Profili i oficeres shqiptare në ushtrinë amerikane

October 17, 2015 19:55

Profili i oficeres shqiptare në ushtrinë amerikane

Si çdo vajzë 10 vjeçare Yllka Cana shkonte në shkollë çdo ditë ku ajo dhe familja e saj jetonin në një fshat të Gjilanit. Por ndërsa tensionet u rritën në Kosovë në vitin 1999, familja e saj nuk e mendonte kurrë që jeta e tyre do të merrte rrjedhë tjetër. Dhuna vazhdonte të shtohej e Yllkës dhe shoqeve të saj iu ndalua të fillonin klasën e katërt.

Yllka Cana tani është kthyer nga misionet ushtarake në Kore, Gjermani e kudo tjetër.

Në fillim togere, Yllka shumë shpejt ajo u ngrit në detyrë në radhët e ushtrisë amerikane.

Të rritesha në një vend të copëtuar nga lufta më bëri të ndjeja e të kuptoja dhimbjen dhe vështirësitë që njerëzit kalonin, sidomos fëmijët,” thotë Cana. “Përjetimi i luftës është një nga arsyet që më bëri të doja t’i bashkohesha ushtrisë. Doja gjithmonë të isha ai personi që ndihmon të tjerët”.

Ajo është renditur në revistën “Albanian American Succes Stories” si një ndër figurat më të spikatura të femrës shqiptare. Yllka, shumë shpejt do të bëhet kapitene e Ushtrisë Amerikane. Ajo aktualisht mban gradën e Leitnantes së Parë. Yllka ka shërbyer në shumë misione që kur la Kosovën. Ajo ka qenë në Kore gjithashtu. Profili i saj i plotë pritet të dalë në revistë në numrin e 25 tetorit.

 

 

10342807_1025149634185035_3079005276092838041_n

October 17, 2015 19:55
Komento

3 Komente

  1. Arben October 17, 20:34

    SI YLL JE.

    Reply to this comment
  2. gjin bue shpata October 18, 13:23

    Shenjat ne xhakete tregojne qe I sherben zbulimit te ushtrise. Ndoshta nuk e ka kunder te veteve profesionin…

    Reply to this comment
  3. S.p. October 18, 14:15

    Me kete pamje e paraqitje qe ka i bene te gjitha kjo shqiptare e amerikes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*