Projekti, NASA: Do të ridërgojmë sërish njeriun në Hënë

March 12, 2019 18:48

Projekti, NASA: Do të ridërgojmë sërish njeriun në Hënë

NASA po përgatitet të ridërgojë sërish austronautët e saj në Hënë, brenda 10 vitesh. Deklarata është bërë nga krye administratori i agjencisë hapësinore amerikane i cili prezantoi programet e ardhshme të eksplorimit hapësinor të financuar për 2020-n me një buxhet prej 21 miliardë dollarësh, një nga më të mëdhenjtë deri tani.

NASA parashikon që të nisë misionin e parë demonstrues në vitin 2024 për të testuar aftësinë e zbritjes në hapësirën hënore. Një mision i dytë prove do të ndodhë në 2026-n, për të eksperimentuar sistemin e realizuar në sipërfaqen e Hënës para mbërritjes së austronautëve. Brenda vitit 2028 duhet të ndodhë transferimi i austronautëve të parë të stacionit orbital në sipërfaqen hënore ku do të qëndrojnë për një javë, një rekord i ri ky.

Përveç se do të shërbejë si një urë për udhëtimet në Hënë, stacioni do të ofrojë dhe mundësinë për të studiuar hapësirën e thellë. Ndërtimi i tij do të nisë në 2022-shin në bashkëpunim dhe me agjenci të tjera hapësinore, ato të Europës, Japonisë, Rusisë dhe Kanadasë. Por NASA gjithsesi është në kërkim të partnerëve të tjerë tregtarë.

Rikthimi në Hënë me një program të mbështetshëm do të jetë dhe prova e parë për NASA-n, e cila synon planetin Mars. Në buxhet është financuar plotësisht misioni “Mars 2020”, që duhet të rikthejë në Tokë një kampion të planetit të kuq.

v.l/ Dita

March 12, 2019 18:48
Komento

1 Koment

  1. NJE SHQIPTAR I THJESHTE , NGA JUGU I VENDIT March 12, 19:55

    Perpiquni edhe nje here , mbase iu del me sukses , se atje po iu presin kinezet , qe perpiqeni t i imitoni duke ndertuar
    edhe ju nje mur te madhme Meksiken ! Turpi i SHBA-se !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*