Projekti i NATO-s ngjall shpresë për kthimin e krenarisë së humbur

February 2, 2019 18:35

Projekti i NATO-s ngjall shpresë për kthimin e krenarisë së humbur

Disa dhjetra avionë luftarakë MIG-15 dhe MIG-17, të sjellë nga Bashkimi Sovjetik dhe më vonë nga Kina janë rradhitur si në një ekspozitë të hapur brenda bazës ajrore të Kuçovës. Ata janë dëshmi e armatimit “të rëndë” të Shqipërisë komuniste në epokën e Luftës së Ftohtë.

Por asnjë prej MIG-ëvë nuk fluturon më  prej vitesh. I fundit që u ngrit në fluturim nga Rinasi i mori jetën pilotit Jani Tarifa në vitin 2004 dhe pak muaj më vonë, qeveria vendosi të ndalonte fluturimin e tyre.

Baza ajrore e qytetit të Kuçovës, që dikur mbante emrin Stalin për nder të diktatorit të Bashkimit Sovjetik, nisi të ndërtohej në fillim të viteve 1950 nga sovjetikët, të cilët ndihmuan në ngritjen e saj dhe trajnimin e pilotëve. Skuadrilja e parë me avionë luftarakë u krijua në vitin 1955, thuajse në të njëjtën kohë me krijimin e Paktit të Varshavës.

“Aviacioni ka qenë një nga krenaritë e ish-qytetit Stalin. Kishte diku 200 avionë, 35 kuadro, të gjithë të shkolluar jashtë vendit dhe mendoj që kjo krenari e dikurshme të shërbejë sot për të zhvilluar këtë qytet që është lënë pas dore,” thotë aviatori Viktor Vangjeli (në foton kryesore), sot 79 vjeç, i ulur në kafen e ish-Shtëpisë së Ushtrisë.

Aeroporti ushtarak i Kuçovës mund të kthehet në funksionim së shpejti, këtë herë për llogari të NATO-s, ku Shqipëria aderon prej 10 vjetësh. Aleanca e Atlantikut do të investojë 51 milionë euro për ta bërë bazën ajrore sërish funksionale. Ai pritet të përdoret kryesisht si bazë ndihmëse e Aleancës dhe punimet mund të fillojnë brenda këtij viti.

“Do të jetë një bazë, e cila zotëron kapacitetet e mbajtjes së avionëve luftarakë,” tha gjatë një konference për shtyp në Ministrinë e Mbrojtjes këtë janar, Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s gjeneral Tod D. Wolters.

Qyteti i ish-punëtorëve

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e saj ajrore, i cili u njoftua në fillim në gusht 2018, ka trazuar prej muajsh përgjumjen e gjatë të qytetit të Kuçovës, që përndryshe vuan nga papunësia e theksuar dhe një mori problemesh të tjera.

Në ish-Shtëpinë e Ushtarakëve në qendër të qytetit të Kuçovës vazhdojnë të mblidhen ish- naftëtarë, ish-drejtues ndërmarrjesh dhe ata pak ish-aviatorë të mbetur në qytet. Ndërsa luajnë domino e kalojnë ditët duke biseduar për këtë çështje, ata shpresojnë se investimi i NATO-s do të sjellë rilulëzimin e qytetit, i cili prej vitesh është kthyer në një vend ish-ndërmarrjesh dhe ish-punëtorësh.

Kafeneja dhe çka mbetur prej godinës po kalon ditë të vështira në përpjekje për t’i mbijetuar vetë-financimit, por njerëzit që rrinë aty kujtojnë se ajo ka qenë një nga krenaritë e kohës, ku kalonin kohën e lirë njerëzit më të njohur të qytetit.

“Në total 15 ndërmarrje, 11 prej të cilave ekomonike ka pasur dikur qyteti”, thotë Andrea Rafaeli, mësues në profesion.  “Uzina e Përpunimit të Naftës, Uzina Mekanike e Shfrytëzimit, Ndërmarrja e Nxjerrjes së Naftës, TEC-i, Transporti, Ndërtim Montimi, Laboratori Shkencor i Naftës, Fabrika e Artikujve Larës, Fabrika e Tullave, Shkolla e Mesme Politeknike, Aviacioni, Instituti i Naftës, të gjitha këto e bënin qytetin të lakmuar nga të gjithë,” thotë Andrea ndërsa shton se Kuçova sot është lënë krejtësisht pas dore.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij, Elsa, e cila drejton një organizatë jo qeveritare, shpresojnë se qyteti mund të ringrihet dhe investimi i planifikuar i NATO-s i ka bërë më optimistë.

