Projektet e qeverisë, Rama: Fieri, potencial i pashfrytëzuar

June 9, 2018 18:31

Projektet e qeverisë, Rama: Fieri, potencial i pashfrytëzuar

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Apolloni, ku ka prezantuar projektet e reja për qarkun e Fierit.

Rama tha se programi i punësimit mbetej pikë kyçe e detyrimeve të qeverisë në këtë qark.

“Është me rëndësi të nënvizohet që përsa i përket programit tonë të punësimit, Fieri është një nga zonat ku numri i të punësuarve është më i larti. Është me rëndësi të nënvizohet se paketën e programeve për investimet për 3 vitet e ardhshme, theksi është te rritja e mëtejshme e punësimit”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë premtoi përfundimin e rrugës së Semanit, si dhe njoftoi përfundimin e By pass-it të Fierit për sezonin e ardhshëm veror.

“Është e qartë që Fieri ka dhe një potencial të pashfrytëzuar turistik; vija bregdetare që është krejt e pazhvilluar, e ku ne duam të nxisim zhvillim të shpejtë e të arsyeshëm në funksion të dekadave që vijnë. Rindërtimi i plotë i një rruge në Seman; jemi në proces gare e do nisim punën për këtë rrugë duke punuar edhe me bashkinë.

By passi i Fierit është bërë stres i madh për të gjithë ata që jetojnë në këtë zonë, por edhe për turistët e shumtë. Ky do të jetë viti i fundit i këtij stresi, se prishëm kontratat me kompanitë ekzistuese pasi nuk paguanin njëri-tjetrin. Në shtator nisim e nuk e ndalim më punën përpara sezonit tjetër turistik,” tha ai.

Rama gjithashtu tregoi projektet për rafinerinë e naftës, si dhe programin e 100 fshatrave, duke shtuar se turizmi është motori i ekonomisë së vendit.

“Qeveria ka një plan mbështetje për të gjithë ata që do investojnë në agroturizëm, për të krijuar kushtet për të patur një mikëpritje, nga tryezat e deri te dhomat e fjetjes, për të pasur dallim nga restorantet në përgjithësi. Kush merret sot me agroturizëm bën para.

Rafinimi i naftës është në rrugë të mbarë se kemi një kontratë të re për të rritur kapacitetet e rafinerisë, sigurinë dhe prodhimin. Uji i pijshëm ka qenë problem dhe është kthyer në një pikë parësore për ne. Do ndërtojmë ujësjellës të rinj.

Dua të përmend edhe programin e 100 fshatrave, ku Fieri ka 9 të tillë. Të ndërtojmë shembuj të integruar të transformimit në funksion të turizmit, se turizmi është motori i ekonomisë sonë,” tha kryeministri.

Ai e përmbylli duke thënë se “nuk ka qorr me sy në ballë që të mos shohë ndryshimin rrënjësor në Fier”.

s.a/dita

 

 

 

 

 

June 9, 2018 18:31
Komento

10 Komente

  1. Mark U.K June 9, 19:54

    Si ka mundesi si ata laluc nuk e pyesin cfar ke bere.Rama thote :NE DO TE PUNOJM,Po kurr nuk thot ne kemi punue.

    Reply to this comment
  2. info analitike June 9, 21:11

    Dje ishin ata te Zharrezez pastaj naftetaret e me radhe qe moren rrugen drejt Tiranes, sot qe ka nevoje per voten e tyre eshte kriepsikopati qe i begenis duke shkuar ne Fier. Ama mos protestoni se kriepsikoja ka alergji nga protestat ai eshte mesuar vec me nrohoritje dhe me skenderbeizma.

    Reply to this comment
  3. info analitike June 9, 21:12

    Dje ishin ata te Zharrezez pastaj naftetaret e me radhe qe moren rrugen drejt Tiranes, sot qe ka nevoje per voten e tyre eshte kriepsikopati qe i begenis duke shkuar ne Fier. Ama mos protestoni se kriepsikoja ka alergji nga protestat ai eshte mesuar vec me nrohoritje dhe me skenderbeizma. Paska nxjerre gjithe administraten ne diell. Ore po keto oret e punes qe keta nuk jane ne pune kush i paguan?

    Reply to this comment
  4. Loni June 9, 21:34

    Ka erdh rama me tregu prralla.Emisioni vazhdon…

    Reply to this comment
  5. intelektuali June 9, 22:01

    EDI RAMA E FILLOI QEVERISJEN ME ARMET KIMIKE NGA SIRIA, VAZHDOI ME IMPORTIN E PLEHRAVE NGA ITALIA DHE PO E MBYLL ME ISIS-IN NGA BULLGARIA

    Ky Kryeminister Karagjoz tani po ja shet Shqypnine ISIS-it duke lidhur mareveshje ne terrin e nates njesoj si veproi me armet Kimike te Asadit dhe tregon perralla pastaj me Esad Pashen per lalucet e Fierit,

    KUSH E DERGOI BADIGARDIN E ZHVIKOVIT TE BULLGARISE BOIKO BORISOV NE TIRANE?

    Kesaj pyetje duhet t’i pergjigjet mashtruesi i Shqypnise Edi Rama perpara se te flase per Vettingun e politikaneve te korruptuar te shkoje dhe te beje vete Vettingun e ndergjegjes se tij te pistet si ZIFTI i Selenices qe per 5 e kusur vjet ne pushtet nuk i ka bere asnje gje te mire Shqypnise, vetem skandale me tradheti kombetare me te zeza se te Enverit ne Kohen e Qepes te Partise se Punes.

    Reply to this comment
  6. Kujtese June 9, 22:39

    O zoti kryeminister boll dhe llogari para popullit si qemoti kur kisha nje rast ke urgejnaca e Tiranes personit te semure i bera analizat te detyruara ke spritali amerikan paerballe QSTU dhe ishin te njejte persona qe na e percaktuan laborartorin, fatmiresisht na erdhi dhe receta per te trajtuar te semurin ne spital me shpenzimet e familjes per nje muaj sepse spitali nuk ka. Kur deshem mjekun na thane ankohuni ne drejtori pasi i semuri pervec gjakun qe kishte nevoje ia bleme per mbi dhjete ore nuk erdhi nje personel i sherbimit te urdhences ne trejtimin intensiv te na pyeste a keni nevoje per ndonje gje e jo per shendet. Ky eshte mesazhi im po te erdhi mu pergjigj po si rendom nuk keni kohe ti ktheni pergjigje atyre qe ankohen konkretisht.

    Reply to this comment
  7. emigrant June 9, 23:02

    Treguesi me i mire i cilesine se artikujve eshte lloji i audiences qe ato mbledhin.

    Edhe pse maloket perbejne me pak se 40% te popullsise se Shqiperise, prandaj dhe saliu vetem dy here ka fituar zgjedhjet, nje here kur ja dhuroi ramizi dhe nje here kur ja dhuroi meta, popullsia e komentuesve te ketyre palo mediave dominohet bindshem nga maloket, qe mblidhen rreth tyre si mizat mbas m*tit.

    Aq sa edhe ketij palloshit qe ngeli duke u zvarritur neper dyert e kancelerive te Europes i duken media kazani.

    Reply to this comment
  8. Adih June 10, 01:25

    Prit o i pa pergjegjshem reformen ne drejtesi ,qe te shkoje prona tek i zoti dhe mos vazhdo shkeljen e kushtetutes nenin 181 posacerish per tokat , trojet ne bregdet dhe perdhunimit te te drejtave te njeriut ,dhe pastaj mer dhe pastro leket e droges ,me Zamir Manet qe e keni propoganduar si “biljarder “dhe vazhdo si burazeri i jot Sali ,toke ne bregdet , me nje euro m2 ndertoni rezorte .Betonizoje bregdetin o shejtan budalla ,shkatero natyren ,jepi gaz betonizoje ,Ashtu si kopili i jot Vangjush Dako ne Durres ,se denimet kunder shtetit shqiptar e pro pronareve te truallit , nga gjykata e Strasbourgut ,do i pagojne , si deri tani taksa paguesit kokpalare popull..Sa interesohesh per turizmin o shejtan budalla ,ku une qe po te shkruaj kam toke ,per turizem me tapi te rregullta ,dhe skam mare as edhe cm 2 ,dhe natyrisht ne token time , te beje sikur edhe nje kasolle me gjithe interesimin e vazhdueshem sme keni lejuar ,dhe te vije neser ,ne token time te bej turizem dhe te paguaj per ty ,me emrin e ” biljarderit Mane “. Po ju vjen Vettingu dhe reforma ne drejtesi ,gallate do bejme me ju te gjithe ,ashtu sic na keni terheqe zvare sot e mbi 70 vjet ,eshte cdo gje reciproke .Qofshi ju ,o bukshkale qorra ,qe i keni dhe vazhdoni ti hipni kalit per se mbrapshti..
    PS:::Po ta kujtoj o Rame ,kur ishte Saliu i jot kryeminister ,ndodhej ne gjermani ne ate kohe dhe u pezulluan fluturimet nga vullkani ,ishte “biljarderi ” Zamir Mane ,ai qe e pruri me benxin e tij Saliun ne Shqiperi , nga Gjermania ,pyete , se qe te dy mik e keni. Pse jo , keni te drejte , ju duhet patjeter nje cader per mos tju lagur shiu .??!!??!!

    Reply to this comment
  9. pyetje June 10, 06:28

    Sikur gjithe bota te, bojkotoje ket’ mut “turizmi” (qe eshte komplet aktivitet kriminal i nje kaste njerezish, ndaj gjithe pjeses tjeter te popullsise) c’mut do hane keta “ekspert” te ekonomise shqiptare !?!??

    Reply to this comment
  10. Arben June 10, 13:44

    Potencial votash qorre per te majtet

    Cfare meritojne marrin. Te gjatin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*