PROJEKTLIGJI / Kush ka qenë i dënuar do të përjashtohet nga funksionet publike

September 16, 2015 13:36

PROJEKTLIGJI / Kush ka qenë i dënuar do të përjashtohet nga funksionet publike

Kushtetuta e vendit do të ndryshojë sërish, për shkak të p/ ligjit të fundit të miratuar nga qeveria, atë për emërimet në funksionet publike. Ministrja Ermonela Felaj prezantoi p/ligjin e sapomiratuar nga qeveria, i cili do të ketë efekt edhe mbi funksionarët aktuale.

Ligji parashikon të ushtrojë veprimin e tij edhe ndaj të gjithë atyre që janë zgjedhur, emëruar ose janë duke ushtruar funksione publike pikërisht përmes të njëjtave instrumenta dhe deklarimeve dhe më tej verifikimeve nga organet përgjegjëse. Qeveria dhe maxhoranca do të paraqesë në parlament këtë projektligj bashkë me draftin për ndryshimet kushtetuese që reflektojnë parimet e kësaj nisme për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare. Përmes këtij ligji hapet një faqe e re në historinë e demokracisë shqiptare. Asnjë individ që në të kaluarën e tij është dënuar në gjykatat vendase apo të huaja nuk do të ketë mundësi të emërohet”, tha ministrja Felaj.

Sipas këtij p/ligji, ndalohet të zgjidhen deputetë, kryetar bashkie, këshilltarë, të emërohen në detyrën e kryeministrit apo anëtar i Këshillit të Ministrave, të zgjidhen në funksione që voton Parlamenti, të gjithë personat e dënuar brenda apo jashtë vendit me vendime gjyqësore të formës së prerë për një sërë krimesh të rënda.

Gjithashtu, ndalimi do të zbatohet edhe ndaj personave që kanë kryer krime të parashikuara në ligj dhe për rastin kur ndaj tyre janë dhënë vendime dënimi nga Gjykata e Shkallës së parë, pra, jopërfundimtare, ose ndaj të cilëve është vendosur një masë sigurimi personale ose është lëshuar urdhër kërkimi nga autoriteti gjyqësor i huaj. Për këtë kategori ndalimi do të zgjasë deri në revokimin e masës së sigurisë, urdhrit të arrestit ose vendimit të pafajësisë.

Ndërsa për kategorinë e personave që janë të dënuar, ndalimi për të kandiduar do të jetë në përputhje me rëndësinë e veprës që kanë kryer

Për vepra penale më të rënda ndalimi do të jetë përjetë, për vepra të tjera 20 vjet nga përfundimi i vuajtjes së dënimit dhe 10 vjet për të gjithë ata që kanë marrë dënime me burgim jo më pak se dy vjet.

Sipas ministres Felaj, verifikimi i këtyre kandidatëve do të bëhet përmes vetëdeklarimit të subjektit që kërkon të kandidojë, por dhe më pas përmes procesit verifikues që ka çdo institucion. Titullari i formularit do të mbajë përgjegjësi penale për të dhënat e rreme apo të shtrembëruara. Verifikime do të kryhen si brenda dhe jashtë vendit.

September 16, 2015 13:36
Komento

3 Komente

  1. Kusaxhe September 16, 15:26

    Kur do te behet ????????????

    Reply to this comment
  2. emigranti gjermanise September 16, 20:39

    komunen tone e kane sunduar vetem hajdute dhe kriminele.
    edhe administratori i ri i leshelise po hajdut.
    do e shikojme sa do zbatohet ky ligj!

    Reply to this comment
  3. kristua September 16, 21:33

    Po te jete se nuk do te lejohet te punoi ne administraten shteterore cdo person qe eshte denuar jo me pak se 2 vjet, kjo do te thote qe te biesh ne kundershtim me te drejtat e njeriut dhe nuk do te thihet me qe personi i denuar eshte riedukur por do te mbetet si ne kohen e Monizmit, madje me keq se atehere te fusnin te parin ne pune,porsa delje nga burgu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin