Projekti i Ramës për Kryeministrinë: Kati i parë po kthehet në bibliotekë dhe galeri arti

November 22, 2014 20:00

Projekti i Ramës për Kryeministrinë: Kati i parë po kthehet në bibliotekë dhe galeri arti

Kryeministri Edi Rama ka filluar projektin për shndërrimin e një pjese të godinës së Këshillit të Ministrave në bibliotekë dhe në një galeri të vogël për artin figurativ.

Kati i parë i ndërtesës do të jetë një hapësirë që do t’i dedikohet tërësisht kulturës. Këshilltari i kryeministrit për  Kulturën, Fate Velaj zbulon për ResPublica detaje të këtij projekti. “Nuk do të jetë një qendër permanente arti, por do të ketë një bibliotekë moderne dhe një galeri për formate të vogla ku mund të bëhen prezantime librash dhe punimesh

figurative”, shprehet ai.

Projekti për bibliotekën financohet pjesërisht nga qeveria shqiptare, ndërsa 50 për qind fondit të librave pritet të vijnë nga donacione te huaja. Sipas Velajt, biblioteka është në strukturimet e fundit dhe për aksesimin e saj do të ketë elementë të teknologjisë hi-tech. Në të do të shoqërohen delegacionet e ndryshme që do të vizitojnë kryeministrinë, por në orare të caktuara do të jetë e hapur edhe për kryeministrinë. “Biblioteka do të ketë një fond të madh me libra shqiptarë e të huaj, do të jetë një pasuri e madhe. Publiku do të ketë akses në ditë dhe orare të caktuara”, sqaron Velaj.

Ajo që kryeministri Edi Rama tha nga Suedia për shndërrimin e ndërtesës së Këshillit të Ministrave në një hapësirë për funksione të ndryshme duket se është një projekt konkret për të cilin ka disa muaj që puna ka filluar e që pritet të bëhet realitet në vitin 2015.

Këshilltari i Kryeministrit , Fate Velaj

Këshilltari i Kryeministrit , Fate Velaj

November 22, 2014 20:00
Komento

1 Koment

  1. keli November 23, 16:29

    Medet ne dore te kujt ka ra ai popull dhe ai vend.Ne dore te budallenjeve.Ndo nje dite ne poliklike do vendosin stallat e kuajve dhe gomarve se ne kete qeveri ka me sshumice

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim