Projekti: Trena që ecin mbi 100 kilometra në orë në Shqipëri

June 13, 2018 12:07

Projekti: Trena që ecin mbi 100 kilometra në orë në Shqipëri

 

Shina hekurudhore të lidhura me Greqinë, Maqedoninë e Malin e Zi (e si rrjedhojë edhe me rrjetin hekurudhor europian) dhe trena që ecin me 100-120 apo 140 kilometra në orë janë disa prej projekteve të transformimit të rrjetit hekurudhor shqiptar të prezantuara në Durrës.

Çështja e rehabilitimit të rrjetit rrugor dhe skemat se si do të realizohet ky rehabilitim kanë qenë objekt bisedimesh e studimesh prej vitesh, megjithatë gjatë prezantimit të projekteve qeveritare, numri dy i ministrisë së Infrastrukturës, Artan Shkreli, tha se tashmë këto projekte po shkojnë drejt konkretizimit.

Projekti i parë është ai që lidh Durrësin me Pogradecin e Pogradecin me Maqedoninë, përmes ndërtimit të një aksi të shkurtër hekurudhor nga pala shqiptare.

Kjo lidhje, që diskutohet prej vitesh në kuadër të projektit të korridorit 8, përbën edhe aksin e vetëm hekurudhor të ri. pjesa tjetër, ka të bëjë me rehabilitimin e hekurudhave.

E në këtë rast, pjesë e procesit rehabilitues të njoftuar është edhe linja hekurudhore Tiranës-Durrës-Shkodër-Mal i Zi dhe linja hekurudhore që kalon përmes Kapshticës në Greqi.

Këto projekte, sipas zëvendësministrit janë në proces avancimi konkret dhe po përfundohen termat e referencës.

Rehabilitimi, sipas zëvendësministrit Artan Shkreli, parashikon edhe zgjerimin e bankinave të rrjetit hekurudhor shqiptar e kjo do të bëjë të mundur rritjen e shpejtësisë së trenave në mbi 100 kilometra në orë, në një kohë që aktualisht kjo shpejtësi varion në 40 kilometra në orë.

“Dua të them se të tre këto linja, jo vetëm që do të zbusin shumë transportin e brendshëm por do ta bëjnë lidhjen hekurudhore ndërkombëtare të Shqipërisë, që të mos jetë vetëm për transport mallrash por edhe njerëzish”, tha Shkreli.

Po ashtu, një projekt tjetër që po studiohet, sipas zëvendësministrit, është edhe hekurudha e Vlorës.

Rivitalizimi i lidhjes hekurudhore me Vlorën, sëbashku me investimet në rrjetin rrugor apo me ndërtimin e pritshëm të aeroportit, do të bëjnë që Vlora të kthehet në një pol të rëndësishëm për turizmin por edhe për shkëmbimin e mallrave e njerëzve.

a.s/dita

June 13, 2018 12:07
Komento

8 Komente

  1. Alan June 13, 12:22

    Shumë lajm i gëzueshëm!

    Reply to this comment
    • TNK June 13, 14:20

      NA ISHTE DIKUR NJE TREN NE MIRDITE. ATA QE JANE 30 VJECARE NUK E BESOJNE.POR KA CA TOPONIME QE MBETEN, P.SH. THONE NE MIRDITE QE PO SHKOJ NGA STACIONI I TRENIT, OSE PO KALOJ NGA URA E TRENIT, OSE NA ISHTE DIKURE HEKURUDHA, PO KU JANE. I U A THEM UNE, SHINAT U SHITEN ME 0.2 LEK/KG NE MALIN E ZI, TRASEJA U SHIT OSE U GRABIT PER TU KTHYER NE AUTOSTRADE POR VLERA E SAJ U PAGUA NGA TAKSAPAGUESIT SHQIPETARE SIKUR ATY TE MOS ISHTE TRASE HEKURUDHARE POR SHKEMB E GURE PER TU RIPAGUAR NGA TAKSAPAGUESIT. KANE QEN EDHE NJE STACION PASAGJERESH NE RRUBIK KU PRONARI SHET RAKI KUMBULLASH APO MANI. NA ISHTE EDHE NJE STACION PER PASAGJER DHE MALLRASH NE RRESHEN MJAFT KOMOD ME MBI 16 PALE SHINA, QE TE GJITHA MBETEN ME ISH SIKUR TE KISHIN QENE NE KOHEN E SKENDERBEUT.

      Reply to this comment
  2. kampaçurreta June 13, 14:03

    OP… NE PASKEMI TREN NE SHQIPERI. DO TE SHKOJ ME NJE HERE TEK OKULISTI PASI SIC DUKET UNE NUK SHOH, SKAM PARE TREN KA 30 VITE.

    Reply to this comment
  3. Futja kot June 13, 14:03

    PPP??? Hahahahahahahahahahahahahahahahaha

    Reply to this comment
  4. specialisti June 13, 16:43

    Utopira.
    O zoti zevendes minister. Qe te besh ato pune qe thua ti, do kellce e para. Por parate , mendoj une, do te shkojne kot sepse :
    1. Ne Tirane u hoq stacioni i mallrave dhe pasagjereve. Kudo qe te behet ai stacion qe thoni ju , ne Tirane ( periferi), njerezit duhet te marrin taksi ose mjete te tjera te sherbimit transportit, qe te shkojne ne stacion. Me kollaj e me lire shkon ne Durres, Shkoder, Pogradec e Vlore me autobuz.
    2. Cfare mallrash masive do te transportoje ajo hekurudhe moderne qe thoni ju ?
    Ku jane se nuk po i shohim ?
    Besoj se drejtuesit e hekurudhes ju a kane thene , qe volumi i mallrave qe transportohej ne vitin 1989, per 7 dite, eshte sa volumi i transportit te mallrave te nje viti tani. Raporti , rreth 50 here me pak tani ne krahasim, me vitet para 1990.
    3. Si ta merr mendja zotni, qe nje pasagjer nga Tirana, per te shkuar ne Gjermani, France etj , do te marre trenin ? Sa do lire qe te jete, nuk ka mundesi organizative dhe ekonomike qe ne nje vend tranporti fundor , sic jemi ne, te transportohet pasagjeri me hekurudhe nderkombetare.
    Te shohim

    Reply to this comment
    • patrioti June 13, 16:55

      Me siguri , perpara se te filloje hekurudha , do te te therresin ty “specialisti” , qe t’i japesh mend . Ju jini te gjithe ro.a ka.i .

      Reply to this comment
  5. specialisti June 13, 18:09

    Redaktore te DITA
    Mendoj se nuk eshte normale , qe njerez te pa edukate, pa argumente, te shprehen per komentuesit me fjale fyese.
    Ato qe kam shkruar jane realiteti i sotem, e i djeshem i hekurudhes shqiptare

    Reply to this comment
  6. info analitike June 13, 21:31

    Kriepsiko e ka zakon qe e ndan me shoket cdo enderr qe shikon. Keto gjera behen realitet jo me qveris hajdutesh e kriminelesh te drejtuara nga psikopate por me njerez qe e duan dhe e respektojne shtetin dhe kane vullnetin e mire qe te punojne per te miren e perbashket. Keto jane gjera qe nuk futen ne koken e kripesikos sespe ai nuk degjon as veten kur flet. Eshte ne shkallen e fundit te delirimeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*