Profili i ri serb dhe dy fjalë për shtetarët e mjerë filofrancezë të Tiranës
Nga Arkiva
Nga Shaban Murati
Vizita e presidentit të Francës, Emanuel Makron, në Beograd në 15-16 korrik përuroi një hyrje ambicioze të Francës në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.
Dy muaj pas shpalljes zyrtare të “Strategjisë së Francës për Ballkanin Perëndimor” presidenti francez ndërmori nisjen e ofensivës së re diplomatike të Francës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Mjafton të lexosh strategjinë e re zyrtare franceze për BallkaninPerëndimor për të kuptuar se presidenti francez nuk shkoi në Serbi as për integrimin europian të Serbisë dhe as për marrëveshjen e shumëpërfolur midis Serbisë dhe Kosovës. Presidenti francez shkoi për t’i dhënë Serbisë një rol të ri në ofensivën diplomatike franceze dhe në politikën franceze në Ballkanin Perëndimor.
Radio “Europa e Lirë” citonte në 12 korrik ambasadorin francez në Beograd, Frederik Mondoloni, se “vizita e presidenti Makron në Serbi është shenjë e interesimit të Parisit për Serbinë si partner i parë në rajon”.
Vizita e parë e presidentit francez Makron në një shtet të Ballkanit Perëndimor sanksionon rolin e ri që Parisi i akordon vetëm Serbisë për realizimin e strategjisë franceze në Ballkanin Perëndimor. Madje në Beograd presidenti francez e cilësoi Serbinë “një shtet i madh europian”.
Franca ka përcaktuar Serbinë si violina e parë e saj në rajon. Kjo po merr formë konkrete me hapjen e Zyrës Rajonale të Francës në Beograd. Krahas kësaj Franca do të hapë në Beograd byronë rajonale të “Euronews-it”.
Pyetja më e thjeshtë është se çfarë don të thotë një Zyrë Rajonale franceze për Ballkanin Perëndimor, që funksionon nga Beogradi. Don të thotë që për diplomacinë franceze Serbia do të shërbejë si plasdarm i përhapjes dhe i rritjes së ndikimit francez në këtë rajon.
Në fakt, pas një inaktiviteti të gjatë disa vjeçar në rajon, Franca po rimerr rolin që ajo hartoi që në vitin 2000 për vendet e Procesit të Stabilizim-Asocimit me BE, të cilat ajoi pagëzoi me emrin “Ballkan Perëndimor”, në vjeshtën e vitit 2000 në Zagreb në samitin e parë BE-Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Parisi.
Gjatë vizitës së Makronit në Beograd u nënshkruan 22 marrëveshje, por ajo që tërheq vëmendjen, është marrëveshja për të furnizuar Serbinë me armë të sofistikuara franceze. Presidenti serb Vuçiç njoftoi në 15 korrik se në bazë të marrëveshjes Franca do t’i japë Serbisë 32 sisteme të mbrojtjes antiajrore “Mistral” dhe 50 raketa“Mistral”.
Nuk mund të mos krijosh habi për interesin e Francës që të forcojë ushtarakisht të vetmin shtet ballkanik me qendrim jomiqësor ndaj NATO-s. Nuk është i qartë interesi i Francës që të furnizojë me armë të sofistikuara një shtet ballkanik të lidhur ushtarakisht kokë e këmbë me Rusinë. Nuk është i qartë interesi i Francës të furnizojë me armë të sofistikuara një shtet që ka shpallur “neutralitetin ushtarak” si kundërvënie ndaj NATO-s.
Nuk është e nevojshme të jesh ushtarak për të kuptuar se gara e ethëshme e armatimit, ku është futur Serbia, drejtohet kundër shteteve anëtare të NATO-s, që janë rreth e rrotull Serbisë, dhe në rradhë të parë kundër Kroacisë dhe Shqipërisë, sepse në doktrinën zyrtare serbe të mbrojtjes kombëtare Kroacia dhe Shqipëria kualifikohen si armiq potencialë të Serbisë.
Roli i shtetit lider rajonal apo i partnerit të parë në rajon, që Franca po i jep Serbisë, ka me vete dy implikime.
Së pari, del e nevojshme që të qartësohen arsyet përse Franca nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, ndër të cilët dy janë shtete shqiptare, i je prolin e shtetit drejtues pikërisht Serbisë. Është e kuptueshme se kjo nuk vjen vetëm për nostalgji historike të kohës kur Franca ishte ndër fuqitë kryesore të krijimit të federatës artificiale jugosllave të drejtuar nga Serbia.
Emërimi aktual vjen për arsye aktuale, ku diplomacia franceze mendon se nëpërmjet Serbisë do të arrijë shtrirjen e ndikimit më të fortë të saj në Ballkanin Perëndimor.
Sipas mendimit tim, është një llogari emotive, dhe e gabuar nga pikëpamja strategjike dhe gjeopolitike. Serbia nuk pranohet dhe nuk mund të pranohet si shtet drejtues i rajonit jo vetëm nga dy shtetet shqiptare, por as edhe nga tre shtetet e tjera ish- jugosllave, që bëjnë pjesë në këtë mikrorajon.
Ka një logjikë të thjeshtë gjeopolitike, që nuk duhet neglizhuar. Serbia nuk qe në gjendje që të mbante me dhunë të bashkuar federatën komuniste jugosllave, të cilën e drejtonte dhe e kontrollonte, pra është e pamundur që ajo të jetë në gjendje të kontrollojë Ballkanin Perëndimor, ku asnjë shtet nuk pajtohet me statusin e veçantë që kërkon t’i japë Serbisë, Parisi.
Duket se një nga pikat që Parisi mendon se mund të sigurojë një pozitë të fortë është ajo e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, në pritje të një marrëveshje përfundimtare. Makron njoftoi në Beograd se si pjesë e ndërmjetësimit europian Franca është gati bashkë me Gjermaninë që të mbështesë ringjalljen e dialogut.
Për herë të parë presidenti francez lëshoi mesazhin e fortë diplomatik se dialogu Serbi-Kosovë është çeshtje europiane dhe madje e rriti tonalitetin me deklaratën se“këto konflikte nuk mund t’i zgjidhë asnjë fuqi që nuk janë europianë dhe angazhimi ynë është shenjë e sovranitetit europian”.
Presidenti u hapi punë diplomatëve për të analizuar nëse e kishte më shumë me SHBA apo me Rusinë. Natyrisht problemet e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës janë midis dy shteteve europiane. Por përvoja e hidhur e dobësisë europiane gjatë luftës në Bosnje dhe gjatë luftës në Kosovë nuk jep motiv për optimizëm europian në zgjidhjen e konflikteve në Europë.
