Projekti i sheshit “Skënderbej”, Veliaj: Mbjellim mbi 5000 pemë

March 23, 2016 10:59

Projekti i sheshit “Skënderbej”, Veliaj: Mbjellim mbi 5000 pemë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bën apel qytetarëve të evitojnë nesër lëvizjet e panevojshme dhe përdorimin e makinës, për shkak të rreshjeve të shiut që do të intesifikohen ndjeshëm.
 “Po përfitoj edhe nga prania e mediave këtu, për të këshilluar të gjithë qytetarët se nesër nuk është një ditë e mirë për të përdorur makinën, duke qenë se do të ketë shumë trafik. Nëse ka qytetarë, siç ndodh rëndom çdo ditë që vijnë nga rrethe të tjera, për të bërë punë ose për të pasur takimet e tyre në Tiranë, nëse mund ta evitojnë, do preferonim që ta bënin këtë të premten apo ditët në vijim, duke qenë se nesër parashikojmë shumë shira dhe reshje”, tha ai.
Veliaj tha ndërkohë se Bashkia ka marrë të gjitha masat për çdo emergjencë të mundshme.
“Dy qendrat tona të emergjencës, për ata që mund të evakuohen, janë po ashtu gati në zonën e Tufinës, ndaj për çdo eventualitet kemi marrë të gjitha masat por do çmonim shumë nëse qytetarët për lëvizje të panevojshme, nesër do preferonin të rrinin në shtëpi apo zyrë dhe jo të lëviznin gjatë orëve të ditës ku parashikojmë edhe reshjet më të mëdha”, tha kryetari i Bashkisë. 
Komentet e Veliajt u bënë gjatë aktivitetit me temë “Drejtues për një ditë”.
Gjatë këtij takimi kryebashkiaku informoi edhe mbi diskutimet e fundit për një nga projektet e rëndësishme që ka nisur Bashkia e Tiranës, ai për sheshin “Skënderbej”,  i cili do të prezantohet më 5 prill. 
“Ne do të fillojmë në datën 5 prill, prezantimin kryesor publik dhe më pas në 24 njësitë e Tiranës, për të prezantuar atë që besoj se do të jetë projekti më i rëndësishëm i administratës që unë drejtoj këto katër vite. Kemi vendosur që disa përmirësime të sheshit të bëhen publike. Kemi një projekt që është akoma më i avancuar, shkojmë nga një situatë ku sheshi kishte sipërfaqe të fortë, 85% të fortë dhe 15% gjelbërim, në një situatë ku jemi 50 me 50, pra kemi shtuar “ishujt” e gjelbërimit, duke qenë se sipërfaqja sipas arkitektëve është jashtëzakonisht e madhe dhe për ata që e njohin Tiranën e ditëve të verës ku është shumë vapë dhe vuajmë për të pasur “ishuj” pushimi, kjo është shumë e rëndësishme”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë sqaroi mbi angazhimin e ekspertëve për të siguruar gurë por edhe pemë nga gjithë vendi.
“Gurët që do të përdorim në shesh, janë gurë nga 8 krahina shqiptare. Pjesa më e madhe e gurëve dhe pllakave për sheshin, në fakt vijnë nga Tropoja dhe besoj që edhe mënyra se si arkitektët kishin konceptuar praninë e materialeve nga e gjithë Shqipëria është në fakt edhe simbolika e vërtetë e atij sheshi. Ndërkohë që do jenë në total 35 mijë lule, 5000 pemë, 10 mijë shkurre dekorative dhe do të jetë në fakt një eksperiencë unike e një sheshi të ndërthurur me natyrën, ku do të kemi mundësi për shumë aktivitete publike që sot nuk i realizojmë dot, me rotondon që kemi”, tha ai.
 
Veliaj komentoi mw tej edhe debatet e fundit mbi faturën e ujit. Ai theksoi se se thjesht po bëhet një bashkim faturash dhe jo shtim taksash, siç është aluduar.
Këtu nuk bëhet fjalë për taksa shtesë por për të përdorur një sens praktik, atë që kemi mësuar edhe nga bankat dhe sisteme të tjera biznesi, një one stop shop kur gjëja që njeriu ka sot më çmuar është koha. T’i thuash dikujt: “shko e rri me orë të tëra e rri në radhë për të paguar detyrimet!”, pra shteti në vend që të të shtrojë tapetin e kuq, ta bën jetën ferr, duke shkuar e harxhuar kohën tënde të çmuar për të bërë këto pagesa”, tha ai.
March 23, 2016 10:59
Komento

1 Koment

  1. info analitike April 7, 20:55

    Projektuesi i sheshit na qenka hetuar per korrupsion pikerisht per aferat me Ramen. Ah more Edushke qe nuk iu ndave vjedhjeve betonizimit dhe parave. Misioni yt eshte shkaterrimi perfundimtar i Tiranes dhe perfitimi maksimal. http://www.lapsi.al/lajme/2016/04/07/sheshi-sk%C3%ABnderbej-rikthehet-projekti-i-arkitektit-t%C3%AB-hetuar-p%C3%ABr-korrupsion#.Vwarkk-LTIU

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*