Prokopis Pavlopoulos zgjidhet President i Greqisë

February 18, 2015 19:57

Prokopis Pavlopoulos zgjidhet President i  Greqisë

Prokopis Pavlopoulos është zgjedhur President i ri i Greqisë.

Kreu i ri i shtetit helen mori mbështetjen e 233 deputetëve, midis tyre edhe të Pasoku-t. Ndërsa kandidatura e N.Alivizatou siguroi 30 deputetë. 32 deputetë nuk ishin të pranishëm.

Pavlopoulos ka qenë deputet dhe ministër i Brendshëm i Partisë Konservatore. Ai zëvendëson në këtë detyrë Karlos Papulias.

64-vjeçari ka shërbyer në periudhën 2004-2009 në qeverinë e Partisë Demokracia e Re, tani opozita kryesore në vend.

Pavlopulos është profesor drejtësie dhe deputet, por ka një të kaluar të diskutueshme sa i përket periudhës si Ministër i Brendshëm, kur policia qëlloi adoleshentin Aleksandros Grigoropulos në 2008, vdekja e të cilit shkaktoi protesta të dhunshme në Athinë e qytetete të tjera në Greqi.

February 18, 2015 19:57
Komento

3 Komente

  1. Laveri February 18, 20:04

    Haleja me emrin Janulle na ngeli perseri ne shtepi ne Shqiptarve

    Reply to this comment
  2. KATHERINA DIE GROSSE February 18, 20:16

    Prokopis osht arvanitas 🙂 🙂 .
    Vet emni pro-kopis,qi mban e tregon qarte njiket gjo .
    nga paraqitja i ngjaka Prokop Murres tone 😉 por ne varjantin grek i lym me boj kpucesh
    pro-do me than ne shqip prrua,rrjedhje —
    kopis,do me than kok pis-
    Haj per hajr Presidentin gjitonja

    Reply to this comment
  3. sel dushku February 19, 00:37

    Edhe arabet jane me bjonda se ky presidenti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*