznesmen I guximshëm .

Kohët e fundit mora vesh që Baftjar Jonuzin e bënë Qytetar Nderi të komunës së Zharrëzës ku ai ka dhënë një kontribut të veçant në atë komunitet me motivacion: ” Për kontributet dhe aftësi të rralla organizuese e komunikuese , për rritjen e mirëqënies së popullit të Zharrzës , për nxitjen dhe përparimin e Arsimit , kulturës dhe shëndtësisë në Zonë”. Po ashtu dhe Shoqata Atdhetare  Kulturore Mallakstra  I ka dhenë  titullin “KRENARIA E MALLAKASTRËS” me motivacionin  për kontributin e shquar atdhetar në rang kombëtar dhe lartësimin  e vlerave atdhetare  të krahinës së Mallakstrës” . Njerëzit e mirë si Baftjar Jonuzi (Begaj) do të kujtohen e do të nderohen brez pas brezi sepse ata janë një shëmbull pozitiv që I nevoitet jetës njerëzore për të ecur përpara.

 

January 20, 2018 10:57
Komento

4 Komente

  1. Miri January 20, 15:55

    Une se njo por nga te tjeret kam degjuar qe ka qen nje porson sh i zgjuar ne zone. Respekte per kete njeri

    Reply to this comment
  2. mallakastrioti nga KLOSI January 21, 23:50

    bravo fatmire qe rikujtuar vlerat e nje njeriu me shum karkteristika per shume pak vite qe jetoj pamvarsisht se rrugen e tij e vazhduan femijte e tij dhe sidomos GACJA RESPEKT per kete emer te math

    Reply to this comment
  3. Guri Naimit D(Dh.Xh.) January 22, 18:40

    Njeriu i mire jeton me shembullin e mire..
    Faleminderit Pr.Dr.Fatmir Shehu.

    Nerezit Atdhetre nuk vdesin kurre!

