Programi i qeverisë “Rama”

September 10, 2013 19:30

Programi i qeverisë “Rama”

Zyra e kryeministrit të mandatuar, Edi Rama vuri në dispozicion të deputetëve dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë 24 orë përpara votimit të qeverisë së re nga parlamenti, programin qeverisës të detajuar të Aleancës për Shqipërinë Europiane 2013-2017.

“Shqipëria e Gjeneratës së re” është motoja e këtij program që do të shoqërojë qeverinë Rama gjatë mandatit qeverisës duke u bazuar në tre kollona, Ligj, Përgjegjësi, Solidaritet.

Programi qeverisë së re, një kopje e të cilit është siguruar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, nis me parathënien e Edi Ramës i cili shprehet se është krenar për besimin që një shumicë e pazakonshme zgjedhësish investuan tek ne “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

“Me diskutimin dhe miratimin e këtij program në Kuvend – thotë Rama – nis përballja me realitetin e vështirë të një Shqipërie të lënduar thellë në trup zemër e mendje nga një rrënim i gjithanshëm”.

“Liri e njerëzve dhe konkurencë, përgjegjesi e gjithkujt përpara vendit dhe ligjit, solidaritet me më të dobëtit, do të jenë – thotë Edi Rama – principet bazë të qeverisjes së re pasi, sic thekson ai – bindja jonë është e thjeshtë: Shqipëria meriton më shumë”.

Pesë janë kapitujt e detajuar të këtij programi. Integrimi në Bashkimin Europian, Shqipëria europiane në rajon dhe në botë, shteti i së drejtës dhe demokratizimi shoqërisë, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet publike.

1) Në kapitullin për shtetin e së drejtës dhe demokratizimin e shoqërisë qeveria e re e zotit Rama vjen me ambicien për rikthimin e Policisë së Shtetit në krye të detyrës për të garantuar rend dhe qetësi duke kontrolluar territorin, duke ulur dukshëm shkallën e kriminalitetit, përfshi normalizimin e trafikut rrugor, duke marrë masat për shmangien e aksidenteve të rënda.

2) Sigurisë së pronës në këtë program i kushtohet një vënd i posaçëm ku qeveria Rama kërkon të vërë në zbatim kthimin dhe kompensimin e pronave private, ndërtimin e agjencisë së legalizimeve dhe duke orientuar procesin e privatizimit të pasurive publike drejt kompensimit të ish-pronarëve.

3) Qeveria e re angazhohet të mobilizojë të gjitha burimet e duhura njerëzore teknike dhe financiare që ajo ka në dispozicion në shërbim të një faqeje të re të sundimit të ligjit në Shqipëri në përputhje me standardet e pritëshme për një vend kandidat në BE. E që kjo të arrihet qeveria e re merr angazhimin në ndërmarrjen e një reforme rrënjësore afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse për të rivendosur integritetin e pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë. Kjo reformë në gjyqësor përmban. Ndryshimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndryshimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, amendimin e Kodit të Procedurës Penale, përfshi ndërtimin e strategjisë kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

4) Intensifikimin e menjehërshëm të luftës kundër korrupsionit duke çmontuar murin e paprekshmërisë e pandëshkueshmërirë – thuhet në program. E për ta realizuar këtë parashikohet parandalim, ndërgjegjësim dhe ndëshkim. Këto tre elementë Qeveria Rama do t’i vendosë në zbatim nëpërmjet hartimit të strategjisë dhe planit kombëtar të veprimit kundër korrupsionit brenda vitit të parë të qeverisjes duke e zbatuar me efektivitet në vitet në vijim.

5) Progami Qeverisë Rama ndalet edhe në çështjet që lidhen me median. “AMA dhe televizioni shqiptar janë shembuj flagrant të moszbatimit të ligjit nën qeverisjen e PD-s dhe se AMA është tërësisht politike dhe e njëanshme, sikurse në shumicën e rasteve reklama qeveritare nuk ndahen në bazë të vlerës së tregut, por në bazë të lidhjeve klienteliste dhe korruptive që kishte qeveria me kanale televizive apo gazeta afër saj. E që kjo situatë të ndryshojë programi qeverisës parashikon kthimin e medias publike në një përfaqësuese të denjë të taksapaguesit shqiptar, përmirësim të standardeve ligjore për gazetarët duke u dhënë akses të shpejtë në marrjen e informacionit, kritere jodiskriminuese objektive dhe transparente për licensimin, përfshi ndryshimin e përbërjes së AMA-s e cila sot është politike, në favor të performancës profesionale për t’u ofruar të gjithë transmetuesve vendor e kombëtarë trajtim të njëjtë para ligjit.

