Projekti transformues i Fierit, nga lumi Gjanica deri te parkimi nëntokësor

May 7, 2018 09:43

Projekti transformues i Fierit, nga lumi Gjanica deri te parkimi nëntokësor

 

Qendra e Fierit do të transformohet në një hapësirë e re publike, ndërsa lumi Gjanica, do të jetë pjesë integrale e qendrës së re të qytetit të rilindur.

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në Facebook, një video ku tregohet projekti i Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

“Mirëmëngjes dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, që nis zbatimin së shpejti për ta kthyer qendrën e Fierit nga një parking të ndotur në një hapësirë të re publike, si edhe lumin Gjanica nga “Lana e Dytë” e Saliut të Parë, në pjesë integrale të qendrës së re të qytetit të rilindur, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Sipas projektit, janë dy ura mbi lumin Gjanica, ku njëra duket se do të jetë vetëm për këmbësorët. Ndërsa në të gjithë hapësirën e sheshit, do të ketë korsi të dedikuara për biçikletat në krah të trotuarëve.

Sheshi ri i Fierit, do të ketë një parkim nëntokësor, me akses në të dy ekstremet e sheshit.

Gjithashtu, në projekt janë të përfshira edhe ambiente pushimi apo pista për vrap. Në video shfaqet edhe fasada e re të Teatrit Bylis, ndërkohë që natën ndriçimi i shtrirë në të gjithë shtratin e lumit e bën qendrën edhe më magjike.

l.h/ dita

May 7, 2018 09:43
Komento

5 Komente

  1. arberia May 7, 10:10

    Bravo, Gramoz Ruci!

    Reply to this comment
  2. lLILOLABJA May 7, 12:02

    Ky eshte ivestim per gjeneraten e re !
    Bravo Zoti RAMA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Bushi May 7, 13:56

    Respekt per kryeministrin Rama,por edhe per deputetin Ruçi,kryetarin e bashkise Armando Subashi.Po e shikojme me syt tan rregullimin e Fierit,si nje qytet me mbrekullit e tija.Sot eshte vertete nje kenaqesi e madhe te dalesh nje xhiro ne pedonalet dhe lulishtet apo shatervanet mahnitese te Fierit.Urime dhe suksese.Le te pullcasin armiqet.

    Reply to this comment
  4. edi May 7, 14:13

    Prapë shesh pa pemë.

    Reply to this comment
  5. Spectrum May 7, 15:13

    Thnx USA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*