Së dyti, nuk kuptohet mirë përse diplomacia franceze ka zgjedhur t’i japë Serbisë rolin e instrumentit të parë të strategjisë franceze në Ballkanin Perëndimor, kur këtë rol i kanë dhënë Serbisë shtete të tjerë përpara Francës.
Kemi Rusinë, e cila me të vetmin shtet ballkanik që ka nënshkruar Traktatin e Partneritetit Strategjik është Serbia, dhe realisht është shteti me ndikimin më të madh në Serbi. Kemi Kinën, e cila me të vetmin shtet ballkanik që ka nënshkruar Traktatin e Partneritetit Strategjik është Serbia, dhe tani me programin “16+1” është e pranishme në Serbi me megaprojekte miliarda dollarëshe, të cilat Fanca nuk i zëvëndëson dot.
Kështu që Francës do t’i duhet të konkurojë me Rusinë dhe me Kinën për të fituar rol dhe ndikim në Serbi. Është një rrethanë gjeopolitike, që e bën më të vështirë realizimin e strategjisë franceze në Ballkanin Perëndimor dhe që e parashikon të humbur bastin ballkanik të Parisit të vënë te Serbia.
Profili i ri francez i Serbisë duhet të shkundë nga letargjia shtresën filofranceze të klasës politike shqiptare. Lobi filofrancez, që ka dominuar dhe drejtuar skenën politike shqiptare gjate 30 viteve të postkomunizmit, nuk ka qenë në gjendje që me ndihmën franceze t’i japë një profil të fortë ballkanik Shqipërisë.
Nuk po përmendim se Franca është bllokuesja kryesore e hapjes së bisedimeve të pranimit me Shqipërinë nga BE dhe bllokuesja kryesore e liberalizimit të vizave të BE me Kosovën. A e dini se që nga viti 1945, kur Franca ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë e deri në ditët e sotme nuk ka një president francez, nuk ka një kryeministër francez dhe madje nuk ka një ministër të jashtëm francez që të ketë vizituar Shqipërinë në një vizitë zyrtare?
Nuk duhet harruar se në Francë regjimi i kaluar dërgoi dy grupet kryesore të politikanëve të ardhshëm nga Fakulteti i Mjekësisë dhe nga Fakulteti i Shkencave, të cilët jo rastësisht morën frenat e drejtimit të Shqipërisë në gjithë periudhën e tranzicionit demokratik në krye të qeverisë dhe të shtetit shqiptar.
Nga dy grupe te mësipërme filofranceze u bënë presidentë, kryeministra, ministra të rëndësishëm në të dy llojet e qeverive dhe të partive.
Fatkeqësia kombëtare ishte se dy grupet e Fakultetit të Mjekësisë dhe të Fakultetit të Shkencave, të përgatitur në Francë për të dominuar skenën politike shqiptare postkomuniste, nuk zbatuan në Shqipëri as demokracinë franceze, as kulturën politike franceze dhe as shkollën franceze të drejtimit të shtetit ligjor.
Ndaj nuk duhet ngatërruar nderimi që shqiptarët kanë për kulturën franceze, për shkrimtarët, poetët, piktorët, dhe filozofët francezë, me filofrancizmin kallp dhe rural të udhëheqësve politikë shqiptarë gjatë 30 viteve të tranzicionit.
Është vërtet një pyetje një milion dollarëshe se si grupet politike filofranceze në Shqipëri nuk patën asnjë ndikim real në politikën franceze në Ballkan në dobi të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Mendimi im modest është se ndërsa filofrancezët e Beogradit ditën të sillen si partnerë me drejtuesit e Francës, filofrancezët e Tiranës u sollën si raja. Ndaj dhe Franca nuk e përfilli kurrë Shqipërinë dhe zgjedh edhe në ditët tona Serbinë si partner kryesor dhe si aleatin kryesor të Francës në Ballkanin Perëndimor.
****
Botuar në Dita. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë. Rubrikën e z.Murati mund ta lexoni një herë në javë në Dita print dhe online
Bravo ,por kujt ja thua z.Murati.Kjo loje ka nisur qe ne Mitrovicen e pas luftes.Me idiota nuk behet politike Kombetare,njerez qe as pertej hundes se tyre nuk I shohin mizat.
Eshte kunderpergjigje ndaj bazes amerikane ne Kucove. Macron po rikthehet tek politika nacionaliste sepse humbi shume terren ndaj fashisteve te Le Pen. Eshte dobesuar dhe vertitet neper ballkan si mulli pa koqe. Pastaj do te tregoje karshillek ndaj armatimit gjerman ne Kroaci. Sa per frankofilet ne Tirane, ke qe nga viti 1945 qe jane ne pushtet. Saliu, Rama, etj…, jane te tille, te lidhur me njeqind fije me Francen.
Me thënë të drejtën nuk e dinim, por falë jush i nderuar zoti Murati, sot edhe këtë e mësuam. Që deri më sot asnjë president francez, asnjë kryeministër francez dhe madje asnjë ministër i jashtëm francez nuk na paska denjuar ta vizitojë zyrtarisht Shqipërinë, kjo është shprehje e qartë e dezinteresit të tyre për… “fanarin ndriçues të botës”. Të botës së zagarëve të tyre ndërsyer, sigurisht.
Nuk ka takat asnjëri prej “kokave” (të peshkut, sigurisht). t’i pergjigjet bindshëm pyetjes tënde një milion dollarëshe. Bastin e ke të fituar zotëri, pavarësisht asaj se kush do mundohet të kundërshtojë në parim mesazhet e tua mjaft domethënëse.
Prej tyre do të dëshiroja të veçoja atë më thelbësoren: “Fatkeqësia kombëtare ishte se dy grupet e Fakultetit të Mjekësisë dhe të Fakultetit të Shkencave, të përgatitur në Francë për të dominuar skenën politike shqiptare postkomuniste, nuk zbatuan në Shqipëri as demokracinë franceze, as kulturën politike franceze dhe as shkollën franceze të drejtimit të shtetit ligjor.”
Të lumtë mendja dhe pena top t’u bëftë për Shqipërinë dhe popullin e saj të shumëvuajtur ndër shekuj.
Nuk më kujtohet që “filofrancezët shqiptarë” të kenë ftuar në Tiranë apo në Prishtinë ndonjë filozof si Brykner apo Levy, të cilët na përkrahën në ditët më të vështira të konfliktit me Serbinë me 1999, të përkthejnë e të botojnë ndonjë libër të tyre, të organizojnë ndonjë promovim libri, t’ua japin fjalën para studentëve apo në ndonjë studio televizive. Të vetmen lidhje kulturore dhe politike që shqiptarët vazhdojnë të kenë me Francën është Kadareja. Mirëpo akoma s’është vonë, ne nuk guxojmë të lejojmë që përkrahjen franceze të fituar me aq mund në vitet 90, ta humbim me gabimet tona aktuale.
Kosova ta nxjerre jashte loje Francen , kur vjen puna tek dialogu me Serbine
Ramushi e di vete si te sillet me ta ,
porse tani qe Franca ka dale haptas pro Serbise , politika kosovare ,
as mos te pranoje asnje ide qe hedh Franca per dialogun
Dhe keshtu e nxjerr jasht loje Francen
Ndersa ne lidhje me Shqiperine , Franca nuk u afruar me ne , sepse ne nuk kemi ushtri mor vella , nuk kemi force
Nqs ne do kishim ushtri te armatosur sic e kishte Enveri me tanke , raketa Avione etj ,
atehere Franca dhe gjithe te tjeret do afroheshin me shume me ne ,
sepse duke qene te armatosur do ishim nje faktor. i rendesishem ne Rajonin tone
Ndersa kur nuk ke asnje lloj armatimi , dhe ushtrine e ke zero,
natyrisht qe askush nuk te ka ne refene dhe as te pjerdhim fare
Si ky artikull shkruesi edhe gjith politika jone , nuk kuptojne se kjo bote Respekton te fortin , ndersa te dobetin e meshiron
Ndaj dhe Franca ,, Kina por dhe gjith EU. respektojne Serbine , sepse Serbia esht e armatosur shume dhe mund te shkaktoj trazira ,ne rajonin tone
Ndersa ne jemi me pushkte druri ndaj nuk na i varin fare
Vetrm Amerika qe esht vend Demokratik superior , i vjen keq per ne
dhe na ndihmon te jetojme
Ndaj intelektualet tane , duhet te gjithe te kerkojne qe Shqiperia te armatoset me arme te Natos , te vendos Sherbimin Ushtarak te detyruar per te rinjte , sic e ka Greqia , Zvicra etj etj , sepse edhe te rinjte edukohen me dashru ndaj Atdheut , por edhe personaliteti i vendit tone ritet ne arenen Europiane
Megjithse intelektualet tane jane kara , dhe nuk kuptojne qe Forca respektohet dhe perkrahet , jo o dobetii
Kur them Forca , e kam fjalen per Forcen ushtarake , armatmi modern , qe jane muskujt e shtetit
Kur kulturen shqiptare ne France e le ne dore te 3 njerezeve sicili ma horr se tjetri nuk ke cka pret ma mire : mbetem me Luan rama maks velo e ate kontabilistin , qe shitet tek francezet si attaché culturel i Shqiperise, po qe nuk figuron kurkund nje MPJ , per te na perfasuar ( se kadareja eshte franceze ne France!!! I vetmi shkrimtar te ketij kalibri qe mohon shtetsine e tij! )
Mos pritni ma shume edhe thoni shyqyr qe nuk na dallin horrleqet e tyre ma shume ne fushe se do ishte skandal i vertete!
Beli, perkrahjen e Frances ta kane ba disa shqiptare qe dje ishin shume aktiviste , sot kur vete ata kane heq dore nga klika juaj mos prit perkrahjen mme se edhe ato pak miqe te vertete qe kishim i keni fyer e keni vleresuar e dekoruar turlifare horri pa asnje merit e ato qe e meritojne jo! Pra edhe per nje a dy gjenerata harroje perkrahjen e evropes ! Kur e permendet Simone Veil qe ishte nder te parat qe foli per ne?
Nuk janë të mjerë z.Murati, janë hajdutë, tradhtarë dhe vrasës.
Çdo javë dëgjojmë që kryeministri Rama dhe 3-4 persona të besuar pranë tij, me poste shteti ministra e deputetë, firmosin nga 1 koncesion të pasurive e shërbimeve kombëtare, me vlerën më të vogël 70 milionë euro e vlerën më të madhe 280 milionë euro, të cilat, paguhen nga taksat e ne popullit për 10-45 vite.
Se cilët janë ata, që përfitojnë nga ky maskarallak i miratuar me vendime qeverie në këto 30 vite, kjo nuk ka nevojë, as për shkencë e as për hetime, sepse ka prova të shumta, që PPP-ja është marifet zyrtar, për vjedhje ligjore.
U shpik si “metodikë” nga banda “Berisha-Meta”; u mbajt në fuqi dhe u shtua nga banda “Rama-Meta” e prej 2 vitesh vazhdon më përbindshëm, nga banda “Rama-Balla-Gjiknuri”, me të cilën po zhvaten milona euro buxheti me koncesione fantazma, të cilat figurojnë vetëm në letra e projekte, që kushtojnë psh., 1 lekë, por verësohen 100 lekë.
Nëse kjo vjedhje është krim; shqetësim është heshtja e shqiptarëve, përballë kësaj masakre financiare, që bëhet nga një grup 4-5 hajdutësh në çdo pushtet, maskarenj e kriminelë me poste ministri, deputeti, drejtori e kryeministri, të cilët vjedhin hapur duke dhënë PPP pa asnjë vlerë në interes e dobi të ne popullit, apo vendit tonë dhe me afate aq të gjata sa mbarojnë kur të bëhen 30-50 vjeç ata që linden sot.
Ndërsa ne populli vazhdojmë heshtim, vazhdojmë i votojmë, i duartrokasim dhe pas çdo marrje pushteti prej tyre shkojmë paguajmë taksa e tarifa që horrat e qeverisë dhe bark-derrat e bashkive i shtojnë çdo muaj.
Nuk reagojmë për asgjë; as për naftën që ka shkuar sa tre litra qumësht, as për bukën me miell kancerogjen, as për faturën e ujit dhe energjisë elektrike që ka shkuar sa 5%-15% e pensionit mujor etj.
Ne shqiptarët e mbetur në Shqipëri jemi gati të gdhihemi në rrugë të përvëlohemi në zjarr gomash makine e të mbytemi në gaz lotësjellës policor; ose të vritemi me njeri-tjetrin, kur skllavi “blu”, shan kryehajdutin e skllevërve “rozë, mavi e të kuq”, por nuk reagojmë, kur këta bashkërisht dhe veç e veç si banda partiake pushteti me PPP-të që japin për familjarët dhe klientët e tyre na vjedhin taksat, ndihmën ekonomike, pagat e pensionet.