6) Modelei i ri ekonomik për qeverinë e re nënkupton “garantim të rritjes së qëndrueshme duke identifikuar burime të reja që ushqejnë ekonominë apo zëvëndësuesit e disa prej burimeve aktuale të rritjes që në periudha afatshkurtëra dhe afatmesme pritet të kontribuojnë më pak se tani.  Fokusim maksimal drejt politikave prodhuese, sidomos atyre energjitike, industriale dhe agrare duke mbështetur nxitjen e eksporteve, kujdes me stabilitetin financiar dhe shfrytëzimin e kapitalit human në vend.

17) Qeveria Rama angazhohet nëpërmjet këtij program të krijojë 300 mijë vende të reja pune, 40 mijë në industrinë prodhuese, 12 mijë vënde pune shoqëruese të lidhura me to, 15 mijë të lidhura me industrinë e lidhur me detin, 155 mijë në aktivitetet e lidhura me bujqësinë dhe blektorinë, 62 mijë përmes reformimit të programit të ndihmës ekonomike, 11 mijë vënde pune në industrinë e turizmit dhe 4 mije vënde të tjera puna në sektorin e teknologjisë së informacionit.

8) Duke e konsideruar arsimin si një ndër politikat më të mira ekonomike që garanton zhvillim, qeveria e zotit Rama synon që financimi publik për këtë sektor të jetë 5 përqind e nivelit të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhënien fund të mësimit me 3 turne në shkolla, krijimin e kartës së performancës së shkollës.

9) Sfida jonë është që t’u rikthejmë qytetarëve besimin e humbur tek shërbimet shëndetësore duke u dhënë mbrojtjen e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim universal dhe t’u krijojmë kushtet e nevojshme profesionistëve për të shërbyer me cilësi”, thuhet në kapitullin për shëndetësinë ku parashikohet: heqje e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për shërbimet dhe mallrat mjekësore me efekt nga fillimi vitit 2014, ndërtimin e Shërbimit të Kombëtar Shëndetësor që do të jetë paguesi i vetëm i shërbimit të kujdesit shëndetësor duke siguruar që askush mos të përballet me pengesa financiare. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm si dhe Qendra e Kontrollit të Barnave do të kthehet në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Materialeve Shëndetësore.

Programi qeverisës, një botim i kujdeshëm si kapitull të fundit ka CV-të e secilit prej ministrave të kabinetit Rama.

September 10, 2013 19:30
Komento

4 Komente

  1. tiger September 10, 19:09

    Bejani ‘share’ ne Facebook plakut bastard te PD-se – se vetem gjuhen e fb-se kupton tani.

    Reply to this comment
  2. socialisti September 10, 21:07

    Ore po na i thoni dhe ne socialisteve ku ta gjejme

    Reply to this comment
  3. Besarti September 11, 08:19

    ka lezet. shume suksese!