“Ndërmarrjet u mbyllën njëra pas tjetrës, intelektualët u larguan nga qyteti, trazirat e vitit 1997 na goditën rëndë. Punë sot nuk ka, të rinjtë pas shkollimit nuk kthehen në qytet dhe ne shpresojmë që investimi i NATO-s të rikthejë aktivitetin atje, ku do punojnë më shumë njerëz, do ketë shpenzime që do bëhen dhe në qytet, kjo na bën që ta shohim me optimizëm,” thotë Andrea.

Bashkëshortja e tij është nostalgjike për qytetin, që sipas saj ka pasur dikur “qytetari mjaft të lartë”, pasi të gjithë drejtuesit e ndërmarrjeve, uzinave, pilotët ishin të shkolluar jashtë vendit.

“Të dy fëmijët e mi pas studimeve nuk u kthyen më në qytetin e tyre, ndonëse Kuçova ka një klimë shumë të mirë, lundron në pasuri tokësore si nafta, por sot shumë pak banorë e shohin qytetin me optimizëm dhe duan të largohen. Por unë shpresoj se investimi i NATO-s”, do na rikthejë ndriçimin e dikurshëm të qytetit,” thotë ajo për BIRN.

Shpresa te NATO

Andrea Rafaeli, mësues në qytetin e Kuçovës

Vizita e  Komandantit të Komandës Ajrore të NATO-s, gjeneral Tod Wolters në Tiranë këtë Janar në lidhje me investimin e pritshëm ka shtuar shpresat tek banorët. Wolters tha gjatë vizitës se për NATO-n, baza ishte e rëndësishme.

“Do të jetë një repart, i cili zotëron kapacitetet për të mbajtur burimet e për të vëzhguar fushën e betejës, si dhe do të jetë një repart, i cili zotëron kapacitetet për të mbajtur mjetet e Komandim-Kontrollit të organizmave të ndryshëm që hyjnë e dalin në Shqipëri,” tha ai gjatë vizitës në Tiranë.

I trajnuar për të fluturuar në ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë, Viktor Vangjeli,  nostalgjik i ditëve kur qyteti flinte e zgjohej me zhurmën e avionëve, e sheh këtë investim me optimizëm. “Kuçova, Shqipëria merr një rëndësi strategjike me këtë investim të NATO-s në Aviacionin Ushtarak”, thotë pë BIRN Vangjeli, i cili ka qenë aviator dhe për shumë vite dhe Komisar Regjimenti pranë Aviacionit përgjatë viteve 1963-1990.

Ai shpreson se kështu Shqipëria do të mund të zhvillojë sërish pilotimin dhe do të ngrejë në ajër avionët e saj. Ndërsa investimi i NATO-s sipas Vangjelit mund të zgjojë interesin e të rinjve për mos të ikur nga Shqipëria, dhe pse jo, për t’u bërë pilotë si ai dikur.

Me optimizëm e shohin investimin në bazë dhe drejtuesit lokalë. Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Selfo Kapllani i tha BIRN se vënia në punë e bazës shihet si potencial zhvillimi për rajonin, Kuçovën dhe me gjerë.

“Rikthimi i aviacionit në qytetin, ku dikur ka pasur shtëpinë  e vet është shumë i rëndësishëm, pasi  njerëzit në Kuçovë ndër vite janë rritur së bashku me avionët reaktivë,” tha ai.

Ai beson se investimi do krijojë mundësi të zhvillimit ekonomik si dhe të punësimit, sidomos në shërbimet mbështetesë të infrastrukturës,  gjallërimin e bizneseve, lokaleve, të hotelerisë e zhvillimt të  bujqësisë. “Pasi kërkesat në treg do të jenë më të shumta,” shtoi kryetari i bashkisë.

Përzgjedhja e Kuçovës si bazë nuk e ka habitur Vangjelin.

