Profili i 3 kandidatëve/ Kush pritet të zgjidhet Kryeprokuror i përkohshëm

December 17, 2017 22:04

Profili i 3 kandidatëve/ Kush pritet të zgjidhet Kryeprokuror i përkohshëm

Kush janë tre kandidatet ende në garë, që pritet të votohen të hënën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm?

Le t’i shohim sipas një rendi alfabetik;

41-vjeçarja Arta Marku u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016.

Zonja Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta. Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë.

Në fakt për numrin e pakët të dosjeve të hetuara, zonja Marku u pyet edhe nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilëve iu përgjigj se ajo kishte firmosur mjaft dosje të hetuara prej kolegëve dhe të përcjella në Gjykatë.

Ermira Tafani, 45 vjeç, e diplomuar si juriste në Tiranë, e ka nisur punën si juriste në vitin ’96 dhe prej 21 vitesh punon si prokurore në Elbasan. Zonja Tafani me gradën doktore-shkencash është e diplomuar gjithashtu edhe në ekonomik.

Një nga dosjet e bujshme që hetoi prokurorja Ermira Tafani është ajo e bandës se Kateshit që gjatë vitit ’97 mori në kontroll Elbasanin. Po ashtu prokurorja Tafani ka hetuar edhe Maksude Kadenën, e njohur si Sudja, një nga çështjet më të bujshme të firmave piramidale, që u përcoll më pas në Tiranë. Prej një muaji Ermira Tafani është prokurore për hetimin e veprave kundër pasurisë dhe ato ekonomike.

Prokurori përballë dy grave është Ferdinant Elezi, 49 vjeç, baba i dy vajzave. I njohur edhe si ish-shef policie në dy komisariate, Ferdinant Elezi e ka nisur karrierën e tij si oficer i policisë gjyqësore në Elbasan në vitin 1994. Pesë vjet më vonë ai u emërua Prokuror në qytetin e Kavajës e më pas edhe shef i kësaj prokurorie. Më pas ai u emërua kryeprokuror Apeli në Tiranë për të marrë më tej detyrën e kryeprokurorit të Apelit Durrës.

Dosjet më të bujshme të dërguara në Gjykatë prej tij janë ajo e kontrabandës së cigareve apo ajo për skandalin e tokave në Durrës. Zoti Elezi mban gradën e doktorit të shkencave dhe profesor i asociuar./t.ch

December 17, 2017 22:04
Komento

2 Komente

  1. XXXL December 18, 04:24

    Merre me lang se mishi u hang, ky brume eshte nga ku do te dale edhe Kryeprokurori.
    Vetem nje gje eshte e qarte:
    Nuk do te kete nje te dyte si fshatari pa toke, mediokrri, idioti i lindur dhe i korruptuari i familjes Berisha, Llalla 8 uje 2 kos.

    Reply to this comment
  2. Qimi December 18, 06:58

    Ketu nuk eshte problemi se kush e meriton po ke do ambasada Kineze !Ndaj lerini kurikulumet e sejcilit e ndiqni ke ka pritur ambasadori kinez qe kur mbarojn mandatit te perzgjedhurit e tyre behen sikur nuk kane asnje lidhje me njeri tjetrin.Behet fjale kush do jete shpetitari i radhes per te garantuar mosndeshkimin e kryekrimit shqipetar e bandes se tij 27 vjeçare !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*