PROFIL / Shkëlqimi dhe rënia e kunatit të shokut Xhemal

August 9, 2020 21:32

PROFIL / Shkëlqimi dhe rënia e kunatit të shokut Xhemal

 

TIRANË, Ndroq, Pezë-Helmës – Që kur i ndodhi incidenti në Turqi shumë vite më parë, Ndrylli Oqi e dinte që ai episod do ta ndiqte pas tërë jetën. E akuzuan se pikërisht ai ishte pritësi i 30 kileve trahana që do t’i merrte për në Tiranë. Edhe shumë vite më pas, Ndrylli e tregonte historinë me një shije të dukshme pikëllimi.

“Unë kujtoja se ne dhe turqit ishim një kulturë, një botëkuptim. Pse, u thashë, nuk e përdoni trahananë ju? Ne nga ju e kemi mësuar,” u kishte thënë Ndrylli xhandërmave turke, por ata ja kishin prerë shkurt:

“Aaaa, zarar pazar, pis tyxhar. Tregëtia tregëti, por qeseja të vejë e të vijë”. Atë moment Ndrylli Oqi e kuptoi që gustot e tij oksidentale nuk mund të përputheshin me këta anadollakë që s’merrnin hiç erë nga jeta. Prandaj, kur e pyetën a ishte ai Xhemali, ai ua preu shkurt:

“Jok efendëm. Unë nuk jam Xhemali, por kunati. Shkurt, kunati i shokut Xhemal”.

Dhe pasi doli nga ajo mesele, vendosi ta ndërrojë emrin. Por jo vetëm kaq. E kishte bezdisur shumë ideja se qoftë edhe në një cep gazete, emri i tij mund të shfaqej i lidhur me ngjarjen e trahanasë turke. Ndaj e kishte mbledhur mendjen.

“Pse o vlla të mbetesh në mëshirë të lajmeve, kur mund t’i bësh vetë lajmet?”, u tregonte më vonë miqve, “kishte pasur të drejtë ai xhandërmaja, trahanaja vete e vjen, pazarin askush s’e rrëfen”.

Pasi e hodhi Xhemalin pas krahëve, të cilit për t’u siguruar se ishte harruar përgjithmonë, i hodhi dhe një shishe bojë tush në fletën e gjendjes civile të fshatit Oq, Ndrylli iu përvesh Oksidentit. Bleu një televizion të madh, të cilin e ndau më dysh për të pasur dy të vegjël, porositi gazetarët të botonin lajme pa trahana dhe u kërkoi miqve të ngushtë që ta mësonin si të bëhej konsullent.

“Konsullenti ka shumë lekë,” u tha, “dhe sa të futem në linjë, do kini edhe ju pjesën tuaj”.

Në të vërtetë, duke qenë se nuk i kishin të qarta konceptet, miqtë e ndihmuan të bëhej jo konsullent, por konsull. Por ja që i doli më mirë, dhe Ndrylli ishte shumë i kënaqur.

“Konsulli paska dhe makina me flamuj të veckël para,” thoshte ai, “shyqyr që s’u bëra konsulent se do kisha lënë nam. Le që s’do kisha asnjë flamur në makinë, por do bridhja lart e poshtë si katunarët, pa pikë flamuri”.

Ndrylli shkoi edhe më larg. Sepse tani mendja i xhironte me zhdërvjelltësi, jo si ahere në Turqi me kunatin e shokut Xhemal.

“Si i thonë llafës,” u thoshte miqve, “tani po më pjellin jo vetëm gjelat, por edhe pulat”.

Dhe themeloi kompani pijesh energjike që prodhonin kanaçe bosh, hapi pika këmbimi monetar ku hynin vetëm sportelistët dhe askush tjetër, dhe më kryesorja, fitoi lejen për një port jahtesh.

“Jam detar i vjetër mër plak,” krenohej Ndrylli, “kur isha i vogël, ngjitesha në malin e fshatit Oq dhe më frynte në fytyrë era e detit nga Durrësi. Jam rritur me jod, ma kërkon trupi”.

Në fakt, megjithë sforcimin e tij për ta bërë Shqipërinë sa më oksidentale, edhe në Itali e patën pyetur një herë për atë punën e shokut Xhemal, dhe i thanë se mos kishte sjellë ndonjë pako trahana edhe tek ta.