    Thone se fillimi i mire eshte gjysma e punes apo si ta nisesh dhe do ta bitisesh.Kjo andej nga Dangellia Naimjane nga kam rrenjet,jetuar femijnine;Zavalani,emri te cilit tashme njihet,nga bemat e bijve te tij,ne shekuj,nga Rilindia jone kombetare,me bijte e fisit Zavalani,qe tre syresh;Mendu, Fehim dhe i biri tij,Tajar Zavalani,do linin bema atdhetarie ne breza.Me ta rjeshtohej dhe Jano P.Xhoga, bashkemoshatar, i Qani Zavalanit,babai i Fehmi Zavalanit,sa kusheri i Sejfulla Zavalanit qe do ishte nder te paret antar i “Shoqerise se te shtypurit Shkrinja Shqip” me kryetar Sami Frasherin.Keta do te mernin rruget e mergimit nga Manastiri ne Stamboll,po nje jete per atdheun punuan sa dhane jeten per shpalien e PV,si Mendu Zavalani atje ne krahinen e Maleve te Pogradecit.Janua nje ish bari i thjeshte ne rinine e tij te hereshme,po i rritur ne dyert e Frashellinve, ate fund te shekulli XIX(1868 thuhej se kish lindur, me 1913 do bente aktin e tij te flijimit per atdhe, krye cetes qe komandonte, Kapedan e therrisnin)).Shqiperia atdheu yne, ishte ne kulmin e ndergjegjesimit per Pavarsine e vendit,qe nga koha e Gejrgj Kastriotit Skenderbe nen roberine Turke. Janua, do te behej Kapedani cetes Dangellise ne vitet e para te Pavaresise,i shpallies se saj.Nder te paret ne Dangelli-shqerise,me shembuj te bashkekohesve te tij,deri bashke vepruar me Mihal Gramenon,Cerciz e Bajo Topullin e Sali Butken,ne krahinen e Kolonjes. Ishin keto vite te levizies Patriotike,qe e bene kete te merte pushken ne krah,ne mbrojtie te Pavarsise sapo shpallur Ismail Qemali me 28 Nendor 1912. Krye cetes Dangellise viti i pare i Pavaresise,do te ishte viti i atij “Kapedani”me shoke dangelliote e ne krah,Mit Koblaren,nje luftetar dhe ky, per mbrojtien e Pavaresise sapo shpallur. Krah tij dhe buzequmeshti nga Micani i Dangellise Vaso V.Dama,qe u rradhit me ceten e Janos ate vjeshte te vitit 1913te e do te behej deshmimtar i gjalle,ne nje shekull jete,per heroizmin e Kapedan Jano Xhoga, rene si bien trimat ne Nendor 1913, atje tek”Ura e Dashit ne Lengarice,mes Dangelli Shqerise.
    Ja c’kujtoj Ai,treguar mua nipit,Kapedan Vasua, 98 vjecar me 1992,prag ndries tij nga jeta,per ate beteje me forcat Greke:(E degjon me kersheri femije,djali im 12 vjecar Arjani,shkuar posacerisht nga Tirana per te takuar ate Kapedan,nje jete jetuar me tregimet e tij, brezat pasues ne Dangelli.ku shkonte Vaso Kapedni, trenon:
    -‘O i mjeri une,qe nuk shikoj.Ah sikur te jesh ti mor djale i nipces tim,Dhim,ashtu si te kane vene emrin, Jani,qe pac uraten.Arian te therrasin dhe Jani u befsh, po jo me ndarien e tij nga jete ne kulmin e saj.
    Si Ai.Po. JANO u befsh! me mathimat e Tij atdhetare rritur.
    Jano u befsh,me mathimat e tij;i forte si Ai,trim e i zgjuar,krye shokeve gjithnje,po mos pac fatin e tij,ndare nga jeta, nga plumbat e artmikut pushtues. Ai luftoi kunder tyre si trimat dhe ra heroikisht,per mbrojien e Pavaresise sapo shpallur.Ishte vjeshta e trete 1913-te -djalo me degjon- pyet gjyshi.e vazhdon.- Ishte gjaku i tij dhe i qindra te tjereve,qe ua prene rrugen planeve ogurzeza,ndaj vendit tone te vogel. Po ta tregoj ty nipce,une ato vite, 13 vjec,si ti sot e me rrofsh, prane tij, me pushke ne krah,(me e gjate se une),pare betejen e tij, si thote kenga-“Lufove ti trim, nje me thjete….”
    Atje tek Ura ne Lengarice,qe ndan Dangelline me Shqerine, shkuam ne ndihme te Papa Stath Melanit dhe Ai, Papa Stathi,me ceten e tij, kunder pushtuesve Na printe Kapedan janua,bashkekohes i Cerciz e Bajo Topullit, Mihal Gramenos e trimave zavalanllinj ,Mendu,Izet Zavalani me ta. Shkuam sa mbaroi beteja ne Qaf-Tabor,mes Ogrenit dhe malit Kokojkes bri Frasherit,sa shpetuar nga diegiet e fshatrave Shijan Gorroshian, Margaricove, Ogreni, u nisem drejt Shqerise,ku Papa Stathit,qe vepronte:nga Radimishti,Izgari, Kovacishti, Peshtani,(qe perjetoi ate masaker te pa pare popullsia myslimane) , na kerkoi ndihme, te prisnim se bashku,forcat e ushtrive pushtuese, pavaresis sa shpallur.
    Pas udhetimit ne te gdhire,drejt lengarices,ne ate mugetire,rame ne prite nga forcat greke,te cilat ishin njoftuar,sa mesuam, nga spiunet vendes… Kapedan Janua,sa pa raportin e pa barabarte;12 luftetare me mbi 50 kundershtare ARTOSUR DERI NE GRYKE,,dha urdhe:-Kaloni prapa kodres! ne posicio-po mbroj une! Udheri tij ligj per ne.Ai i vetem kunder tyre me tri arme te mbushura,mbi ate shkemb sa bomba dore. Shkembin e ktheu ne nje fortese te vertete.Luftonte nje me 50-te,si thote kenga kenduar..
    Trimi harxhoi tere municionin dhe me dy bombat ne dore, tentoi te sulmonte mbi ta, te cante rrethimin. Armiku si pa heshtien e krismave te pushkeve te tij,qe nuk mendonte se ishte vetem,beri nje heshtie,manover kjo, e tyre. Sakaqe, Kapedani, hodhi bomben e pare, e ja, brresherime predhash djejt tij. Plumbi i pare e mori ne Koke, i dyti plumb,si e thote kenga mor djem, -kapedanin e mori Zemren. Pas saj heshtie e plote. Kapedani ashtu si div,si te ishte i gjalle,mbi ate shkemb si monument do te befasonte ceten,teksa po i shkonte ne pozicion, me nje sulm te furishem,qe do te bente forcat armike te terhiqeshin.
    E pabesueshme per luftetaret. Kapedani atje maje shkembit kthyer ne fortese,si nje monument me TALLAGANIN si FLAMUR ne nje krah,doren tjeter vene ne zemer e,me ate pozicionin,hedhur granaten e fundit.
    Ceta ra nje cast ne ngurim te plote. kishte humbur Kapedanin e saj, legjende lene…
    Provizor i beme varre e mua te voglin qe s’me pushonin te qarat, me nisen per ne fshat shoqeruar nga dy basjkefshatret e kapedanit,qe ju i mbani mend Comi e Pilo,qe do te shpinin ate lajm te kobshem ne fshat..
    Ra trimi si trimat, pas nje jave shkuar bashkefshatret e bashkeluftetare per ta marre e varrosur ne Zavalanin e tij, te vendlindies. Nje tjeter dhimbie marre,varin tentuar per ta zbuluar e mare koken,po si duket keq beresit jane zene ngushte,ceta Papa Stath Melanit, shpetoi Heroin, nga ajo masaker. Nje jete mirenjohie po,ateqe nuk ia bene Kapedan Janos,ia bene Papa Stath Melanit ndiere,pas 5 vitesh dale ne befasi,te shiturit,prere koken e cuar ne Greqi- kete e dini Ju djema…Me kenge e kujton populli. Ja kjo eshte historia e renies si bien trimat e Kapedan Janos, sa Gjyshit Tuaj, i thote Arianit12 vjecar dhe e puth ne balle me fjalet:
    -Te rroni e ta kujtoni me KRNARI ate figure HERO te Luftes per Mbrojtien e Vendit. Ani se dhe eshte harruar nga mos mirenjohesit…”
    E sakaqe,ben nje frumemarie te thelle,kerkon ne gote uje mbeses,qe dhe ajo si Ariani ne moshe,si te zgjohej nga nje ender ngihet e ia jep…
    **
    Do te ishte biseda e tij e fundit,fatmiresisht une shkuar i parapergatitur,mare me vete nje diktofon e incizuar, Kapedan Vaso Dama Micani,pas asaj bisede,nuk luajti me nga fashi sa dha jeten,marre kenaqesite e saj nje jete sa dhimbiet,se para tij percolli;buzeqymesht pa pritur,nip e mbese,femije te te djali vetem Ziso Vaso Dama,( nje”kapedan”ky, i veteve te pas luftes,ne Dangelli).
    Me falni, Pr.Dr i nderuar Fatmir Shehu, sa te dashurit e zemres te ati veteret “HERO” i veteve kur shqiperia RRITEJ; i paharruari Baftiar Jonuzi,Mallakastiioti, Dobesia ime,personazhi juaj,Ai miq e shoke qe nga lufta,nga im vella Stavri,me te ndierin dhe te nderuari Dr.Sherif Klosi,(babai Pellumbit Ndiere,ky,nje jete shok me mua, ndare nga jeta,(2013ne kulmin e gezimit).Me lejoni ti jap nje pershendetie,nipit te Dr,Sherifit, dhe djali Pellumbit,qe i nderon,Bledi Klosi,martuar e bere i hajrit ..Pa tjeter pershemdetie Familiarisht,Tatianes,qe e di e ka mendien tek cupa Vjollca,tashme komshij me ne…

    Toronto 22-01-2018 Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)

    Reply to this comment
  4. Mallakastra January 23, 12:31

    Nder e respekt per Mallakastriotin Baftjar Jonuzi dhe per te gjithe femijet e tij.
    Jam krenar qe historin e atij burri e kam degjuar nga goja e gjyshit tim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*