Programi: Mbrojtja e Specieve me identitet fals

May 6, 2016 22:21

Programi: Mbrojtja e Specieve me identitet fals

 

Kanë filluar në heshtje dhe larg zhurmës mediatike, thonë Gojët e Liga, veprimet e para të programit të ri të ministrisë së Mjedisit, ai për mbrojtjen e specieve të rrezikuara nga cilido që synon t’i dëmtojë.

Sipas programit të ri, këto specie do të ndryshojnë emër dhe vendbanim, një program i ngjashëm me Mbrojtjen e Dëshmitarëve të FBI-së amerikane, duke nisur një jetë të re në anonimitet, larg syve të keqbërësve dhe armiqve të tyre.

“Me qëllim që të ruajmë jetët e pafajshme dhe të mbrojmë biodiversitetin e ekosistemeve tona më të rëndësishme si liqeni i Shkodrës, ai Ohrit, Prespës, Butrintit, të lagunave e ligatinave më të spikatura të vendit, Programi i Mbrojtjes së Specieve krijon identitete të reja për gjallesat e rrezikuara dhe i vendos ato në vende ku predatorët, qofshin kafshë apo njerëz, nuk do t’i gjejnë kurrë”, tha shefi i programit A.Z, edhe ai nën maskim.

Ai konfirmoi se deri më tani, është arritur që skifteri i liqenit të Shkodrës të zhvendoset, në një pseudonim sekret, në një habitat malor që nuk duhet bërë publik, i maskuar si turtull.

“Mjaft të them se fjala vjen, një grup i vogël lepujsh të egër të shkurreve të Zadrimës janë çuar në Jezercë të maskuar si ngjala. I kemi këshilluar të mbajnë profil të ulët dhe të mos bien shumë në sy”, tha A.Z.

Megjithatë, programi ka patur edhe incidente që janë të kuptueshme. Kanë filluar hetimet nga ministria, pasi një tufë kaprojsh të maleve të Kolonjës u çuan pa sukses për të jetuar pranë një komuniteti delfinësh në gjirin e Shëngjinit.

Por puna vazhdon.

May 6, 2016 22:21
Komento

3 Komente

  1. demo February 29, 03:29

    Gjuetaret e zones se Lushnjes jane pirate te papam ne toke,ne det,ne ajer.Nje pershendetje nper Koli Shtembarin,Lad Qosen,Bujar Gjoshin dhe yllin e Karavastase Pali Zaken qe i zhduken me sukses Demin autokton te pyllit te Divjakes,thellezen e fushes dhe fazanet qe hodhi shteti si rasat qe ne 1970. Pushka top dhe pacin fatin e gjallesave te pafajshme!

    Reply to this comment
  2. Veri February 29, 12:51

    O Dita, keta lepujt e maskuar si ngjala nuk i keni mcef mire ne Jezerc. maskimi me i mire eshte ne gjirin e lalzit

    Reply to this comment
  3. per demon February 29, 12:55

    demo je i madh kushdo qofsh. edhe pse kta bejne humor, denoncimi me emra per zhdukesit e gjallesave esht i domosdoshem. Ishalla lexon emrin nonjeri prej tyre dhe i skuqet surrati po i ka mbet ndonje pike gjak

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*