Projektligji i plotë/ Ja cilat kategori të burgosurish do të përfitojnë nga amnistia

December 10, 2015 17:14

Projektligji i plotë/ Ja cilat kategori të burgosurish do të përfitojnë nga amnistia

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një projektligj për amnistinë e të burgosurve, duke specifikuar edhe kategoritë përkatëse.

Projektligji pritet të dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave dhe më pas në Parlament për t’u zyrtarizuar. Në projektligj përcaktohen kriteret me të cilat do të bëhet lirimi i kategorive të të burgosurve.

Nisma ligjore:

Kriteret për përfitimin e amnistisë
Plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas këtij ligji:

a)personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, personat e dënuar me kusht, me gjobë apo personat, për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën hyrjes në fuqi të këtij ligji, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
b)personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me kusht, me gjobë (për pjesën financiare të pashlyer të dënimit deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji), apo personat, për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me perjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
c)personat e dënuar me burgim, të cilëve, që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
d)personat e dënuara femra, që, në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
e)personat e dënuar meshkuj, që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
f)personat e dënuar me burgim të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 103, 104, 139, 140 e 141, të Kodit Penal.

Neni 4
Kushtet për dhënien e amnistisë nga vuajtja e dënimit
Të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk përfitojnë nga parashikimi i nenit 3 dhe kritereve ndaluese të parashikuara në nenin 5 të këtij ligji, u amnistohet:
a)1.5 vjet, për personat e dënuar gra dhe personat që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë të mitur.
b)1 vit për personat e dënuar burra.

Neni 5
Kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë

1.Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:

a)krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a e 75 të Kodit Penal;

b)krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c e 81, 82, 83/a, 83/b, 84, 84/a, 85, të Kodit Penal, si dhe nenin 77, të Kodit Penal Ushtarak;

c)vepra penale, të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, paragrafi i dytë i nenit 88, 89/a, 99 të Kodit Penal;

ç)krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 106, 107/a dhe 108, 108/a, të Kodit Penal;

d)vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, paragrafi i dytë dhe i tretë i nenit 109/b, 109/c, paragrafi i dytë i nenit 110, 110/a, 110/b, 110/c dhe 111, të Kodit Penal;

  1. dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenet 114, paragrafi e dytë dhe i tretë i nenit 117 të Kodit Penal;

e)vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë, të nenit 124, paragrafin e tretë, të nenit 124/b, nenet 128/a dhe 128/b, 129, 130/a, të Kodit Penal;

ë)vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 135, 136, 137, paragrafi i dytë, i nenit 137/a, paragrafi i dytë, i nenit 138, 138/a, 139, 140, 141, paragrafi i dytë, i nenit 141/a, paragrafi i dytë i nenit 143, 143/a, 143/b, 144/a, 152, 175, paragrafi i dytë dhe i tretë, të nenit 180, 181/a, të Kodit Penal, si dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë, të nenit 59, të Kodit Penal Ushtarak;

f)vepra penale kundër fallsifikimit të dokumentave të parashikuara në nenet 186, 189, 191 Kodit Penal;

g)vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në nenin 206/a, 206/b, të Kodit Penal;

h)krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225, të Kodit Penal;

gj)krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 e 228, të Kodit Penal;

i)vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 230/d, 231, 232, 232/a, 232/b e 233, 234, 234/a, dhe 234/b të Kodit Penal;

j)krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 248, 248/a, 250, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267, 270, 278, 278/a, paragrafi i dytë, i nenit 279, paragrafi i dytë i nenit 282, 282/a, 283, 283/a, 283/b, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 285, 286, 287, 287/a, 288, paragrafi i dytë, i nenit 289, 290, 298, të Kodit Penal; neni 70, i Kodit Penal Ushtarak;

k)vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh e 319/e, të Kodit Penal;

l)vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 330/a, 331 dhe 332, të Kodit Penal;

l)vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.
2. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar, që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë.
Neni 6

Dispozitë zbatuese
Ngarkohen ministri i Drejtësisë, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Mbrojtjes dhe Prokurori i Përgjithshëm për zbatimin e këtij ligji.

December 10, 2015 17:14
Komento

1 Koment

  1. Kariz Matik December 11, 09:00

    Kushtet për dhënien e amnistisë nga vuajtja e dënimit

    a) 1.5 vjet, për personat e dënuar gra dhe personat që… në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë të mitur.

    Ministria e Drejtesise po ve ne vend padrejtesine e arrestimit te foshnjeve 5-17 vjecare per “vjedhje” te energjise elektrike.

    http://botasot.info/shqiperia/345825/17-vjecarja-jetime-energjine-e-lidha-per-te-pjekur-buken-qe-gatova-vete/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*