“A jeni ju, zoti… Pas… Ma…  Çiu? Kështu lexohet, apo jo,” e pyetën karabinierët para pak vitesh.

Ai u nxeh, gjë që s’para i ndodhte.

“Unë jam Ndrylli Oqi dhe prapa më vjen historia!” tha prerë ai. Por italianët insistuan:

“Jo, jo pas historia. Këtu thotë Pas… Ma… Çiu”.  

Dhe që atëherë u ftoh me italianët.

“Janë injorantë,” thoshte, “janë katunarë komplet, nuk e kanë seksin e masës”. Por nuk e humbi toruan. Trahanaja po ecte mirë dhe televizionet e tij nuk jepnin asnjë lajm mbi këtë produkt krenar të traditës kombëtare që çan bllokadën.

Kjo deri para pak ditësh, kur i thanë të hapte kartat dhe të tregonte si i kishte bërë paratë. U shastis dhe nuk po u besonte shqisave.

“Si ore, po s’e dini? Unë jam konsull, merrem me konsullencë!” Por ata ngulën këmbë. Atëherë, sfidues, Ndrylli Oqi u tha:

“Gjejeni vetë. Unë jam si Berluskoni, ndaj mos më pyesni si e kam bërë milionin e parë. As të dytin, as të tretin… Në përgjithësi mos më pyesni…”   

 

 

——

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike që beson se ka një orë për çdo gjë 

August 9, 2020 21:32
Komento

14 Komente

  1. Arben August 9, 22:03

    Sido qe te jete Ylli ndroqi ka bere para me droge dhe ato para i ka investuar ne Shqiperi. Nga ana tjrter tere ata politikane qe jane bere miliardere duke vjedhur parate e ketij populli,kane krijuar kriza e vllavrasje,kane shkateruar ekonomine e ketij vendi e ne fund fshehur parate poshte e lart,jane perseri ne karrike.Ky eshte problemi me i madh ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • Raimonf vlonjati August 10, 05:22

      Para ca ditesh kjo gazete kishte nje artikull ku thuhej se Abi bank (dmth Banka e Familjes se Kryeministrit Rama) bashke me nje Banke Amerikane po investionin mbi 1 milard dollar ne Korfuz,
      per te krijuar nje resort modern turistik,

      Por nuk kishit lejuar te beheshin Komente . Ky fakt flet shume

      Interesant eshte se kumbullat I ha EDI RAMA me te shoqen,
      ndersa juve te geztes ju mpihen dhembet , Kjo tregon mentalitet Samuraj

      Edi Rama vjedh parate e Shqiptareve nepermjet PPP-ve , kur e shtron 1 Km rruge per 30 milion dollar,
      dhe ato para I investon jashte Shqiperise

      Edhe ato 200milion dollar qe e akuzoi EDI RAMEN perfaqsuesi I OSBE-se,
      Rama sic duket i investon jashte shtetit Shqiptar, sic eshte ky rasti i Korfuzit

      Pra EDI RAMA ben vjedhje te dyfishte, se ai jo vetem qe ju merr parate Shqiptareve,
      por ato para I ve ne qarkullim jashte Shqiperise, duke I shkaktuar humbje ekstreme ekonomise sone,

      Sepse te patken mire qe i vodhi, se ju ben ju te ndiheni me mire,
      por te pakten i thoni ti investoje ne Shqiperise, se ashtu e ndihmon ekonomine Shqiptare, punesohen disa njerez dhe kur leku qarkullon ne sitistemin tone bankar, ndihmon ne uljen e borxhit te Shqiperise etj

      Ndersa ky Ylli Ndroqi, nuk i ka bere ndonje dem Shqiperise, ai leket qe i ka fituar Jashte Shqiperise i ka investuar te gjitha ne Shqiperi,
      dhe ne te njejten kohe Ylli nuk i ka vjedhur asnje qindarke taksapaguesve Shqiptare, sic I vjedh per dite EDI RAMA me olgarket e tij Fusha, Kastrati, Mane , etj etj

      Reply to this comment
      • Bob August 10, 09:29

        O mondi nga vlona, mesa kam pa une, kjo rubrike ka materiale plot dhe per edin. Ki durim dhe lexoji a derezi, apo ske nge te lexosh se do te shkruash. Semundja tipike e shqiptarit modern

