Projektet e mëdha për Durrësin, Duma: Tregje, markata e peshkut, lunapark

May 29, 2015 16:31

Projektet e mëdha për Durrësin, Duma: Tregje, markata e peshkut, lunapark

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me gratë e fshatit Kullë në Sukth mbi projektet e bashkisë së re. Duma tha se do të ndërtojë 3 tregje të mëdha bujqësore çka do të mundësojnë shitjen shpejt dhe me çmim më të lartë të produkteve të fermerëve në këtë zonë që bujqësinë e kanë prioritet. Sipas saj, projekti përfshin edhe ndërtimin e portit dhe markatës së peshkimit por edhe një lunapark që do të ndërtohen pranë komunave dhe jo në bregdet.

“Kushdo që më pyet se cilat do jenë projektet e mëdha të Durrësit, do ketë vepra të mëdha siç do jetë markata e peshkut dhe porti i peshkimit që do rehabilitohen plotësisht. Ashtu siç do ketë në anën veriore projektin e një Lunaparku, pra një kënd i madh që do të jetë atraktiv. Nuk do të jetë në bregdet por në pjesën e komunave. Ashtu siç do të jenë projekte të 3 tregjeve të mëdha të produkteve bujqësore dhe frigoriferike që do të krijojnë aksesin dhe hyrjen e produkteve në tregjet e mëdha në atë të Durrësit”, tha Duma.

May 29, 2015 16:31
Komento

8 Komente

  1. agim May 29, 17:01

    ah moj grid moj grid sa i ke ngja luli ngel tu shpif

    Reply to this comment
    • genci May 29, 17:06

      Njeriut shifi punen jo gunen, ndersa grides mund t’i shohesh vetem sumen.

      Reply to this comment
      • lumila May 29, 17:10

        Nuk e di pse kjo femer nuk me ngjall aspak besimin, se ka natyre flirtuese, nje njeri qe ka besim te aftesite e veta dhe qe punon, s’ka pse te flirtoje gjate gjithe kohes, pastaj flokte e gjata, mendte e paketa.

        Reply to this comment
  2. trimi korces May 29, 17:03

    Grida, nje karte e djegur per tiranen, tani edhe per durresin.

    Reply to this comment
  3. yrjana May 29, 17:05

    Tani na bindi kjo Grida. Ajo duket sa e interesuar per Durresin, si jabanxheshe me qera sa per kohe fushate, ne duam nje njeri qe te jetoje me Durresin dhe problemet e qytetit, jo te shkoje si per pushime nje here ne fundjave ne shtepine ne plazh.

    Reply to this comment
  4. nostradamus May 29, 22:42

    Grda ! Sidomos mos harro MERKATEN E PESHKUT !

    Reply to this comment
  5. lisi May 30, 11:06

    Sa here qe ka nje artikull per Griden, vihet re nje bum komentesh te rilindasve! Kjo tregon

    Reply to this comment
  6. lisi May 30, 11:06

    qe ja ka ne friken Grides! Fundja pema me kokrra gjuhet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*