Është absurde kjo “tharrje truri” e shqiptarëve, që heshtin e ulin qafën kur vidhen, qeshin kur tallen lumturohen kur vuajnë dhe ulin kokën.
Është vërtetë absurde, kjo “heshtje popullore” e ne shqiptarëve, megjithëse hajdutët, kriminelët dhe shkatërruesit e jetës e të vendit, i kemi patur dhe i kemi përballë e mbi shpinë prej 75 vitesh, por vazhdojmë qëndrojmë “mumje”, kur e dimë që sunduesit e PPSH na varfëruan; batakçinjtë e “SUDE”-s na vodhën edhe lugët; ndërsa horrat e PPP-ve po na grabisin pasuritë personale e kombëtare
Ky shkrim paraqet situaten sikur na ka zene ndonje “hall” i madh qe nuk po na mbeshtet Franca. Qendrimi Frances eshte i vjeter, dhe i mirenjohur. Kosova nuk do te ishte shtet pa superfuqine e planetit. Te ishte ne dore te francezve, serbet do te benin si te donin. Por, realiteti eshte ndryshe. Franca kerkon protagonizem. Nuk e ben dot me shqipot, se ata e dine mire fuqine reale te Makronit. Nga ana tjeter, serbet shyqyr gjeten dike ne Evrope qe i perfill. Nuk ka rendesi fare frankofilia. Nqs frengjishtja u ndihmon ne jete, mbajeni. Personalisht, pas 12 vjeteve te berit frengjisht ne shkolle, dhe mgjs kam sherbyer si perkthyes ne frengjisht, dhe kur jam ne Paris, ne anglisht merrem vesh me kedo. Franca vuan nga komplexe inferioriteti dhe per ne thjesht eshte per te ardhur keq ti shohim ne kete gjendje te mjere, me keto veprime anti-shqiptare, sidomos me izolimin e Kosoves dhe mashtrimin e ulet per mosdhenien e levizjes se lire.Ceshtje kohe dhe do te zgjidhet. Franca dhe Serbia vertet meritojne njeri tjeterin. Per hajer u qofte.
te lumte goja shpresoj vertete te jete si thua ti por shqiptaret kane nevoje e deshire qe qeveria qe i perfaqeson te mari pozizion politik e jo vetem per ket ceshtje nuk mund te rrime urte dhe te pranojme qe te tjeret te vendosin per te ardhmen e femijeve tane.
ne gjithe historine tone kane vendosur te tjeret per ne mjafte me smund te humbim me kohe.
Mikpritja dhe besa shqiptare Jane motoja jone.Ne I nderojme Te gjithe edge Ata qe na coptuan,edhe hajdutet r kriminelet.dhe Ata qe na e bejne vatanin toke Te djegur
Presim kurven plake pa pastuar haurin
Eshte per te ardhur keq qe asnjehere nuk kemi qene ne gjendje te bejme politiken qe i duhet vendit tone. Ne na duhet miqesia e Frances se behet fjale per vendin e kultures dhe demokracise boterore. Te shkolluarit tane ne France kane qene dhe jane driteshkurter, nuk kane pare per interesat e kombit por thjesht per ato personale! Kjo eshte kur politika e madhe u lihet ne dore matrapazeve. Me shprese se Kadare edhe kete here me reputationin qe ka do bej korigjimet qe duhen.
Shkrim i persosur sic di t’i analizoje situatat politike e diplomatike Mjeshtri i Madh Shaban Murati. Ai te
nxit gjithashtu te japesh edhe ndonje mendim modest. Aleanca Franko-Ruso-Serbe po mbush 150 vjet dhe eshte forcuar dita-dites. Keto dite Serbia e perforcoi aleancen politike me Francen duke blere, pervec te tjerave, 32 sisteme të mbrojtjes antiajrore “Mistral” dhe 50 raketa“Mistral”. Parate jane te faturuara nga bankat e BE-se per Serbine, por shkojne e futen ne xhepin francez, per te dale nga kriza financiare dhe sociale qe ka perfshire vendin.
Ne keto rrethana, politikanet shqiptare, sic terheq vemendjen Murati, duhet te bashkohem rreth idealit te bashkimit kombetar me cdo kusht, sepse te dy shtetet shqiptare do te perballen me sfida shume te rrezikshme per ekzistencen e tyre.
Ne kete qerthull, shqiptaret
Eshte interesant se perse Franca e sotme nuk zgjodhi Kroacine, qe historikisht ka qene pjese e Evropes ne raport me ballkanasit e tjere dhe me te njejtin kult fetar, katolicizmin.
Mendimi im eshte se zgjedhja e “pykes” serbe ne qender te ballkanit eshte e lidhur totalisht me elementin shqiptar, politikisht me shtetet shqiptare, ekonomikisht me futjen e kthetrave ne Trepcen e Mitrovices nepermjet planeve prapa dyerve te mbyllura per te ashtuquajturin ndermjetesim per marreveshjen Kosove-Serbi dhe nga ana tjeter, krehja e bishtit ose perulja ndaj Putinit per nje mbeshtetje te hapur ashtu si edhe rusia e deklaron ndaj serbise. Analisti i shquar, Shaban Murati, me te drejte shprehet se tendenca per t’i dhene serbise rol drejtues, dominues ne Ballkan, nuk ka gjasa te realizohet. Por ngado qe ta kthesh potitiken zyrtare franceze, asnje element pozitiv ne te mire te ceshtjes shqiptare nuk do te gjendet.
Nuk kam c’te them me teper sepse zoti Murati nuk ka
lene gje manget ne analizen e tij ekzustive dhe deshiroj
t’a pershendes is-kolegun tim te vjeter. Por nese me le-
jon e nderuara gazeta ” DITA” dua te shtoj dicka qe, me
siguri do m’a konsideroni si “deklarate surrealiste” ne
kuptimin e mirefillte te fjales:
Qe ne krye te heres ka shkruar e komentuar ne gazeten
tuaj: “DITA” se duke pare me kujdes historine e popullit
shqiptar pergjate nje shekulli duke filluar nga viti 1912 ,
Europa Plake nuk kampatur nje qendrim dashamires ndaj
Shqiperise. Jo me kot,shqiptaret e trevave tona jasht ku-
firit nxorren kengen: “Moj Europe zemerkatile, Shqiperise
ia ke me hille”! Viti 1918 qe shpetimtar per Shqiperine dhe kjo fale qendrimit te Willsonit, qe sot konsiderohet
nga shqiptaret si miku me i madh i tyre ! Pra, Amerika, nje shtet gjithemone e kurdohere i ka qendruar ne krah te
Shqiperise. Nuk eshte Anglia, zoti MAJKO, qe i ka qen-
druar ne”krah Shqioerise” ,sic i deklaruat ju ne menyre
efusive, zotit Blair, kryeministrit te Anglise,por AMERIKA !
Edhe kesaj shqiptaret i kane ngritur kenge: “He, moj nene
mos kij frike, se ke djemt ne Amerike…….”!!!!
Konkluzioni dhe nje qendrim realist dhe jo surrealist,sic
e permenda me lart: “Istikami i Shqiptareve” duhet te jete
gjithemone ne cdo kohe,ne cdo konjukture, ne cdo rre-
thane ne krah te “istikamit amerikan” ! Politika shqiptare
s’ka pse ta vrasi mendjen shume, as te marre parasysh
gjeopolitiken e konjukturat nderkombetare vetem te mbaje nje opsion,po deshet t’ju jap edhe sinonimet e fjales “alternative”, qe eshte “opsioni” ,vetem nje opsion,
ne krah te Amerikes. E kam thene edhe shume here te
tjera ne komentet e mia: Sic kane ardhur punet ne Euro-
pe me vizita e kthim vizitash te makroneve,putinebe,etj.,
me reverancat qe i bejne Serbise se Vucicit dhe qe kjo e
fundit hedh vicka duke zhvatur Eurot e Europes Plake por
qe shpirtin dhe zemren e ka te rusi,ndersa te kinezi as qe
do t’ja dije por vetem mendjen e ka te marre c’te marre nga “Dragoi Aziatik” ! Nga ana tjeter, ne polin tjeter qen-
dron Shqiperia, e cila per shume dekada i ka provuar te
gjithe “miqt europiane” deri te Kina e Maos ! Te gjithe ab-
solutisht te gjithe,ne nje menyre apo tjeter,prapa ndihmes
ekonomike me pikatore, vinin kushtet politike, imponuese
deri edhe ne qendrime arrogante e drastike. Kjo ka qene
dhe mbetet qendrimi i Europes Plake. Shqiptareve u rren
mendja se duke aderuar ne njeren apo tjetren fuqi euro-
piane dicka do te “lepijne” por e kane kot ! Pasi limoni
“shtrydhet” hidhet ne “garbage”, ne kazan te plehrave.
Po t’i shikoni, zoti Murati, filofrancezet te tipit Tupe, Lengu
merre me leng se mishi u heng, apo Kaci spiuni qe i ser-
virte francezeve e amerikaneve shpifje,sajesa, rrena…ve-
tem per te siguruar ndonje “kocke” e shume te tjere deri
te koha e nuseve te M.Shehut qe ishin te lidhura me dip-
plomateve franceze,shikoni se ku kane perfunduar ne
mjerane.
Po sikur Shteti dhe Qeveria shqiptare te marrin guximin
duke marre rolin e “Romeos dhe Zhulites” sic e ka me
qejf ta permende kryeministri yne i nderuar dhe ne vend
qe t’i lutet Bashes, te shkoje dhe t’i lutet Amerikes qe me
referendum popullor te shqiptareve t’i bashkangjitet Ame-
rijes si shteti i 51 duke siguruar,idem, “Statusin e Porto Rikos : “Shtet i Pavarur i Asociuar” dhe per kete pike tha-
she me lart,do t’ma konsideronin si deklarate “Surrealis-
ste” ,megjithate eshte nje opinion qe e them me bindje te
plote sepse do te ishte vertete shpetimi i Shqioerise si
vend dhe si komb. Nje milion shqiptare do te mbeten ne
Shqiperi pas 30 vjetesh,thuhet ne domumentat zyrtare
europiane. Deri ne vitin 2050 , ne Shqiperi do te mbrete-
roi e njejta klime duke u rritur me 4-5 grade me shume temperatura . ..?! A e dine Shqiotaret se cdo te thote kjo?
Qe nga 40,temperatura te shkoi ne Shqiperi 45-46-47 grade celsius. Te gjithe keto faktore do te ndikojne te “arratisja” e shqiptareve nga syte- kembet. Shto ketu poli-
kanet shqiptare qe e kane cfilitur kete popull per 3 deka-
da me radhe. Por kjo eshte nje teme tjeter ndaj se ciles
po ta analizojme nuk na mbarojne kurre hallet dhe dertet
e popullit tone.
Edhe nje here pershendetje te gjithe ekipit te gazetareve
te “Dites” duke filluar nga zoterinjt Malaj,Dukaj,Islami,
A. Thano,etj. dhe per ty Shaban nje pershetje speciale
nga larg……!
Kjo eshte nje analize e perkryer e zotit Murati , ashtu si dhe ne te njejten kohe eshte nje demaskim I politikave antishqipetare te tiranes zyrtare . Franca ne te kaluaren dhe te sotmen ka qene dhe mbetet nje kundershtare e interresave kombetare shqipetare ne vecanti, ndersa ne aspektin global ka qene dhe mbetet femija I llastuar anti-perendimore I perendimit , femije I cili edhe lirine e kishte te dhuruar nga te tjeret . Keta dordolecet e “moderuar” te tiranes zyrtare duhet te marrin shembullin e kroacise “primitive” e cila po e mposhte serbine gjenocidiale ne garen e armatimit, dhe jo te krenohen me cmendurine e carmatosjes totale qe i kane bere kombit shqipetare . Ka ardhur koha qe tirana zyrtare
te distancohet nga politikat antishqipetare te cilat e kane kthyer kombin shqipetare ne nje turist ne tokat e veta . Politika qe Jane ne sherbim te kujtdo Duke krijuar minoritete fallco dhe te paqena mbrenda shtetit shqipetare .
Jam me Zef Shpatarin,kur thote . “tharrje truri”, dhe “heshtje popullore” Do ti shtoja dhe Nolin e pa vdekshem,
Skllever e bij sklleverish !
O Skllav,asgje ske per te humbur pervec poshtersise, hiqi nga shpina ushunjezat e pseudo demokracise,Je europian,jeto si nje i tille,eshte koha te fitosh dinjitetin e humbur, O Shqipetar i vuajtur i pa drejtesise,qeroj felliqesirat 30 vjecare te hajduterise,O rini leviz,e ardhmja duhet te jete jotja,ne populli gjithe Europa do jete me Ju.
Njè shkrim nga tè tijtè, qè duke qènè dipllomat, arrin e kuptohet qartè. Vlen tè lexohet e jetohet me situatat, pèr tè parè qartè horizontin. Serbia, ka qèn èshtè dhe mbetet armiku i shqipètarève. Ajo kishte dy partnerè strategjikè, qè Shqipèria i njeh mirè dhe pèrsèri nuk ndjehej e sigurtè. Ndoshta vizita e monsieur Makron do tè ngjalli ndonjè shpresè tè re. por serbèt janè tè zbrazèt brènda, vazhdojnè tè shohin èndra tè kèqija…..gjithseicili qè shkon nè ndonjè palestèr i qèllon tè shikojè meshkuj tè palestruar, me muskuj tè fryrè, mirpo njè herè qè ndodhen jashtè sajè, humbasin mes njerèzve tè tjerè dhe nè rastin mè tè keq as qè mund tè ngrejnè dorè. Jeta, shoqèria njerèzore, perèndimi kanè rregullat dhe ligjet e veta edhe francezèt i dinè dhe zbatojnè rregullat. Kroacia dhe Shqipèria janè antarè tè NATO-s gjè tè cilèn Serbia e sheh nga poshtè-lart.
analize leshi prej preshi,Franca e mbushi serbine me arme.I shiti sa i deshi qefi ,e aty eshte sekreti i marredhenieve te mira dmth .Njejte si Trumpi me Sauditet etj.Ky mendjemprehti gjasme murat shaban ,ja fut si kodra bregut.Nacionalizmi juaj eshte i peshtire ,kelyshe te amerikes dmth sipas urdheravete saj flisni edhe llapisni me sakte.Nacionalizmi juaj ne fajt eshte filoamrikanizmi.Ju nuk doni tja dini per kete vend.qe e keni katandisur ne geto te peshtire.
ti ke ik per lesh zoteri po si se kupton qe jemi katanisur kshu vetem pse kemi lejuar qe te vendosin te tjeret per ne qe nga greqia, serbia, turqia, austrohungeria, kina, rusia, europa, etj.. i vetmi aleat i shqiperise in sinqerte eshte amerika qe synon te ruaj paqen ne rajonin tone dhe jo vetem, ka qene dhe do te jete nje shtet qe beson ke vlerat njerzore jo si keta shpifesirat e tjere si serbet, greket, austrohungereset, turqit, europianet, qe i kane lyer duart me gjak femijesh mjafton te shikosh historine.
Një analizë gjeopolitike, që ka vlerat e një Plan-Veprimi. Diplomati ynë i shquar, Shkëlqesia e Tij zoti Shaban Murati, si njohës i rrallë këtyre problemeve, nga të paktët që i kanë mbetur këtij vendi, është në habitatin e vet jetik.
E prej andej, ai tërheq vëmendjen e të gjithëve, duke i analizuar të gjithë skenarët.
Por edhe Franca, në habitatin e saj është, në Aksin e Vjetër Ortodoks, Paris-Bograd-Athinë. E në këtë kuptim, nuk mundemi “ta keqkuptojmë”. Faktet, flasin vetë.
Makroni, jo më shumë se tre ditë më parë, në prezencën e Presidentit Donald Trump, ngriti zërin për Mbrojtjen e Europës. Mesa duket, Franca ka vendosur ta “mbrojë” Europën nga… NATO-ja!
Përgëzime, Profesor Murati!
Monumenti i miqesise serbfranceze ne Beograd i para 100 viteve ska nevoje per komente.Mos harroni se Franca dhe Anglia jane armiqte me te medhenj te kombit shqiptar pas Rusise dhe Turqise
Nuk i heq asnje presje komentit te “ALPHADE” , do te isha shume dakort me nje plan te assiocimit te Shqiperise me SHBA , duke pare sjelljen e Europes ne 100 vjetet e fundit me Shqiperine …….ndersa per artikullin e te nderuarit Shaban Murati skam cte them , i keni thene te gjitha , te kishim disa me shume si analisti i shkelqyer …..duke pare mbi te gjitha se cfare anhal-istesh kemi cdo nate ne TV…
Dmth. ato gjasme si thashetheme se USA sebashku me pro-Shtet Shqiptare ne NATO duan ta bejne Shqiperine nje shtet te fusishem te tipit Isarel nuk qenkan pa gje ..pra qenkan mese te verteta!
Kete vizite te Markonit ne Serbi personalisht e shof si ‘merre me leng se mishi u mbarua!.
Fotot e kafshes alabake gjakdhjere serbe buzevicit flasim shume per zhgenjimin e tij personal nga kjo vizite. E shumta qe mund ti kete thene Markon ati kafshes eshte hik tashi e leroja vendin ndonje tjetri dhe ne harte i tregon vendin se ku mund te bleje ndonje shtepoi ne France me leket e vjedhura e te kaloje jeten ne qetsi nen mbrojtjen e Frances. Me teper nuk mund te beje Franca per gjakdhjeret !
Analiza e paraqet shumë të komplikuar qëndrimin francez ndaj Serbisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit, ku sipas autorit Franca i dhënka Serbisë rol udhëheqës në Ballkan dhe përmes këtij roli Franca do depërtojë në Ballkan (medemek nuk e bëka dot drejtpërdrejtë, po kërkon ndihmën e Serbisë!!!!!). Sipas meje, fakti që Franca i shet Serbisë armatime është i vetmi argument i vizitës, stërhollimet e tjera janë stërmundime për t’i dhënë shkrimit ngjyrimet e një analize të thellë e të gjerë diplomatike. Në mendjen e autorit Franca ka një rol vendimtar dhe krejtësisht të pavarur, sikur të ishte ajo Evropa, gjë që duket goxha e fryrë.
Bravo, ju duhet te jeni minister i jashtem. Shqiptaret vetem kane vuajtur nga Franca dhe Europa me politiken e tyre te qendisur hollesisht (ne shtypin francez jane te ralla shkrimet pozitive per Shqiperine, ne disa reportazhe zgjidhen pamjet me te veshtira).
Shqiptaret ne Ballkan duhet te kene si aleat strategjik ne te gjitha fushat vetem sistemin Anglo-Amerikan-Izraelit. Edhe me Gjermanine duhet kujdes, mos u genjeni nga paret. Ajo eshte e do te jete kundershtarja e pare e cdo qellimi natyral te bashkimit, ne cfare do lloj forme, te Ilirve. Ata do te bejne ligjet ne Keshillin e Europes me qellim bllokimin e cdo bashkimi mes shqiptarve.
te plasish, se ka njeri ne boten e “qyteteruar” t’i shikoi njerezit, lideret e shtetet ne bote, me syrin e idealistit…human . te gjithe ne nje “mendje”, vazhdojne me “teorite” e epokes se gurit, se njerezit ne kete bote edhe pse kane krijuar struktura dhe shtete moderne; si imperativ te perditshem shikojne, kush dominon tjetrin dhe se cdo levizje ne kete glob duhet pa tjeter te shikoje nje fuqi te shkaterroje tjetren . shabani i muratit dhe natyrisht mesuesit e tij te “bllokut” perendimor duan perplasje, madje deri ne cfarosje te ndikimit …rus dhe atij kinez . dmth. gjysma e planetit, te perplaset me gjysmen tjeter dhe pasi te shpertheje, te rroje vetem shabani me ….shoket e tij, sidimos, ata murato- llinjte shqipt..k..ar
Artikull si muhabetet sportive te klubit te lagjes ku nuk mungonte dhe nje arsyetim i tipit “gjermanet ishin veshur si gjermane qe ne t’i merrnim per partizane”. Franca po armatos Serbine e cila me pas do t’i perdore armet kunder NATO-s (!?). Cfare malli tymosni?!
