Projekti 1 mld Euro, FMN: Pezulloni përkohësisht koncesionet

March 6, 2018 20:14

Projekti 1 mld Euro, FMN: Pezulloni përkohësisht koncesionet

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon Qeverisë të ndalojë përkohësisht dhënien e koncesioneve nga programi 1 miliardë euro. Kërkesa e fortë vjen nga shefi i Zyrës së FMN në Tiranë, Jens Reinke në një intervistë dhënë për Top Channel.

“Ne kemi deklaruar që kuadri institucional për menaxhimin e koncesioneve mbetet i papërshtatshëm. Sigurisht ndërtimi i kapaciteteve dhe institucioneve të duhura kërkon një kohë të caktuar, ndaj kemi këshilluar Qeverinë që të marrë një pushim të shkurtër, të pezullojë dhënien e koncesioneve të reja”, thotë ai.

Sipas shefit të FMN në Tiranë thuajse të gjitha koncesionet jepen pa një analizë të qartë mes kostove që paguajnë qytetarët dhe përfitimeve që ato sjellin.

“Duhet të kemi një listë konsistente të projekteve prioritare që bëhen me koncesion, por jo vetëm. Sot nuk e kemi. Çdo koncesion, përfshirë ato të mëdhatë e dhëna së fundmi, del nga një proces jo shumë formal. Së dyti, duhet të kemi një njësi të fortë në Ministrinë e Financave që bën analizën e kosto-përfitimeve për çdo projekt dhe të ketë fuqinë të refuzojë projektet pa leverdi. Duhet theksuar se Qeveria ka bërë njëfarë progresi. Ka një njësi më të mirë për PPP-të në Ministrinë e Financave, si dhe një njësi për riskun fiskal, por koordinimi mes tyre nuk është i mirë dhe ato nuk luajnë një rol të mjaftueshëm në planifikimin dhe prioritarizimin e projekteve të investimeve”, vijon Reinke.

Shefi i Zyrës së Fondit thotë se Qeveria duhet t’i japë fund miratimit të koncesioneve që vijnë si propozime nga privatët.

“Programi i investimeve të qeverisë duhet të jetë konsistent dhe i mirëmenduar. Ai duhet të mbajë parasysh përfitimet totale në rrjetin e infrastrukturës, që vijnë nga investimet e ndryshme. Kjo nuk mund të ndodhë kur Qeveria thjesht miraton propozimet e pakërkuara që vijnë nga privatët, por vetëm kur ajo identifikon strategjinë e saj dhe tenderon publikisht ato projekte, të cilat janë përzgjedhur se kanë përfitimet më të mëdha”, këshillon kreu i FMN në Shqipëri.

FMN ka arsye se pse shqetësohet për koncesionet. Kryesorja është efekti që ato kanë në rritjen e borxhit.

“PPP-t përmbajnë risqe thelbësore fiskale. Një nga motivimet kryesore të PPP-ve duket se është shtyrja e pagesës. Pra, investimi bëhet tani me financime nga privatët, Qeveria e paguan më vonë. Kjo ekonomikisht është e njëjtë me huamarrjen. Pra i gjithë investimi, ose një pjesë e tij duhet të regjistrohet si borxh publik”, deklaron FMN.

o.j/dita

March 6, 2018 20:14
Komento

6 Komente

  1. Hammerhaituri March 6, 22:30

    Ketu ma lidhni gomarin te gjith ju komentaret e bananeve! K”to jane probleme qe te bejne ose te afrohesh ose te largohesh me shume nga Europa! Ta zhytesh shtetin ne borxhe dhe t’ja mushesh trastat atyre qe korruptojne! K’tu eshte per ti pa ku hedhin firmen dhe per ke , te nderuarit pushtetar!!
    Jo me mire flasim per Hoxhen akoma pro apo kundera i mir apo i keq! Ku jane propozimet per komisjone kontrolli ose mekanizma te tilla ?

    Reply to this comment
    • Turi March 7, 00:52

      FMN eshte e interesuar qe shteti shqiptar te marre borxhe nga FMN dhe jo nga qytetaret shqiptare. Keshtu fitimet e majme do ti shkojne FMN-se. Shteti shqiptar duhet te inkurajoje qytetaret shqiptare qe te investojne dhe sigurisht le te behn qytetaret shqiptare te pasur. z. Rama i ka sqaruar qytetaret se si punojne dhenia me koncesion e nje, psh, laboratori. Ngrihet nga privati dhe ai ja kthen shtetit ne 10 vjet. Pra analizat e qytetareve behen te plota dhe laboratori i kthehet shtetit. Sigurisht qe investitori ka leverdi sepse fiton. Por kush eshte ai investitor qe nuk fiton?

      Reply to this comment
  2. demo March 6, 23:14

    I kontrolloni ju qe jepni parate ku shkojne koncessionet?E dini ju se Lubia Beqja gllaberoi 600 miljon euro Concesione per tja dhene 140 miljone euro Vilma Nushit
    se do benin analiza chek up shqiptaret ne klinikat e shtetit ,,me mjetet e shtetit,me laborantet e shtetit,ne laboratoret e shtetit,vetem 140 miljon euro do i fuste ne xhep Vilma Nushi.Mori 120 miljon euro Concessionion e hemodializes nje kafe me 4 karrike ne Lapardhe te Beratit.Mori Concesionin 300 miljon Euro te Inceneratoreve nje fshatar nga Libofsha qe kishte 1000 euro ne banke dhe nje lap-top ku klikonte per tendera,nga zyra qe kishte marre me qera tek kullat..Ore paret me thase ti kini ju te FMN,keta te gjejne 500 sebepe per pune koti dhe concessione fantazme qe tjua rrjepin ato para dhe tja lene borxh popullit,me keq se Greqia.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 March 7, 00:40

    Bravo FMN qe i thote ndal vjedhjes me te madhe qe po i behet shtetit dhe popullit shqiptar nga banda e rilindjes nepermjet koncensioneve PP.
    Mos jepni me borxhe se ikin ne drejtim te ditur,ato stimulojne korrupsionin dhe krimin

    Reply to this comment
  4. info analitike March 7, 02:46

    Ore po burg do te kete per keta lubite apo vetem per ata te vobektet e faturave te dritave dhe ujit?

    Reply to this comment
  5. njerezit te zbulojne March 7, 13:37

    Interesant, e paska thene ne televizionin e degraduar i nenquajtur Top Channel. Po pse pikerisht ketu? Me pelqeu nje komentues dmth mendimi tij se FMN e ben kete sepse do qe Shqiperia te marri borxh tek FMN dhe jo tek shqiptaret! Per mua eshte shume e sakte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*