Prokurorët dhe gjyqtarët s’do punojnë as avokatë, Meta s’dekreton ligjin

August 18, 2018 11:35

Prokurorët dhe gjyqtarët s’do punojnë as avokatë, Meta s’dekreton ligjin

Përpos kthimit të ligjit për ndërtimin e teatrit të ri dhe nismës për tatimin e lojërave të fatit, presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar as ligjin për profesionin e avokatit. Kreu i shtetit ka shprehur mospajtimin e tij me këtë ligj, duke mos e dekretuar, por pa e kthyer për rishqyrtim në Kuvendi, siç veproi me dy ligjet e tjera.

Ligji për profesionin e avokatit është miratuar nga Parlamenti në datën 23.7.2018, ndërsa është botuar dje në Fletoren Zyrtare, pas heshtjes 3-javore të kreut të shtetit, i cili as nuk firmosi shpalljen e tij, por as kthimin për rishqyrtim.

Pika 1 e nenit 84 të Kushtetutës parashikon që Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.

Pika 2 e këtij neni parashikon që ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni.

Ligji për profesionin e avokatit prodhoi përplasje mes avokatëve, parlamentit dhe faktorit ndërkombëtar. Shkak u bë një parashikim, i cili herë hiqej dhe herë rikthehej, për të mos lejuar prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Vetingut që të ushtronin profesionin e avokatit.

Ky propozim ishte bërë nga misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, i cili asiston autoritetet shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi.

Parashikimi u kundërshtua hapur nga Dhoma e Avokatisë dhe në mënyrë të heshtur nga gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët lobuan për rrëzimin e kësaj pengese.

Fillimisht, Komisioni i Ligjeve, i dominuar nga shumica, u shpreh pro propozimit të EURALIUS, me pretendimin se gjyqtarët dhe prokurorët me njollë, të nxjerrë nga dera e drejtësisë, nuk mund të riktheheshin nga dritarja. Por, befas, disa ditë më vonë, anëtarët e Komisionit të Ligjeve ndryshuan mendje, duke u pozicionuar në anën e avokatëve dhe të gjyqtarëve e prokurorëve që po shkarkohen dhe do të shkarkohet nga detyra, kryesisht për mosjustifikimin e pasurive me dokumentacion ligjor.

Pas disa ditësh, anëtarët e Komisionit të Ligjeve ndryshuan sërish mendje, me sa duket pas ndërhyrjes së përfaqësuesve të faktorit ndërkombëtar, duke u rikthyer në pozicionin e parë, pra pro propozimit për të ndaluar gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar që të ushtrojnë profesionin e avokatit.

Varianti përfundimtar i ligjit për profesionin e avokatit, i botuar në Fletoren Zyrtare dhe që hyn në fuqi në fillim të muaj shtator, ndalon prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Vetingu që të ushtrojnë profesionin e avokatit./ Marrë me shkurtime nga shqiptarja.com

o.j/dita

August 18, 2018 11:35
Komento

13 Komente

  1. ky o sternipi Haxhi Qamilit .Thjeshte nji Dumbabist i mbeshtetur nga Bota e huaj dhe naiviteeti Ps-ve ! August 18, 11:54

    Per ate pune eshte ne ate pozicion ky
    ali baba – i politikes shqiptare ,thmeluesi paretise Korrupsioni Marshon:

    Te pengoje zhvillimin e Shqiperise ,i ven ne sherbim
    te grekut janullatos (qe ka edhe si Keshilltare Privat)

    sidhe cdo Reforme ne Shtetin Shqiptare !

    Perse nuk fillon VettingU pikerishte nga ky
    Presidenti Hajnise & Korrupsionit te politikes dhe shtetit Shqiptare ,por lihet ala i lire
    te sabotoj Reformat ne Shqiperi ?

    Ne cdo vend tjeter kte maskara 24 karash ,
    ose do ta kishin arrestuar me kohe ,
    ose qysh mbas zgjedhjeve ,per skandalin retoriken e qendrimin tij prej andollaku ,qe nuk rrespekton e njef Ligje e Kushtetute
    ose do ta kishin heq qafe .
    Kjo toke si duron dot Qibanet gjake helmuarit
    qe i sherbejne qarqeve te politikave antishqiptare
    vetem e vetem me mbajt x post .

    Reply to this comment
  2. MH August 18, 12:28

    Konkluzioni.
    Te gjithe punojne per te ba shtet.
    Nuk dijme te bajme shtet.
    Keto vendime fut e nxjerr njiso sikur je tue ba sex.
    Vec sa ma siper.
    Flitet per Ramen deshtak.
    Deshtak se ka njolla te errta ne gjak.I perlyem dhe ke me korrupsion.Ne te kunderten do i merrte gjak ne vetull cdo te korruptuerit e kriminelit.Aq ma teper kur shkonte krahe per krah me trashigimtaret e viktimave te 21 janarit 2011 me nji interpretim thue se i jane vra njerzit e vet te shtepise e jo qe ishin te tjere te vrare.
    Tashti duhet te krijojme nji vetting qe te kontrolloje vete vettingun e vettingut,vetting te vettingut.
    Pershendetje: Iu past krise per kete sene.

    Reply to this comment
  3. Arben August 18, 12:30

    Ligji eshte antikushtetues, vetem me vendimi gjykate

    hiqet kjo e drejte, Jo me ligje psikopatike tip edkokaina.