Serbia eshte partneri Numer 1 ne Ballkan i te gjitha shteteve te medha, midis tyre edhe Turqia (thene nga Erdogan) dhe Rusia (madje edhe vendet arabe Al JazeeraBalkan e ka qendren ne Beograd). Arsyeja me shume se poetike, historike etj eshte thjesht tek GDP. Serbia ka qene dhe eshte shteti me i zhvilluar i ketij Ballkanit Perendimor prandaj eshte e logjikshme qe do te jete lider politik ne rajon derisa te bashkohen shqiptaret.
3 zgjidhje kane shqiptaret ne Europe ku nuk ben dot pa miq: filofrancez-filogjerman, filoturk dhe filorus.
Kur te zgjidhni nisuni nga pyetja: Ku t’i coj femijet e mi te shkollohen?!
Pergjigjet me sperdredhje nuk pranohen.
Thelbi is ketij diskutimi eshte paraqitur sakte dhe konciz nga komentet e “Haka Tekizoti”. Shih me lart. Permende femijet prandaj po te shkruaj!!! Ku ti cosh femijet te shkollohen? — Tre opsionet qe ke dhene nuk jane aspak te sakta! Francezet, gjermanet, turqit dhe ruset (dhe kinezet..) te gjithe aspirojne ti cojne femijet ne shkolla anglosaksone, se ata dominojne teknologjine, jurisprudencen, dhe kerkimin shkencor. Dhe terminologjia apo konceptet baze globalisht jane te te standartizuara nga bota anglosaksone. Te tjerat gjykoji vete. Mos harxho kohe me francez, gjerman apo turq…. ata vete ne laboratoret e tyre vetem literature anglosaksone perdorin, dhe gjuajne gjithe kohes per internshipe ne Angli apo Shtetet e Bashkuara. Te prifte e mbara!
tironco e kam te qarte boten por lexoje me vemendje komentin: “shqiptaret ne Europë”. Dmth nese do qe femijet te jetojne ne Shqiperi apo hapesiren Europiane arsimi europian, franko-gjerman dhe te ngjashem me te, jane te detyrueshem duke nisur qe nga jurisprudenca qe permend.
Nese vendosin te jetojne ne nje hapesire tjeter duhet te zgjedhin detyrimisht shkolla te atij sistemi.
Ceshtja shtrohet se cfare duhet te zgjedhin shqiptaret qe do te jetojne ne Shqiperi dhe une mendoj se partneret kryesore europiane te saj, me te mirat dhe te keqijat e tyre, jane Franca dhe Gjermania. Anglia ka dale tashme, ndoshta dhe prej mosperputhjes se sistemeve. Shqiperia eshte shume e vogel qe te adoptoje dhe imponoje ne Europe “makine me timon djathtas”. Duhet te pershtatet.
per europen perpara vjen interessi e shume gjera te tjera andej nga fundi vijne idealet njerzore nuk ka shpresa qe europa te imponoje nje politike qe bazohet tek vlerat njerzore deri sa ta vuajne ne lekuren e tyre per europen e rendesishme eshte vetem leku dhe mirqenia e tyre. europa rri e shikon vuajtjet e njerzimit dhe jep leksione jete njerzeve ne te gjithe historine e saj nuk ka ndryre asnjehere per te ndimuar asnje popull vetem pse mendonte se ishte e drejte ka nderyre vetem e vetem kur ka pasur pazare per te ndare per te perfituar.prandaj une mendoj se politika shqiptare ne raport me europen duhet te jete nje politike ekonomie asgje tjeter europa kopton vetem ate fjale para, interesa, e vetem mirqenia e tyre. shqiperia duhet te raforzoi marrdheniet me ameriken, me angline, me turqine, etjj… qe jane shtete qe shikojne interesat por vetem se jane ne perputhje me idealet njerzore nuk eshte e rastesishme qe amerika erdhi deri ne europe per te ndalur nazistet me gjithe ato humbje njerzore e ekonomike qe pati nuk u step vetem pse beson tek idealet njerzore nuk eshte e rastesishme turqia kur zoti pandeli majko dergoi ambasadorin e shqiperise te flase me te paret e turqise duke kerkuar ndihme se serbia tashme kishte hyr ne territoret e shqiperise turqia mbajti nje deklarate se shqiperia nuk preket dhe forzat serbe u ndalen nuk eshte e rastesishne se anglia ishte ne radhe te pare per nderhyrjen natos ne kosove
Respekt per punen tuaj
FRANCA KA QENE,ESHTE E DO TE JETE PERJETESISHT ARMIKU ME I EGER E I SHQIPETAREVE. MOS HARRONI SE CFARE GENOCIDI BERI NE ALGJERI KU CFARROSI 15 PERQIND TE POPULLSISE Ajo eshte nje fuqi koloniale e pashpirt. ZOTI MARRTE HAK! AMEN! RUHUNI NGA FRANCA !
VERIU I KOSOVES ESHTE SERB SOT, SEPSE USHTARET FRANCEZE, NEN PETKUN NATO
ISHIN TE PARET QE HYNE NE ATE ZONE, DHE JA
DOREZUAN SERBEVE.
Jo sepse udbasi tjeter Hashim Thaci ndaloj popullin me shkrue ma tutje!
Bravo Profesor Murati, Analize super e sakte.
Kur kryeministri i jone zgedh vete si keshilltare per veti proserbe, e bile Udbash, i tregon Frances se s’ka hajr prej tij si kryeminister shqiptar
Atehere pse Franca te mundohet me i ba shqipet faktor kur vete shqipet zgedhin nje KM qe vihet nen urdherat e Serbise?!