    Reply to this comment
  4. BESIANA GUSHI September 11, 09:23

    GOMARET ME NAFTE TE EDI RAMES

    Une i hodha nje sy ketij programi te hartuar nga dy “eksperte” te çiftit Rama-Meta. Ne pergjithesi mund te them qe eshte me shume nje “boce” se sa nje program i denje per t’ju nenshtruar aprovimit te Kuvendit Shqiptar. Ne shume kapituj perseritjet e argumenteve te çojne deri ne lodhje edhe per faktin qe eshte shkruar me dy kolona duke i ngjasuar me shume nje artikulli gazete se sa, ashtu edhe siç pretendohet, programit te se ardhmes se Shqiperise e te shqiptareve.
    Fjale te mira mund te them vetem per kapitujt e zhvillimit bujqesor e atij industrial, te tjeret jane parciale e ne rastin me te mire konfuzion ideshe e zgjidhjesh te afruara ne fushat qe trajtojne.
    Ja disa nga pikat e dobeta e shume te diskutueshme te ketij programi:
    E para: Partenrshipi nderkombetar i bazuar nder te tjera ne afrimin me modelet indiane e braziliane te zhvillimit jane tejet psikopatike e te pa realizueshme per vendin tone, per motivin e thjeshte qe India eshte nje vend i zhvilluar por duke u nisur nga eksperiencat europiane te bashkepunimit me te siç jane blerjet e komplekseve industriale ne Itali e flakja ne rruge te mijra e mijre punonjesve te ketyre impianteve e ben Indine nje partner te pabesueshem e te rrezikshem per çdo vend te Europes. Ndersa zhvillimi i Brazilit eshte i bazuar ne trnsferimin e impianteve prodhuese te shoqerive multinacjonale ne kete vend per nivelin e ulet te pagave dhe shfrytezimin maksimal te fuqise puntore pa as edhe me te voglen te drejte, duke mbijetuar me therimet e mbetjeve te ketyre shoqerive.
    E dyta: Zhvillimi i infrastrukturave eshte programuar teresisht ne trasportin mbi gome (ka vetem dy rrjeshta per modernizim te hekurudhave) me tere ngjyrat e ylberit te autostradave – ajo e kaltert, ajo, blu, ajo e gjelber, ajo grixhe … qe si ne kontekstin europian ashtu edhe ate boteror jane te pa pranueshme. Transporti mbi goma ne Europe vjen gjithnje duke u reduktuar edhe pse perben mbi 70% te transortit mallra/pasagjere, kundrejt 15-20% te atij hekurudhor gjithnje ne rritje.
    Copetimi i Shqiperise nga veriu ne jug e nga lindja ne perendim me keto monstra te keqesimit te shendetit publik me pasoje katastrofike per te ardhmen e shqiptareve, synon ta ktheje vendin tone ne pelegrinazh shkaterrues te ambjentit, te bukurise, qetesise, virgjerise se trojeve me kthimin e vendit ne nje trampolin kalimi per tere kamjonet europiane qe shkojne drejt Greqise, Bullgarise, Turqise, Italise (ne portet), Rumanise etj. Kjo ide e trishte e “gomareve me nafte” si faktor zhvillimi eshte e papranueshme nga çdo pikeèpamje si ekonomike ashtu edhe shoqerore per Shqiperine e te ardhmes qe duam te ndertojme.
    Se treti: Mjaft nga programet parashikojne krijimin e komisioneve, drejtorive, keshillave per studimin e fenomeneve te zhvillimit, me tere koston e tyre marramendethe, sikur nuk mjaftuan 23 vjet per tu bere nje gje e tille e sikur stafi i Rames me Hariton, Tahirin, Peleshin, etj nuk posedon eksperiencen me te cilen u prezantuan e per te cilen moren votebesimin tone.
    Se katerti: Ne rrjeshtat e ketij programi prezantohen nocione te rrezikeshme per Shqiperine e te ardheshmes.
    a- Futet nocioni i rraportit te tregut te lire te mbajtur nen kontroll nga nje “fuqi ndryshuese”!
    b- Futet idea e çdo vendimarrje e bazuar ne leje-kalimin e keshilltareve Be-USA duke humbur keshtu autonomine e shpirtin e inicjatives autoktone shqiptare,
    c- Futet parimi i studimit te detyrueshem qe ne bangot e fillores te kriminalitetit te organizuar, te droges, te korrupsionit per ti luftuar keto! (mbase perpiluesit e ketyre ideve mendojne qe shqiptaret qe kur lindin jane kriminele).
    d- Futet (ajo qe me beri me te vertete te qesh) edhe parimi i “respektimit per mendimin ndryshe dhe kritike, qe do behen normalitet”!!! E nisen pak dite me pare me “Kodin e Heshtjes” dhe e kane ne stil mjaft te preferuar “bannimin” (fshirjen) e komenteve e kançelimin e pjesmarresve ne forume qe i lendojne sado pak sedren e tyre te semure te tipit mistreco-beratase me emrin Endri Fuga!
    e- Dhe ajo qe eshte me e rrezikeshmja futet nocjoni i “DEMOKRACIOSE DIREKTE” e njohur mire nga historia duke filluar nga Hitleri, Duçe, Ku Klux Klani, Naziskinistet e me shume ke e me shume theritni nen mburojen tuaj pseudo proshqiptare.
    Uroj qe me nje moment riflektimi te ndyshot thellesisht keto zgjidhje pak ortodokse e çiftit te “mendimtareve” te perzgjedhur nga Rama-Meta ne te mire te shqiptareve e te Shqiperise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*