    Reply to this comment
  4. alphade August 18, 12:38

    Prokuroret dhe gjyqtaret qe shkarkohen nga Vettingu nuk
    duhet ta shohin me kurre “deren e drejtesise” ! Kuptohet
    qe Presidenti aktual,emrin e te cilit nuk dua ta permend,
    sepse me shkakton “trazura ne stomak” per faktin se ashtu si presidenti qe e theu qafen, eshte i zhytur thelle ne llumin e korrupsionit. Mire ua ben socialisteve Ilir Hajni
    qe nuk ia dekretoi 3 ligjet e paraqitura nga parlament
    sepse ishin pikerisht socialistet qe e cuan ate ne kolltu-
    kun presidencial. Duhet te ishte degjuar zoti Gramoz Ruci
    kur deklaroi ne Fier per abrogimin e vendimit te parla-
    mentit per zgjedhjen e Presidentit. Sepse ky individ dihet
    qe nuk mund te perfaqesonte denjesisht interesat e
    shqiptareve, nuk mund tebqendronte mbi partite politike.
    Per aresyen e thjeshte se i perkiste nje bande hajnash,
    idem si banda tjeter e Saliserb Berishes. Dihen maredhe-
    niet e ketij binomi mafioz qe eshte pasqyruar gjate gjithe
    ketyre viteve qe “me qetesi e d ashuri” conte uji ne mulli-
    rin e dy bandave mafioze per te grabitur shqiotaret duke
    bere pasuri marramendese mbi bazen e nje korrupsioni
    te padegjuar. Kur bota perendimore dhe SHBA deklarojne
    se duhet te dalin para drejtesise eshte fjala pikerisht per
    kete binom,sigurisht duke perfshire edhe Lolon,kryetar
    i bandes pedeiste. Pa zhdukur nga skena politike dhe do-
    zimi i tyre para drejtesise, kupola e PS nuk ka bere vecse
    nje “vrime ne uje”. Megjithese kjo parti justifikohet me
    gjoja se.qeveria nuk arreston njeri por gjykata,tash proku-
    roret qe kane marre atributet e leshimit te “Fletearestimit”
    Nje qytetar i zakonshem arrestohet sa hap e mbyll syte
    nga policia per fajin me te vogel dhe mire ben por kur vjen puna per “bemat” e djalit te ish- kryeministrit asgje
    nuk ndodh ,edhe kur ai tallet me komisionin e parlamentit
    Kjo tregon se para drejtesise shqiptare ka aq padrejtesi
    sa te ulurish ,pa permendur ketu deputet kokerruar qe
    bejne katraura kudo duke filluar rrugacerine tyre ne parla
    ment. Prandaj kot thuhet se jane hequr imunitetet.Eshte
    vetem nje mashtrim

    Reply to this comment
  5. DALLTON August 18, 13:31

    Ne Kohen kur I mbaroi mandati Bujar -Nishanit(bujar -sakatit)PS duhej ti kish bere mire LLogarite se populli e votoi ku I dha 74-deputete :Ku kjo parti e njifte shume mire kush ishte Ilir -Meta apo Ilir -Floriri,prandaj fajin e ka PS se ai “Struci”I PS hante njgjala ne gjirin e Lalzit,benin kurthe me hajdutin qe ne te arthmen ,te vjedhi edhe vete ,por Ilir-Floriri nuk ka mbeshtetje as nga Europa ,as nga SH.B.A.,por” struci”duhet ta dije nji shprehje nga populli :”Me thuaj me ke rri ,te, te them se cili je “,por edhe ketyre mostrave Europa dhe SH.B.A.do ja u gjeje ilacin dhe ai eshte “VETINGU”ku do I nxjerri te palarat si Ilir-Floririt ashtu edhe “strucit”Edvin-Rama”e drejta vonon ,por nuk harron,se shpejti do ti shofim sa te zote jane se ndodh qe edhe leku nuk shkon ,ne disa rraste,mallkuar qofshin keto MOSTRA qe kemi ne politiken -Shqipetare.

    Reply to this comment
  6. Jovan bregu August 18, 14:11

    Nuk e firmosi sepse eshte pjesetar i grupit. I kane bere shume favore dhe likja duhet tjua shperblej sot.

    Reply to this comment
  7. Lilil August 18, 15:18

    Bravo,bravo
    Nuk duhet te lejohet qe njerezet qe me plot dijeni shkellin ligjin te kthehen si avokat
    Kur jo.

    Reply to this comment
  8. fteri August 18, 17:33

    Prokuroret dhe gjyqtaret qe shkarkohen nga Vettingu nuk
    duhet ta shohin me kurre deren e drejtesise ,as si avokat,as si prokuror apo gjyqëtar ,vetëm asistent për në hale së bashku me ilir floririn ,këta i kan sjellur shumë telashe këtij vendi .

    Reply to this comment
  9. Nje shqiptar August 18, 19:06

    Nuk mund te qendrojne ne sistemin e drejtesise, qofte edhe si avokate, njerez qe me korrupsionin e tyre demtuan rende SISTEMIN e DREJTESISE. Me çudite shume fakti se Dhoma e Avokatise eshte kunder ligjit.

    Reply to this comment
  10. Alban Dega August 19, 18:54

    SI MUND TE PRESE DEGEN E PEMES KU KA KOKE E KEMBET E VETAT ILIR META!

    E pa mundur !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*