Projektligji për Vetting-un në Polici, një sërë ndryshimesh. Ja cilat janë ato

March 3, 2018 17:44

Projektligji për Vetting-un në Polici, një sërë ndryshimesh. Ja cilat janë ato

Projektligji për Vetting-un në Polici ka pësuar një sërë ndryshimesh, të cilat ashpërsojnë elementët e hetimit ndaj 12 mijë punonjësve të rendit që do të kalojnë në sitë.

Në total janë 66 amendime që Ministra e Brendshme i ka bërë draftit fillestar.

Një prej ndryshimeve kryesore ka të bëjë me shumën e parave që punonjësit e policisë mund të mbajnë në formën e parave kesh. Sipas një ndryshimi të kërkuar nga ILDKPI, kjo shumë nuk duhet të jetë më e madhe se 1.5 milionë lekë.

Një tjetër pikë që ashpërsohet janë kontaktet e personave të lidhur me krimin e organizuar. Sipas formulimit të ri, të propozuar nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë,  konsiderohet se çdo punonjës policie ka kontakte me krimin nëse kanë këmbyer para, favore, dhurata apo pasuri me një person të lidhur me krimin e organizuar.

s.a/dita

 

March 3, 2018 17:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*