        Reply to this comment
  2. MC Buka August 9, 23:28

    Xhemo KÇK, ft Edroga – Diss Bexhet

    Reply to this comment
  3. BLACK SWAN August 10, 00:30

    Gojet e liga me gajasi !!

    por u shastisa, sinqerisht u shastisa nga fotoja …dhe une habitem vertet shume pak

    Reale eshte kjo foto??
    jo e kam me gjithe mend, nuk eshte fotomontazh?
    ky KKKK…atundari qe i fshiu dhe emrin te jatit dhe te jemes nga varri, publikon vertet ksi fotosh??
    dhe shtet…aret tane ngrihen ne kembe te mbrojne kte ???
    ngrihen e kakarisin per terror shteteror mbi gazetare te lire qe punojne per kte ??
    epo une vdisja, shtrihesha ne shesh dhe vdisja, po nje ore pune per kte kufome se beja dot.

    perfundimisht ne kemi mbaruar si njerez, si shoqeri, si shtet !!

    Reply to this comment
  4. h August 10, 11:58

    Njoh edhe fshatrë të tjerë si ky ndroqi që talleshin të gjithë si injorantë që ishin,
    pastaj u zhdukën për ca vite,dhe kur u kthyen i nderonin sikur të ishin fisnikë
    të koronës britanike sepse blenin servilizmin e zgjyrrave shqiptare si gazetarë,
    kengëtarë,kurvarë,prokurorë,gjyqtarë etj.
    Ndroqi ngelet ai derr injoranti me parata e droges dhe korrupsioneve të ndryshme.
    Shqipëria eshtë pusi i vesit,korrupsionit dhe krimit.

    Reply to this comment
  5. mirel August 10, 15:59

    Po Ben Ahmeten e keni pare ndonjehere sa langaraq ka qene kur ishte student?
    Ylli te pakten eshte bucko dhe dembel te notoje, por jevgu i palare Arben Ahmetaj nuk kishte as dy bluza, po nje. Ate vishte deri ne dimer, pastaj vinte vera dhe e vishte prape.
    Po tani ku e ke Arben Ahmeten? Palle ariu si Ramuti, hane e pine me PPPte dhe investojne jashte, si thote Rajmond Vlonjati.
    Ne kemi kohe e nge te bejme pak humor me Nroqin.
    Prandaj na e japin, qe te shtyjme kohen, si koqe dembeli qe jemi. Vape dynjaja, s’kemi c’bejme

    Reply to this comment
    • Goni August 10, 18:39

      Pervec Ahmetajt te mos harrojme Lali Fikun. Edhe ai ka histori te trishtueshme te famijes ku e ema bente gjera te veshtira e ndoshta jo te pranueshme per te mbijetuar fukarallekut. Tashme, Lali Fiku ka arritur kerraben e fiqve edhe e ka harruar te kaluaren. Po me k rene rruga edhe ne fshatin e thelle te Lir Metes, ku makina na coi gabimisht. Fshat me i thelle nuk kish ku gjeje.

      Reply to this comment
  6. tomorraku August 10, 18:16

    Po ky Cim Peka ,”kunati”i shokut Xhemal per ku do t’ia mbaj tashti?Apo do te dale malit me presidentin dhe Kallakun si atehere kur thureshin “plane”per rrezimin e Metes?!Meqenese “rrezimi”i presidentit nuk u krye ; do te thote se klima “alpine “u beri mire , prandaj nuk ka perse mos ta perdorin tashti prap per te shpetuar sholun Xhemal!Pse e kote qe protesta e Sali”Murtajes ” dhe Ilirit me te “Meta” ne “mbrojtje te medias ” dmth te “shokut Xhemal”se median nuk po e trazon kush ?!Ec e mbaje ket president pas kesaj beme te re!?Ose me mire te pyetet “komisioni Parlamentar”; a i ka plotesuar kushtet presidenti per ta shkarkuar?

    Reply to this comment
  7. ?!! August 11, 08:34

    Tani shokut Ndroqi i ka dal para shoku Rama me një kobure dy grykshe në dorë, një grykë SPAK dhe një OFL dhe po i thotë me dashamirsi: “Të lash të shisje drogë, s’të dënova, të lash të investoje miljardat e drogës nuk ndërhyra por të përqafova, të putha dhe të urova për suksesin, si koleg që jemi, në ceremoninë e 10 vjetorit të kazanit të florinjtë ORA, por është turp që me këto lëshime të mos më japësh gjysmën e pasurisë. Zgjidh i dashur koleg, o gjysmën, o burgun”. Po ti sekuestrojnë të gjithë pasurinë dhe do ta rrëmbejnë shoku Edi me njerzit e tij dhe tek ne fukarenjtë dhe arkës së shtetit as një qindarkë s’do ti vej, është me rrezik dhe shoku Edi i trëmbet se do të ketë larje hesapesh midis mafjozësh dhe ka ca ligje të ashpra bota e tyre. Po të jetë SPAK ashtu si beson me naivitet avokat Ngjela, shoku Ndroqi arrestohet dhe pasuria e krimit sekuestrohet me inventar dhe i shkon jo mafiozëve qeveritarë por shtetit, popullit. Jo, kjo s’ka për të ndodhur, shoku Ndroqi do të vazhdoj rehatinë mbi gomardaren e skodës ruajtur nga badigardët , s’ka sekuestrim, ta gëzoj pasurinë ama, miljonat janë derdhur në torbën e kusarit moderrn, shokut Edi. Dhe ne s’na ngelet veçse të bëjmë qyfyre në faqet e Ditës. Të presim më duket datën 28 korrik se, tha avokat Ngjela, SPAK do të bëj namin! Por mos vall që të vij 28 korriku mekanizmi i kohës duhet të kthej kohën mbrapsht? Apo e ka fjalën për korrikun e vitit 2210, të më falni,shifrat duhen renditur ndryshe, 2021. Mbase do kemi peshkun e madh të shokut Lu në shtatorin e shokut Adriatik Llalla që vërtet e hidhte rrjetën e prokurorisë gjithëmon këtë muaj por peshkun e shokut Lu s’e kapi. Sidoqoftë, sipas avokat Ngjelës shoqja Kim ka sjell një rrjetë të mirë për SPAK dhe kujdes se mos SPAK kap bashkë me shokun Ndroqi edhe shokun Edi që po sillet nën ujë si shumë rrotull gomardares së skodës të shokut Ndroqi. “Aha , zotërinjë ,drejtësia anglo-saksone nuk të fal” po përsërit që prej 10 vjetësh pa u lodhur avokat Ngjela.

    Reply to this comment
    • sopiqoti August 31, 16:58

      O zoti “?’!! Mw kete komentin tuaj ja keni futur PORDHES ne nje kohe qe Ylli Ndroqi duhet qe te shkoje para drejtesise.

      Reply to this comment
  8. alphade August 13, 15:00

    Raimonf …..! Komenti Juaj s’ka asgje te vertete ! Edi Ra-
    ma nuk eshte aq i babezitur per Euro e Dollare sa qe te
    pergatise vete burgun e Recit ?! Kete Ai e di fare mire dhe eshte aq I zgjuar sa mos ta have kete “kokerr ulliri”!
    Prandaj komenti Juaj eshte nje genjeshter aq e trashe sa
    nuk e ha njeri me dy gisht balle ! Ky koment I ngjan ge-
    njeshtrave qe prodhon cdo dite “guzhinat” e SALIUT – METES dhe BASHES …..!
    Juve si PD dhe LSI iu ka mbetur mendja vetem te “VJEDHJA” , qe me sa duket e keni praktikuar aq shume
    ne kohen Tuaj kur ishit ne pushtet ! Kaq shume keni vje-
    dhur sa qe iu eshte shndrruar ne obsesion qe Ju del edhe enderr dhe harroni kusuret tjera qe ka ky kryeminis-
    ster ne raport me te majten shqiptare nga pikpamja ideo-
    logjike, politike e sociale qe me ka braktisur totalisht …! Ju, si e djathta shqiptare, as qe iu plas fare per te majten
    por e perdorni ate per interesat tuaja te mbrapshta per
    vote e pushtet…….!

    Reply to this comment
  9. ...ndroqi dhi e zgjebosur e bishtin perjete August 28, 12:26

    ….ti raimond ( vlonjati ) ..qe sje vlonjat por fshatar lushnje , ruaji karin Edit .

    Reply to this comment
  10. sopiqoti August 31, 16:14

    aaaaore te nderuar miq ; Lerini keto llafe qe shkruhen ketu,KY YLLI NDROQI a do te ahofi deren e burgut w po jo.tTe tjderat jane brockulla po qe se nuk shpihet Ylli Ndroqi prapa hekurave.QELBESIRA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim