Profil/ Seb Kurz, “fëmija gjeni” që pritet të drejtojë Austrinë

October 16, 2017 13:14

Profil/ Seb Kurz, “fëmija gjeni” që pritet të drejtojë Austrinë

Sebastian Kurz fitoi zgjedhjet në Austri, e me shumë gjasë do të zgjidhet Kancelar i ri. Në moshën 31-vjeçare, kreu i Partisë Popullore do të bëhet shefi më i ri i qeverisë në planet.

I njohur dikur si fëmija gjeni, Kurz u lind më 2 gusht të 1986-s. Babai i tij ishte inxhinier, ndërsa nëna mësuese. Ai ka studiuar për drejtësi, por pasioni për politikën e shtyu ta linte shkollën.

Në Vjenë mbahet mend kryesisht kur kandidoi për këshillin komunal në vitin 2009, kur lëvizte nëpër qytet me një “Suv” të pazakontë. Bashkë me të, në bordin e automjetit gjendeshin edhe gra të veshura në mënyrë provokuese.

Kurz shpërndante profilaktikë të zinj, ngjyra e partisë, për të nënvizuar aspektin eksitues së një vote për partinë e mërzitshme OVP. Por kjo është e kaluara, për të cilën Kancelari i ardhshëm nuk ka shumë dëshirë të flasë.

Kjo, edhe sepse në jetën private, Kurz është një njeri shumë romantik. Ai ka të njëjtën partnere që në kohët e shkollës, bjonden Susanne Thier, 5 vite më e re sesa ai. Gjatë fushatës zgjedhore, ajo i ka qëndruar gjithmonë në krah, e tani përgatitet të marrë rolin e Zonjës së Parë austriake.

Marshi drejt pushtetit i Sebastian Kurz të lë pa frymë. Vetëm 24 vjeç, ai u zgjodh zv.sekretar i Integrimit; deputet u bë në moshën 26-vjeçare dhe ministër i Jashtëm një vit më vonë.

Udhëtimet e tij në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së flasin vet. Vetëm takime të nivelit të lartë, ndërhyrje të dëgjuara me shumë vëmendje për kërcënimin e Islamit radikal, debate me Henri Kissinger.

Mënyrat e sjellshme, figura elegante dhe tiparet djaloshare e kanë bërë atë një yll të diplomacisë ndërkombëtare. Në vitin 2016, Kurz rezultoi vendimtar për mbylljen e itinerarit ballkanik të emigracionit dhe kritikoi publikisht politikën e dyerve të hapura të Angela Merkelit.

Me politikat kundër emigracionit, luftës ndaj Islamit radikal, dëbimet e lehta për refugjatët që nuk respektojnë ligjin, e mbylljen e kufijve të jashtëm të BE-së, në vetëm 3 muaj Kurz bëri për vete austriakët. Tani duhet të tregojë se di edhe t’i qeverisë ata.

October 16, 2017 13:14
Komento

4 Komente

  1. tomorraku October 16, 14:04

    “Neser mbrema do ta shoh” ,por nga keto qe thuhen dhe cfare ideollogjie i perket , duket qe “ne mengjes” si puna e diellit ; sido qe te jete , deri tashti nuk duket asgjikundi gjenialiteti i ketij djaloshi te ri 31 vjecar , aq me teper kur kemi shembuj edhe tek ne , se Meta e Majko ishin edhe ata shume te rinj kur u bene deputete ,por pastaj i hoqi zvarre Saliu me Fatosin..

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D(Dh.Xh.) October 16, 14:26

    Nje shembelltyre,per ta imituar,popujt e shumevuajtur..
    E reja,njerzoria, te mare fatet e popujve ne dore !

    Nje njeri me te vertet; te JASHTEZAKONSHEM -zgjedhur populli Austriak per ta udhehequr…
    Shembull per gjithe vendet e botes do te thonja.
    Urime dhe miresi popullit te Austrise,letij shteti MIK
    per jete, i shqiperise sone, te shumevuajtur. Nje shembelltyre ky rast, per vendin tone.
    Sa mesojme me te vertet; i jashtezakonshem rast.
    Paste miresi e suksese.
    Emigrant 82 vjecar ..
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  3. DASHAMIRESI October 16, 16:58

    Ku qendron gjenialiteti i ketij njeriu , qe nuk qenka as i arsimuar mjaftueshem , per te qeverisur nje vend si Austria ?! Nuk do te cuditeshim , ne se elektorati qe e votoi , i shtyre nga nevoja per ndryshim , te zhgenjehej para mbarimit te mandatit .

    Reply to this comment
  4. Po,Po October 16, 17:17

    Mendoj se eshte stanjacioni shume vjecar ekonomik ai qe po rrit zemerimin e pakenaqesine e popujve , dhe nuk po dine ku e si ta kerkojne zgjidhjen . Zgjedhja e D.Trampit si president i SBA-se ,orvatjet per shkeputje i Skocise , dalja nga BE-ja e Britanise, tendenca carje e shkeputje ne Spanje , dukuri te tilla kunder BE-se dhe NATO-sne France , Itali e Belgjike , jane dukuri qe po prekin thuajse te gjitha vendet e konsoliduara kapitaliste ! Popujt presin zgjidhje nga elitat e tyre , qe jane venitur prej kohesh dhe tani dalin , ne siperfaqe njerez te rendomte, qe mediat iu veshin edhe talente “gjenialiteti”, si puna e ketij juniorit ! Ende nuk duket drite ne fund te tunelit …!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*