Projekti i qeverisë, Vlorë-Dhërmi do të lidhen me një tunel në Llogara

April 19, 2018 19:07

Projekti i qeverisë, Vlorë-Dhërmi do të lidhen me një tunel në Llogara

 

Gjatë vizitës ditën e djeshme në Llogara, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se, qeveria do të ndërtojë me koncesion një tunel, për shkurtimin e distancës mes Vlorës dhe Dhërmiut.

Gjiknuri u shpreh se tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me partneritet publik privat dhe me mbështetje të buxhetit. Ministri sqaroi se kalimi nuk do të jetë me pagesë.

“Një projekt tjetër me partneritet publik privat që po e shikojmë me përparësi është përmirësimi i infrastrukturës dhe gjetja e një zgjedhje për rrëshqitjet në zonën e Dukatit, që bën lidhjen e Orikumit me Llogaranë.

Për Llogaranë në planet tona është bërja e një tuneli, për të cilin do të shikojmë një variant të kombinimit me partneritet publik privat dhe me mbështetje nga shteti, sepse aty nuk e justifikon trafikun që gjithçka të bëhet me pagesë. Atje është krejt normale që një rrugë alternative e shkurtër, një tunel, të krijohet mundësia me koncesionim privat”, -shprehet Gjiknuri.

Ai është shprehur gjithashtu se është siguruar një financim i nevojshëm për përmbylljen  e rrugës Tiranë- Elbasan. Shifra e vendosur në dispozicion për rrugës është 14 milionë dollarë.

“Dje na erdhi konfirmimi për financimin shtesë të pjesës së mbetur të autostradës Tiranë-Elbasan. Pra, janë 14 milionë dollarë të tjera, të cilat do të hidhen për të përfunduar segmentin e mbetur që është nga zona e Ibës deri në tunelin e Elbasanit”, u shpreh Gjiknuri

l.h/ dita

April 19, 2018 19:07
Komento

9 Komente

  1. KATHARSIS April 19, 19:26

    Vidhni sa me shume te jete e mundur dhe ne fund vini traun e pageses.
    Te shikohet mundesia te ndertohet me partneritet publik e privat edhe tuneli Lushnje -Fier.

    Reply to this comment
    • kutalli April 20, 12:10

      ore zoteri, lushnja dhe fieri jane fushe nuk ka ku te ndertohet tuneli!!!!! mos valle ndertojne malin ne fillim dhe pastaj tunelin.

      Reply to this comment
  2. KOZi April 19, 20:01

    Shume mire ! nuk ka rendesi kush dhe si ! Me pagese dhe nuk ka coment, ato qe nuk duan ose ato qe do hane nje dreke kalojne nga rruga e sotme !….tung

    Reply to this comment
    • mirel April 20, 15:20

      Si shume mire mor qelbanik.
      Shikoni perseri reagimin e FMN. Ka kundershtuar me force cdo lloj partneriteti publik privat.
      Deklarojne qe po fundosin ekonomine dhe jane investime te ngjajshme me rrugen e kombit qe do vazhdojne te zhysin shqiptaret ne borxhe me thelle.
      Ata theksuan qe kjo praktike po e merr me qafe Shqiperine.
      Propozimet behen nga privati, psh privatit i teket te marri 400 milionr euro kredi..dhe ben nje skice rruge, i cakton nje cmim, dhe i thote qeverise une e filloj me 80 milion leke kapital, kur te kem bere 1 km rruge, ju me jepni 400 milione. Koncesione te siguruara nga investimet e Bankes Boterore per ekonomine dhe jo per horrat e Ramutit.
      Dhe keto i paguajne taxat e shqiptareve

      Reply to this comment
  3. Fat man April 19, 21:47

    Mos na cani me trapin me 3P (Partneritet Publik Privat) ku si te gjitha rastet fiton Privati dhe ne bythe e ka Publiku.
    Z Rama jo ti Gjinkalla Gjiknuri, merrni pak eksperience ne Zvicer si i ndertojne tunelet qe ka me qindra te tille dhe pastaj dilni llapni.

    Reply to this comment
    • mirel April 20, 15:40

      Keta nuk kane dale per te marre shembull Zvicren.
      Keta kane dale per te vjedhur me duar dhe me cizme.
      Po ta kishin mendjen per tu bere si Zvicra nuk i jepnin koncesion njeriu.
      Shiko si funksionon
      Do dali nje privat, mik i Ramutit..dore e hajduteve qe tashme quhet oligarki, skenari qe gatuhet eshte i tille qe do duket sikur ky privati ka bere nje projekt qe te hapi tunel apo rruge. Ka hartuar nje preventiv, koston dhe shpenzimet…dhe qeveria vetem sa e shikon, e aprovon, i thote “Bravo” se na nxore nga halli i madh qe na kish zene per nje tunel te tille, dhe i jep nja 1miliarde euro. Si puna e rruges se Kombit.
      Ky privati do beje vetem nje fraksion te tunelit apo rruges, dhe per kete do hedhe nje kapital 100 milione leje psh…dhe pastaj rrugen do ja paguaje qeveria me keste koncesionare..dmth para te marra nga FMN..qe jane prone e shqiptareve, dhe njekohesisht borxh per tu paguar FMNse.
      Historia nuk mbaron ketu, sepse pasi fondi i FMNse do i jepet koncesionarit te mbaroje rrugen, taxapaguesit do vazhdojne ta paguajne edhe njehere mga e para me nhe yra qe qeveria do ja jape koncesionarit qe ta vere te tuneli dhe tju thote Paguani si ne Kukes.
      Keshtu qe, edhe pse e paguajne rrugen me fondet e FMN, prape do e quajne prone te koncesionarit dhe shqiptaret do e paguajne 2 fish. 3 fish zoti e di.
      Tani nuk eshte per te rrezuar traun si ne Kukes, por per te rrezuar catine e qeverise qe te zeri ne te Ramutin dhe gjithe plerar si Gjiknuri, Ahmetaj dhe te tjere.
      Gjoka kompani qe po bashkepunon Ramuti eshte e njejta kompani qe ngriti Berisha dhe qe Ramuti u shqye se denoncuari duje i akuzuar per shperdorues dhe grabites te shtetit. Sot ai po bashkepunon pikerisht me ta.
      Ka ndonje sociaPiSt tani te thote ndonje fjale te mire?

      Reply to this comment
  4. demo April 20, 08:56

    Me u bo Ai Tunel,do te kushtoje sa Tuneli Atllantikut.

    Reply to this comment
  5. mirel April 20, 15:26

    Rama eshte maskarai me i madh qe mund te kete Shqiperia.
    Cfare emergjence ka te beje tunel?
    Per ke po e ben? Per Janullen dhe Dulen?
    Cpune ka ti hyje malit te Llogarase me dinamit.
    Le te zgjeroje rrugen qe eshte dhe nuk ka pse ben kete lloj katastrofe.
    Kjo eshte kusari papare.
    Ne Vlore aeroport..ne mal tunel..ca behet..Llogara Himare eshte vetem 1 ore. Nuk pengon njeri te veje, perkundrazi eshte udhetim shume i bukur. Te gjithe shkojne vetem per te shijuar rrugetimin. Te tjerat jane perralla te Ramutit. Kjo eshte kusari hapur fare.
    Lere Malin Ramut.
    Shkoni mor bjerini kulishit te janulles se po ju hap rruge grekerve qe te vine deri ne Vlore.
    Ky eshte i poshter me keq nga Esat Pasha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*