Profili tregtar, OBT: Shqipëria zë 0.01% të tregut global të eksporteve

August 31, 2018 12:39

Profili tregtar, OBT: Shqipëria zë 0.01% të tregut global të eksporteve

Organizata Botërore e Tregtisë ka publikuar një raport mjaft të zgjeruar ku jep profilin tregtar të 170 ekonomive të ndryshme të botës, mes të cilave edhe Shqipëria. Ky dokument është një ndër më të rëndësishmit në këtë sektor, dhe shërben si guidë për tregtarët dhe investitorët.

Kjo është kartolina e Shqipërisë për tregtinë. Raporti i profilit të tregtisë 2017, tregon me detaje, thuajse çdo sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me tregtinë, si dhe jep një renditje në nivel global.

Sa i përket tregtisë, në drejtim të eksporteve, Shqipëria mban vendin e 132-të në botë, nga vend i 131-të i vitit të kaluar. Sa i përket importeve, atë të 120 nga vend i 126-të i 2017-ës. Së i përket shërbimeve tregtare, Shqipëria renditet në vendin e 93 dhe 110-të për eksportet dhe importet, nga vendi  i 99-të dhe 114-të respektivisht, gjë që flet për një përmirësim të lehtë në renditje, shkruan scan tv.

Shqipëria zë kështu 0.01% të tregut global të eksporteve dhe 0.03% të importeve. Bosnje Hercegovina është bindshëm më mirë se ne në dy nga katër indikatorët.

Mali i Zi është më keq se Shqipëria, thotë Organizata Botërore e Tregtisë, në të katër indikatorët. Serbia është më mirë se Shqipëria në të katër indikatorët kryesorë, me një diferencë të ndjeshme.

Maqedonia ndërkohë është më mirë se Shqipëria vetëm për import-eksport, ndërkohë që mbetet mbrapa sa i përket shërbimeve tregtare. Kosova ndërkohë, që është një ndër 6 vendet e zonës së përbashkët ekonomike, nuk merret në analizë nga organizata.

o.j/dita

August 31, 2018 12:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*