PROJEKTI I GUXIMSHËM / Internet, shëtitore me gurë Svarovski dhe ndriçim publik fotovoltaik në fshatin pa ujë

September 3, 2019 19:10

PROJEKTI I GUXIMSHËM / Internet, shëtitore me gurë Svarovski dhe ndriçim publik fotovoltaik në fshatin pa ujë

Një ditë e veçantë që do të mbetet në historinë e 34 banorëve të tij, ishte e hëna e kaluar për rezidentët e përhershëm të fshatit Eshkë të komunës së Thatanikut. Në rrugën drejt fshatit, ku sipas statistikave këmbimi mes dy makinave ka përfunduar me njërën prej tyre në kanal në 110% të rasteve, u shfaq një autokolonë mjetesh që i shtyu 15 pleqtë e mbetur të lëshojnë thirrjen për të kapur cfurqet, sepse po vinte gjermani.

Por thirrja nuk pati jehonë, pohojnë burime të thara për Gojët e Liga, sepse pleqve luftarakë u ishte tharë gurmazi dhe nuk nxirrnin dot zë.

Nga ana tjetër, pasi u vu re se nga një prej mjeteve doli një gjë e gjatë me shallvare dhe zë baritoni, të gjithë e kuptuan se fshatin Eshkë të Komunës Thatanik e kishte nderuar vetë KM Edi.

 Pasi 34 banorët e fshatit, 25 kameramanët dhe 40 shoqëruesit e shefit të qeverisë u bënë bashkë nën hijen e rrapit alfa në qendër të fshatit, KM Edi u dha të pranishmëve sihariqin që askush nuk e priste:

“Në kundër të projektit “99 katundet”, fshati Eshkë do të ketë më në fund pedonalen e merituar, që e keni kërkuar për kaq vite,” deklaroi KM Edi, “punimet do të bëhen me gurë nga të gjitha zonat e Shqipërisë, veprat artistike me mermerin e Kararës ndërsa ornamentet finale me gurët e Svarovskit”.

 Banorët, duke mbajtur njërën dorë në vesh për të dëgjuar më mirë, nisën të pyesnin njëri-tjetrin:

“Ça tha qy ere? Jemi lidhur me rusin?”

Por reporterët i sqaruan: “Do shtrojë bulevard, xhaxha, si m’Tirant, me gurë nga Karara që të gjeni dhe ju karar, se e meritoni!”

Pasi disa inxhinierë i hapën KM Edit disa tabakë projektesh dhe ky tregonte me gisht para kamerave disa vija që duheshin ndryshuar, shefi i qeverisë iu drejtua sërish audiencës së topitur:

“Jo vetëm kaq, por në celularët tuaj këtej e tutje do keni vetëm internet 7G falë një donacioni të ambasadës së Tropikut të Gaforres!”

Në atë pikë u hodh plaku më zevzek i fshatit Eshkë, thataniku 87 vjeçar Burim Kroi:

“Jo të keqen. Deshi të më qeraste njëherë çuni në Durrës, por gaforret nuk i hamë! Ndonjë thelë mish po pate…”.

Haha, sa xhaxho i lezetshëm, tha KM Edi dhe dha sihariqin e fundit:

“E që të mos thoni se nuk i mbajmë premtimet: Pedonalja juaj nuk do harxhojë korrentin e shtetit. Jo, ajo do vetëndriçohet nga impiantet fotovoltaike që do montojmë nëpër shtylla”.

Pas fjalisë së fundit, shumica psherëtinë të trishtuar dhe ja përcollën lajmin njëri-tjetrit:

“E muarrt vesh? Foto Volta ka ikur. Burrë i mirë ka qenë i shkreti Foto…” 

Në këto e sipër, pohojnë burimet, Burim Kroi iu afrua KM Edit:

“O zoti Sadrazem! Ke folur si burrat, po asnjë llaf s’të mora vesh. Ne si fshat një kërkesë kemi: A ka mundësi të na sjellësh ujin? Janë ndarë 10 herë paratë e ujësjellësit, që kur ishim 600 banorë. Tre herë e ke prerë shiritin vetëm ti. Edhe mua që më sheh, ma kanë vënë emrin Burim se farefisi më shihte dhe i dukej sikur freskohej… Të kam rixha”.

KM Edi buzëqeshi me përzemërsi:

“Po si jo mor xhaxha! Do ta shohim, do ta shohim. Unë e kam llogaritur për katër-vjeçarin tjetër, se ja, filluan shirat tani. Po ti më shkruaj njëherë në portalin Edi-o-figurembarëkombetare.al, në rubrikën kryeministriqëduam!”

 

*****

SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike që ujitet herë pas here në gurrën e pashtershme të projekteve qeveritare

September 3, 2019 19:10
Komento

14 Komente

  1. kujtimi September 3, 17:08

    Po vere more gazetar emrin qe ta dime se kush jane gojet e qelbura qe ndotin kete vend.

