Programi bërthamor, Moska mbron Iranin nga akuzat e Izraelit

May 3, 2018 16:12

Programi bërthamor, Moska mbron Iranin nga akuzat e Izraelit

 

“Izraeli duhet të transferojë informacionet mbi programin bërthamor të Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike”.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili është përpjekur të mbrojë Teheranin nga akuzat e Izraelit mbi rritjen e programit bërthamor.

“Specialistët që kanë marrë pjesë në bisedime mbi vërtetësinë e dokumenteve, thonë që është shumë e mundur që këto dosje të kenë lidhje me aktivitete të mëparshme, të regjistruara më parë nga inspektorët e AIEA-s”, tha Lavrov.

Ndërkohë, Teherani nuk do të rinegociojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që ka me fuqitë botërore, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

“Irani nuk do të rinegociojë atë për të cilin jemi pajtuar vite më parë dhe që tani është në zbatim”, ka thënë Zarif në një video të postuar në YouTube.

Presidenti amerikan, Donald Trump është kritik i ashpër i marrëveshjes, sipas së cilës, Teherani është pajtuar për të kufizuar programin bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Trump u ka dhënë afat vendeve nënshkruese evropiane deri më 12 maj për të rregulluar ato që ai i ka cilësuar si “të meta të tmerrshme” të paktit, duke kërcënuar se do të tërheqë Uashingtonin nga i njëjti.

Zarif ka thënë se Shtetet e Bashkuara, “kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjen, duke parandaluar të tjerët që të bëjnë biznes me Iranin”.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është deklaruar më 3 maj kundër prishjes së marrëveshjes bërthamore.

a.s/dita

May 3, 2018 16:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*