Kryeministri Rama vete nuk e zgjodhi keshilltarin e tij udb-ash Shkelzen Maliqin nga Prizreni por , ate ia uli ne karrigen e kryeministrise Baton Haxhiu me urdher te Ivica Daciqit ngase , babai i I. Daciqit pase v. ’45 punonte si shef i SHKUJ (sherbimi kunderzbulues ushtarak jugisllav ) per zonen kufitare te Prizrenit me Shqiperine kurse babai i Shkelzen Maliqit ishte komandant policie i qytetit te Prizrenit deri ne ramjen e Rankoviqit ne v.1966
Dhe , pasi ne vazhdimesi nga 1945 aparati i shtetit shqiptar ishte vetem nji leve ose vegel e Beogradit , Daciq nuk e kishte te veshtire ta urdhroje Ramen nepermes Baton Haxhiut per ” nji sherbim te vogel ” ne menyre qe
Sh. Maliqi ti dergonte atij informata te sakta dhe te besueshme nga Shqiperija ne Beigrad ashtu si dikur i dergonte babai i Shkelzen Maliqit , keshilltar i Edi Rames
Shkelzen Maliqi bene pjese be grupin titist te shqiptareve proserb por , ne Kosove shume me i fuqishem dhe
” antiserb ” ishte grupi i markesit-leninisteve ose LPK -isteve ( Levizja Popullire e Kosoves )
Te dy grupet qe sot ne veper kane identifikuar vehten e tyre dhe kane dale ne siperfaqe me gjithe patyresine e tyre , kishin te perbashjet
” patriotizmin e madh shqiptar dhe urrejtjen patilogjike serbe ” ( ashtu me propaganden e vete i kishte shpallur Beigeadi ) por qe ne praktike , ne veprat dhe punen e tyre te perditeshme ndodhte e kunderta
Nuk keni pa gje akoma …!
Tè ishte pèr Francèn dhe politikèn e saj, Kosova, do ishte sot njè Serbrenicè e dytè, njè varr massiv, me viktimat e gjenocidit derb.
Pozat delirante tè kètij presidenti francez, nuk duhet tè jenè problemi i shqiptarève.
Nèse ka njè kundèrshtar nè aspektin e pèrfaqèsimit tè interesante shqiptare, ai èshtè shqiptar dhe quhet PAAFTÈSI SHTETFORMUESE.
Korrupsioni, mosfunksionimi i ligjit dhe me tè dèshtimi i shoqèrive shqiptare nè bashkèjetesèn si komunitet, janè municion pèr tè gjithè ata qè historikisht, kanè qènè nè anèn e armiqve shqiptarè.
SHBA, ishin dhe janè garancia e egzistencès sonè. Le tè shpresojmè, qè tè jemi tè zotè, ta ruajmè kètè thesar.
Nèse nuk ia dalim, atèherè ia kemi hequr vetes, nuk na e bènè tè tjerèt.
Tè jesh ekspert pèr tè analizuar kundèrshtarin por i pazoti tè rregullosh shtèpinè tènde, èshtè paksa e tepèrt nè kètè botèn e sotme.
Energjia shqiptare, nèse egziston mè, le tè shkojè pèr vendosjen e njè sistemi politik, qè u mundèson qytetarève shqiptarè njè jetè nè dinjitet. Realiteti qè kemi, nuk lè vènd pèr tu lèvduar.
Pèr sa kohè Shqipèria, nuk gjen forcè pèr tè çliruar vetveten nga tirania e krimit dhe hajnisè, shqiptarèt do vazhdojmè degdisjen nèpèr botè.
E kujt i intereson nè kushte tè tilla, vizita e Macron nè Beograd?
Miqesite tradicionale nuk ekzistojne me askund pervec se te Rusia dhe popujve sllave. Te tjeret ne perendim perfshi SHBA jane vetem Konjukturale. Vende te vogla si Shqiperia e kane detyrim nacionalizmin si i vetmi mjet qe i mbron nga neperkembja e konjukturave. Duhen pra shtetare filoshqiptare qe mbajne pushtet me baze interesat kombetare jo me baze bythlepirje nderkombetare si filo X apo filo Y.
Mbas vdekjes se Enver Hoxhes, ne vjeshte te atij viti ka ardhur ne Tirane nje minister francez me nje shpure shume te madhe gazetaresh e plot te tjere.
Ishte ardhja e pare e nje personaliteti te madh nga nje vend perendimor e cila u shfrytezua per ASGJE.
Shabani ngaterohet disi vetem per tu treguar pak filoamerikan apo filogjerman
Pirdh o gjyshe se lirohesh… Dhe qysh ja thonin emrin atij minirucit pa portofol?
Ornela ti je mi ?
. —Ballkani , ka qene e do te mbetet ” FUCI BAROTI” .. , i mbjelle me ”cibane” dhe ”vatra zjarri” nga FORCAT NACIONAL-SHOVINISTE SLLAVO – GREKE , te nxitura apo mbeshtetura historikisht nga qarqe te interesuara dikur te Evropes percare , ndersa sot nen petkun e ”Evropes Bashkuar ” . Me te interesuarit kane qene e mbeten LOBET LUFTENXITESE TE ARMATIMIT. !! ME I RREZIKUARI NE LEVIZJET DHE LOJRAT E ARDHESHME ME BALLKANIN MBETET FAKTORI SHQIPTAR .
— Periudha 50 vjecare , fale rrethanave favorizuse te ‘’luftes se ftohte’’ Lindje-Perendim, dhe te aftesise vete qeverisese te vete shtetit shqiptar, do te mbetet he per he e vetmja periudha qe realizoje ne disa drejtime shtetin konsoliduar , ne vecanti ne aftesine mbrojtese te vendit ,…
Mbetem gjthenje i mendimi se , ne se nuk meren masa serioze, ne se nuk ndertohet nje strategji e program per ta nxjere vendin nga shkaterrimi, kolapsi e bjerrimi ekonomik , usahtarak, moralo-psikologjiKE, NE SE NUK NDERPRITET LUFTA POLITIKE E PA KUPTIMTE vete helmuese, vetembytese e vete asgjesuse. Ne rast se nuk krijohet nje fryme pajtimi e mirkuptimi MBARE KOMBETARE, per te hecur me moton ”NJE KOMB , NJE QENDRIM ….Ejetr.. e ardhja e atij vendi eshte e rrezikuar , nga shperberja e tjetersimi I ME TEJSHEM I TROJEVE , humbja e pavaresise dhe integritetit .
Zoti Shaban Murati , meriton falnerime. Eshte nder te paktet intelektuale qe ndricon e rrezaton qarte. Kambanat po bien per ata qe kane sy dhe vesh..!!. NESER , ESHTE VON..!!
Tomor Voda — NY-USA