    Reply to this comment
  2. drita September 3, 18:13

    Pse nuk e di ende se cilat jane qelbesirat qe ndyjne kete vend? Qenke mbrapa shume…. fillon me nje te gjate me brekushe te pista dhe vazhdon me shume krimba dhe vemje. Me mire bej pyetjen si mund t’i qerrojme qelbesirat

    Reply to this comment
  3. Trapi September 3, 19:17

    Idiot
    Te erdhi keq per shLlvRexhiun

    Reply to this comment
  4. Peci September 3, 22:16

    O kujtim kellira, e ke xixe nga pastertia dhe shendeti ket vend dhe ta ndoten gazetaret, kshtu? O kokrra hajvanit

    Reply to this comment
  5. Zorro September 3, 23:17

    Ju komentuesit anti shallvare jeni ziliqare,se nuk e dini,qe kur palloshi po ben turistike 100 fshatrat,ne medien boterore kuptojne se qytetet me siguri qe do jene bere PARAJSE!
    Por ata nuk e dine se ky pallosh hedh miliarda leke ne qendrat e qyteteve se atje kalojne turistet,ambasadoret etj!
    Nga ana tjeter duke hedhur ne nje fshat ku kane ikur shimica e banoreve,qe te huajt nuk e dine kete fakt,palloshi hedh 1 milion leke,por ne letra shkruan 1 miliard,se atje vetem pleqte kane mbetur dhe e hedhin firmen kollaj!
    Por edhe gzetaret qe i quan KAZAN ky palloshi mire ua ben,se ata te TOP CHANNEL-it kalojne 20 here ne dite ne Yzberisht me 50 mije banore,ku bashkia nuk ka hedhur asnje qindarke per cerdhe,kopshte,kende lojrashmbiblioteka etj!
    Yzberishti eshte nje shembull se si diskriminon 50 mije banoret e Tiranes nje qeveri fashiste qe e heq veten per europiane!

    Reply to this comment
  6. kujtimi September 4, 08:33

    Me vjen keq nga disa komentues (sigurisht nuk mund te presesh tjeter gje nga kjo gazete e gazetaret e saj), te vilet perdorin fyerje per nje kerkese fare normale timen, kush eshte gazetari qe shkruan kete shkrim??? Ku eshte e keqja ketu??? Turp per ata qe fyejne e per ata qe i editojne keto fyerje!!!

    Reply to this comment
    • Dashi September 4, 16:09

      Kujtim, nqs e ke kshtu emrin. Lexoje mire cfar ke shkruar dhe pastaj quaje kerkes normale, para se te besh shejtan budallane pse tu hodhen komentuesit. Ti do autorin per te marr vesh kush e ndot kete vend? Se ke kuptuar se ndotjen nuk e bejne ata qe shkrujne mbi ndotjen, por ata qe ndotin? Nqs jo, qenke bete I ndotur.

      Reply to this comment
      • Rebel September 4, 18:12

        Po u shtroj nje pyetje te gjithe lexuesve te DITA-s:
        Kush e kontrollon kryeministrin Rama per te gjithe investimet qe ben,ku i bazon,ne interes te kujt i ben,cfare prioritetesh ndjek,kujt i jepet perparesi,a i sherbejne qytetareve apo vete atij,ne se investimet behen sipas nevojes reale,ne perpjestim te drejte me sasine dhe dendesine e popullsise apo ku i intereson imazhit te tij?

        Reply to this comment
        • Aladini me Eskortë September 5, 02:07

          Pergjigje
          Kokministrin tone e kontrollon kokministri vete.
          Nje koke aq e madhe, nuk pranon kontrolle te tjera.
          Dhe e ka dhe ne gen.
          Mua o shoke me eshte mbushur mendja top qe ky koka e madhe qe zot cfare fati patem qe na erdh n krye, ky mor zoterinj me siguri eshte nipi i Zogut Ahmet jo i Vlashit, shoferit te Zogut.
          Vlashi 1.62 ka qene, ky pello eshte 2 metra njesoj si djali Zogut, Leka dhe pinjollet e tjere te Ahmetit.
          Ndaj e ka j gjak hajdutllikun dhe pelivanllikun ky
          Dhe majeni mend po nuk deshi nje dite me ndrru dhe Kushtetuten si gjyshi e t shpallet mbret.
          Se t dhenat i ka.
          Nuk eshte si ne te vdekshmit e zakonshem.
          E keni pare si e ben fytyren kur flet dikush tjeter dhe ky medemek degjon?
          Eshte race e zgjedhur

          Reply to this comment
  7. qazim September 10, 17:05

    Si gjithnje,humor teper bajat.Nuk e di se kujt mediokri ja besoni keto idiotesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*