“Që në 1938 është bërë studimi për ndërtimin e Aviacionit dhe kushtet meteorologjike, hapësira për avionët, por dhe për asetet e tjera ndihmëse ishte e mjaftueshme, ndaj u vendos që të ndërtohej në Kuçovë dhe në 5 Maj të vitit 1955 u hap fillimisht me avionët e parë Mig 15, në 1967 me Mig 17 dhe 1970 me Mig 19,”kujton Vangjeli.

Kushtet meteorologjike i mburri edhe Wolter gjatë vizitës në Tiranë.

“Gjithashtu është një pozicion gjeografik që na ofron neve mundësi shumë të mira atmosferike të motit duke mundësuar ngritjen dhe uljen çdo ditë të avionëve në Kuçovë, falë kushteve natyrore atmosferike të shkëlqyera,” tha ai. Komandanti i Forcës Ajrore po ashtu e sheh bazën si një pozicion strategjik në Ballkan.

Pranë Bazës Ushtarake të Kuçovës lëvizjet janë si gjithmonë të kontrolluara dhe leja për hyrje dhe dalje jepet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes.

Aeroporti zë një sipërfaqe prej rreth 310 ha dhe ndodhet në hyrje të qytetit. Aty ende nuk ka nisur të lëviz asgjë në lidhje me investimin e pritshëm, por për ushtarakët që hyjnë dhe dalin, por që nuk pranojnë të flasin pa leje, investimi jep shpresa.

“Baza do të kthehet në një prej pikave kyçe të NATO-s në rajon. Investimi pritet të modernizojë bazën me teknologjinë e fjalës së fundit,” tha një oficer, duke kërkuar të mos i përmendej emri.

Erjola Azizolli – BIRN

 

February 2, 2019 18:35
Komento

20 Komente

  1. Luani dhe lepuri February 2, 20:02

    Do ishte mire qe keto miqte tane qe riparojne keto baza ushtarake kaq bukur….te kishin riparuar dhe bazat ekonomike qe ne 1992….
    .
    Shajeni sa te doni Titon-Stalinin-Hryshovin..Mao Ce Dunin por ne kohen e tyre u ngriten kaq shume vepra industriale..bonifikime-hekurudha kombinate sa ne kohen e Bushit (x2) Klintove-Obameve & Blerave Merkeleve eshte turp te krahesojme….as 5% nuk e kalon..
    .
    Shajeni sa te doni dhe Enverin ( diktatori i dashur dhe i paharruar..i nevojshem dhe i domosdoshem per ate kohe dhe per sot) por ne kohen e tij te pakten nga 1961-1991 ishte nga te pakte shtete ne bote qe kishte sovranitet te plote..
    .Ju lutem sot,mos u beni si puna e nje lepuri qe shet mend me hallatet e luanit….si dikur me ato te xhaxhit qe i kishte “bio”

    Reply to this comment
    • Kadriu February 3, 23:51

      Hiqe Titon se jo vetem nuk te dha gje por edhe te sabotoi pa hesap!

      Reply to this comment
      • Luani dhe lepuri February 5, 06:14

        Kadri ke te drejte ne fakt per Titon e kam vene per kunj sepse megjithese jo vetem nuk na dha gje por edhe na sabotoi pa hesap..ai edhe pse negativ ..dicka u ndertua kujto hekurudhen e pare .inaguruar ne 7 nëntor 1947 : Durrës – Peqin.etj etj
        .
        Kurse pas 1992 keto te sotmit jo vetem po na shker..ejne por dhe po i paguajme per kete pallim…Nese do pyesim sot sa para fitohet nga kromi-bakri-nafta shkon ne favor te shqiptarve pergjigja dihet Zero…dhe kjo nuk ndodhte as ne kolonite e bananeve shekujt e kaluar

        Reply to this comment
  2. MH February 3, 00:29

    Sa koment i bukur.Pirkisht se komenton me vertetesi.

    Reply to this comment
  3. pilotmavria February 3, 08:57

    Si mund t’i thuash diktator Stalinit kur ta ngriti Shqiperine nga pusi ku e kishte futur Zogu me pushtuesit dhe me ballistet e kolaboracionistet, dhe e beri te barabarte me Evropen, o z.Viktor Vangjli, apo keshtu i thote Rama dhe Saliu dhe ti te paska ikur guximi i dikurshem prej piloti!!!

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro February 3, 14:14

      Diktator eshte pak ti thuash , por nje kriminel e bastard,nje funderrine e shoqerise njerezore qe e mbyti popullin e ish Bashkimit Sovjetik ne gjak.Por jo vetem kaq ai i marre ka ekzekutuar rreth 20.000 oficere Polake si kundershtare te regjimit komunist te cilin Moska zyrtare e inponoi ne poloni e ne shume shtete te Europes lindore. Vellai siames i tij ishte monstra Enver me brutal e me funderrine sa me sbehet.

      Reply to this comment
  4. sopiqoti February 3, 09:51

    Hiku ajo KOHE o i dashtun Vangjel kur KUCOVA lulezonte dhe njerzit e gjenin veten NE PUNE.Shume mire qe do te vije NATO me bazen ajrore te saj.Gjendja parashikohet qe te ndryshoje dicka POR ndermarje prodhuese e te sherbimeve ku te punojne banoret e Kucoves a do te kete??Do te vije puna ne qytet apo papunesa do te mbetet po aty “Le te shpresojme se dicka e mire do te vije per qytetaret e Kucoves.
    Mirsevjen NATO ne Kucov.

    Reply to this comment
  5. alphade February 3, 10:34

    Eshte ne fuqi “teoria e dredhjes” ! Mos u habisni ziterinj!
    Keshtu e ka jeta: “vdiq mbreti,rrofte mbreti” ! “Bota per di-
    sa eshte nje tango qe duhet te dish ta kercesh”, thone ar-
    gjentinasit.

    Reply to this comment
  6. Martini February 3, 13:03

    Kini të drejjte.NUK BEHET DOT VEZË STRUCI ME BYTHE PULE.

    Reply to this comment
  7. Lisi February 3, 14:13

    O Viktor , o shoku Viktor !
    Ju pilotët jini shokë të mirë , por , ngjani me shoferët dmth kini ca kufizime në të kuptuarit e gjërave . Bazat ushtarake janë baza ushtarake , mos kini iluzione për bume ekonomike etj etj . Ndonjë ditë mund t’u vijë shpirti majë hundës e të kërkoni largimin e bazës .
    Kam njohur shumë pilotë , me disa kam ngrënë bukë në një menxë : Gizdar Veipin , Çobo Skënderin , Mahmut Hysin ……..Niko Hoxhën , Edip Ohrin, Hasan Shytin e plo të tjerë .
    Viktor dhe ju të tjerët !
    Jo të gjitha ato që kemi thithur me qumështin e nënës kanë qenë të gabuara e duhen hedhur poshtë . As miku , as armiku nuk i r espekton bythëfiashkot !

    Reply to this comment
  8. Lisi February 3, 14:16

    O Viktor , o shoku Viktor !
    Ju pilotët jini shokë të mirë , por , ngjani me shoferët dmth kini ca kufizime në të kuptuarit e gjërave . Bazat ushtarake janë baza ushtarake , mos kini iluzione për bume ekonomike etj etj . Ndonjë ditë mund t’u vijë shpirti majë hundës e të kërkoni largimin e bazës .
    Kam njohur shumë pilotë , me disa kam ngrënë bukë në një menxë : Gizdar Veipin , Çobo Skënderin , Mahmut Hysin ……..Niko Hoxhën , Edip Ohrin, Hasan Shytin e plo të tjerë .
    Viktor dhe ju të tjerët !
    Jo të gjitha ato që kemi thithur me qumështin e nënës kanë qenë të gabuara e duhen hedhur poshtë . As miku , as armiku nuk i respekton bythëfiashkot !

    Reply to this comment
  9. demo February 3, 19:35

    Po ca kujtoni ju,se u be deti kos,ooo burra lugen???
    Mos po vjen Amerika te ndertoje Kucoven?
    Pyesni atje ne Kosove,se kane nje baze ajrore atje,sa eshte zhvilluar ai fshati?

    Reply to this comment
  10. unkle Joe February 3, 19:59

    O Fidel I Kastruar !!
    .
    Ne Shqiperi nuk e rruan me njeri per emra te tille …Enver-Tito-Stalin-Churchill-Hitler-Duce-Truman-Hryshov ..
    .

