Projektet me financime të huaja, nga 99% realizim më 2013, vetëm 19% më 2015

December 1, 2015 11:01

Projektet me financime të huaja, nga 99% realizim më 2013, vetëm 19% më 2015

Institucionet publike kanë humbur dukshëm këtë vit aftësinë për të realizuar projektet me financime të huaja.

Ministria e Financave bën me dije se, në fund të nëntëmujorit 2015 projektet me financim të huaj ishin në vlerën e 84.2 milionë eurove ose 19 për qind e programit të periudhës.

Në të njëjtën periudhë të 2014 qeveria disbursoi 109 milionë euro ose 33.33% të programit për financimin e projekteve në kryesisht në infrastrukturë.

Në të njëjtën periudhë të 2013 qeveria lëvroi 165.5 milionë euro, ose 99.8 për qind të programit të projekteve të parashikuara për t’u zhvilluar me financime të huaja.

Ministria e Financave argumenton se për sa i përket realizimit të projekteve me financim të huaj është konstatuar se në realizimin e tyre ekzistojnë disa problematika kryesore si:

Zgjatja në kohë e procedurave të tenderimit, pamjaftueshmëria e fondeve të vëna në dispozicion nga kredituesit, vonesat në punimet civile të shkaktuara nga vonesat në tenderët dhe nga forcat madhore, vonesa në plotësimin me staf të njësisë zbatuese, duke penguar implementimin e projektit, punime shtesë të paparashikuara në kontratë dhe të domosdoshme për t’u kryer, të cilat kërkojnë kohë dhe fonde shtesë për t’u realizuar, etj. /Monitor/

 

sektoret-ekonomik

December 1, 2015 11:01
Komento

5 Komente

  1. Bill Right December 1, 13:43

    Troc o zoterinj…keta jane te PAAFTE…Nuk kam pare qeveri me te paafte ne krye te shqipetareve…Nuk kam pare me gallofe megallomane e injorante…Koha po e tregon qe keta po na zhysin ne mjerim…

    Reply to this comment
  2. info-analitike December 1, 14:56

    Si mund te jene te afte njerez qe nuk kane punuar kurre ne jeten e tyre. Ata jane nesuar vec te zhvasin fonde te vjedhin. Permendni ndonje gje te kesaj qeverie te miratuar per interes publik.

    Reply to this comment
  3. Kariz Matik December 1, 16:02

    Ministria e Financave ben publike faktin, se edhe ata pak investitore te huaj qe ishin ne 2013 kane filluar t’i kthejne kurrizin nje vendi qe nuk ofron kushte te favorshme biznesi per ta.

    Shfaqesimi me pamjaftueshmerine e fondeve te vena ne dispozicion nga kredituesit behet per te justifikuar papftesine e “eksperteve” te ekonomise per te thithur sa me shume investime te huaja me leverdi per te dyja palet kontraktuese.

    Por diku ne tjeter vend fle lepuri. E verteta eshte se kerkesat kryesore te investitoreve potenciale perendimore nuk mund te plotesohen. Dhe me kryesorja nder to eshte ajo, qe edhe vete elefanti aziatik prej vitesh e ka kuptuar, e pra GARANCIA E INVESTIMEVE. Dhe kjo garanci nuk mund te jepet nga nje vend qe ne vend te te mirave materiale prodhon “pesticide kunder mushkonjave”

    Reply to this comment
  4. Mark uk December 1, 17:57

    Edhe kur quheshim Patia e Punes e thonim me te madhe:Te mbeshtetemi te forcat tona.Edhe bare do ham e armikut nuk ja shtrijm doren.Perpara me Edverin ne balle per fitore te reja.

    Reply to this comment
  5. Arben December 1, 18:47

    RROFSHIN OJQ-ISTAT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*