Programi YES, mundësi studimi në SHBA: Kriteret dhe si të aplikoni

September 10, 2018 11:25

Programi YES, mundësi studimi në SHBA: Kriteret dhe si të aplikoni

Një mundësi e mirë për të gjithë ata të lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004, e që janë me rezultate të mira në mësime.

Ambasada amerikane njofton sot se këta nxënës mund të përfitojnë nga programi  YES.

Ky program u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit — pa pagesë”

Jeni në klasën e 10-të ose të 11-të në shkollë të mesme? Keni rezultate të mira në shkollë? Jeni lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004? Programi YES, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit — pa pagesë! Mësoni se si mund të aplikoni  👉 https://goo.gl/h4XB9m“, shkruan Ambasada në njoftimin e saj.

o.j/dita

September 10, 2018 11:25
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*