Projekt ogurzi

Dërguar me SMS May 7, 2016 10:44

Projekt ogurzi

Projekti për promovimin e fesë në shkolla. Z.Kryeministër nuk do ta bënte një propozim të tillë nëse do ta dinte se klerikët në vendet e zhvilluara përpiqen për të penetruar me programet e tyre në shkolla dhe në politikën shtetërore apo ndërkombëtare, por përgjithësisht ndeshin në rezistencën e ligjit dhe të nivelit të lartë të pushtetarëve përkatës, arsimtarëve, shkencëtarëve, laikëve, jofetarëve dhe shoqatave të tyre. Nëse ai i di edhe këto, atëherë pikëpyetja është më e madhe. Ai ka treguar mungesë konsiderate duke vendosur vetë pa të drejtë për një çështje kardinale që meriton diskutimin dhe miratimin nga të gjithë segmentet e shoqërisë duke krijuar dyshime të forta për arsyet e një lajthitje të tillë. Ky projekt ogurzi është një goditje e rëndë për të ardhmen e shqiptarëve në rrugën e përparimit. Futja e fesë në shkolla është rruga e trullosjes dhe nënshtrimit ndaj Zotit dhe regjimit, jo rruga e demokracisë, unitetit dhe lirisë.

Dërguar me SMS May 7, 2016 10:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*