    Ne Shqiperi nuk e rruan me njeri per mbiemra te tille si fashizem-socjalizem-komunizem apo demokratizem ( gjasme I thone demokraci).
    .
    Duhen respektuar faktet dhe historia.
    .
    Per shembull:
    Ne kohen e “kamunistave” Stalin dhe Mao Shqiperia u zhvillua me ritme progresive kurse ne kohen qe jemi aleate me demokracite perendimore ne 1992-2019 Shqiperia eshte bere Shprehje Gjeografike ( mbi 70% e njerezve te anketuar kohet e fundit duan te largohen te Lemerisur nga ai vend me keq se ne kohen kur na pushtoi Turku)
    ______
    Dy fjale per Stalinin:
    Masakra e Ruso-sovjeteve ne Katyn ka ndodhur ne Prill-Maj 1940 dhe doja tju pyesja :
    .
    Si ka mundesi qe ne 1941 Rossvelti dhe Churchilli duke ditur “krimet e Stalinit” u bene aleate te fuqishem me Stalin Diktatorin dhe arriten sa amerikanete quanin Stalinin UNKLE JOE ndersa anglezet e quanin shpetimtare te tyre:
    ,NT.S .( ne te semes) shkofte jo vetem Stalini por dhe ato qe e shajne ate per te eklipsuar kthimin e Shqiperie ng nje shtet serioz me poshte se nje vilajet I kohes se Turqise.,,kombinat dreoge dhe Siceli te viteve 60-70’

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro February 4, 18:06

      Unkle Joe , e kam nje pergjegje, Rossvelti e Churchilli u bashkuan me diktatorin Stalin per arsye se i hyri nje zili e madhe per Gjermanine se po dilte ne krye te hegjemonise boterore, sigurisht qe edhe mbushen breket nga Hitleri!!!! Me nje fjale armik i perbashket!!!! Pasi mbaroi lufta secili ne llogoren e vet te pa pajtuar asnjehere ndermjet tyre. Dua te shtoj se duke lexuar komentin tuaj kuptoj se je njeri me dije por, mesoje dhe kete se lufterat , apo aleancat ne lufte nuk behen per parime por, per interesa te momentit apo ne vazhdimesi..

      Reply to this comment
  11. Gezim Kulufi February 3, 21:28

    51 milion do i japin jete nje qyteti, per ta vene ne heshtje te bindur nje vend te tere! Me cfare cmimi Shqiperia lidhet si ajo konia e vogel! Hem, jete vetem per pak vjet! Sepse 51 milion euro, per ti dhene jete Kucoves, duhet te fusin ne pune te pakten 10 mije qytetare. Me nga 500 euro rroge ne muaj, keta e mbarojne ne 10 muaj kete 51 milion euro! Nese llogarisim vetem 5000 qytetare te zene ne pune, atehere i bie qe qyteti te ringjallet per vetem 20 muaj. Dhe me vezem 1000 punetore, qe do na e gjallerojne Kucoven, atehere ky gjallerim zgjat 4 vjet e dy muaj. Si gjithmone duke llogaritur vetem rroga punetoresh. Pasi ne te vertete, ky 51 milionsh do te shkoje per rrogat e te huajve qe vene e vijne dhe disa pajisje teknike-llogjistike. Pra, derrin mac Shqiperia e ka te siguruar.

    Reply to this comment
  12. intelektuali February 3, 21:54

    Demo qeka Bo kamunist enverist

    Reply to this comment
    • az February 3, 23:57

      Këto qenë fjalët e fundit të intelktualetit beut mut-e-sari.f të
      Seresit!

      Duartë u përpoqnë fort, anëtarët u lëshuanë
      të ngjatjetojnë bejnë… Zëmëra më qante dhe thashë
      me vehten time:

      — T’u thaftë goja, more nastradini ynë!

      Të plastë koka
      more intelktuhalja ynë!

      Të paskan lënë mëntë, more beu ynë!
      .
      Qënke veshgjatë, more beu ynë!

      Qënke fashist, more beu ynë!

      http://cristianesimo.it/cattonazismo/priests-salute.jpg

      Reply to this comment
  13. Cun i lagjes February 4, 18:18

    Ekonomin e Kucoves ta shofim .Amo t’shofesh pilot si Fred Ndreko t’u punu bacet per 5 lek t’vje me qajt!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  14. Gzim Kulufi February 4, 20:35

    Dhe vertet, gjalleria e Kucoves ka per te ardhur, kur avionet gjithe zhurme te NATO-s do te fluturojne diten e naten mbi qiellin e Kucoves.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank