Prokurorët e dosjes “339”, nën hetim

February 5, 2019 13:36

Prokurorët e dosjes “339”, nën hetim

Prokuroria informon se po kryhen hetime për veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” pas përgjimeve të publikuara nga dosja “339” e vitit 2016  nga Zëri i Amerikës.

Prokuroria sqaron se hetimet nuk kanë nisur ndaj gazetares Klodiana Lala por ndaj personave të tjerë funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë hartuar aktet e përgjimeve, kanë administruar këto akte dhe kanë patur akses në to.

Informojmë opinionin publik se gazetarja Klodiana Lala nuk është person nën hetim në këtë proçedim penal dhe nuk është duke u hetuar nga ky organ proçedues Hetimet janë duke u kryer në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e personave të tjerë funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë hartuar aktet e përgjimeve, kanë administruar këto akte dhe kanë patur akses në to, por dhe kushdo tjetër që në bazë të ligjit është njohur me aktet e sipërcituara dhe ka patur detyrimin ligjorë për ruajtjen e sekretit hetimor si dhe marrjen e masave të nevojshme për ndalimin e publikimit të akteve të proçedimit penal të mësipërm“, informon zyra e shtypit e prokurorisë

Hetimet ne lidhje me këtë vepër penale kanë filluar që në muajin nëntor 2018 dhe lidhen me faktin se duke filluar që nga viti 2017 dhe në vazhdim, në kundërshtim  me ligjin janë bërë publike akte sekrete të përgjimeve të këtij procedimi penal.

Prokurorët e dosjes “339” janë Vladimir Mara dhe Dritan Preçi, drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe ish-drejtuesi Besim Hajdarmataj, i cili e ka pasur më parë dosjen.

o.j/dita

February 5, 2019 13:36
Komento

11 Komente

  1. asd February 5, 14:10

    Opinioni publik duhej ti dinte keto krime. Eshte e drejte e patjetersueshme e tij. Eshte turp i madh por edhe faj per prokurorine e cila ne menyren me absurde ka prioritet te ndeshkoje “kush nxorri lajmin e krimit” ne vend te “ndeshkimit te krimit”. Arta Marku po tregohet e paafte, e squllet, jashte krejt gjithe kompetencave te saja ligjore edhe ne procedimet me elementare duke harruar krejtesisht objektin e aktivitetit te prokurorise si organ aktiv ne zbulimin, ndjekjen dhe venien para drejtesise se elementeve kriminale; duke u impenjuar plotesisht ne menyre te turpshme, te aneshme dhe meskine ti beje “fresk” qeverise Rama dhe individit Rama. Megjithese perpara dhjetra rasteve flagrante te shkeljeve, vjedhjeve, abuzimeve, fakteve te Kontrollit te Larte te Shtetit, te fakteve skandaloze te paraqitura nga mediat, fonde publike te shperdoruara, abuzime me tenderat, ministrave te pushuar nga puna … ajo, pra Marku ka qetesine dhe komoditetin te “gjurmoje” se “Kush e ka turperuar Gjushin?” Kjo vemje, tradhetoi pritshmerite e qytetareve por edhe te Ambasades USA qe vetoi per te, duke shpresuar qe sensi i detyres do te prevalonte mbi deshiren per nje rroge Kryeprokuroreje apo ndonje foto, qe iluzionon kete te prapambetur se duket nje VIP.

    Reply to this comment
    • Dobicat serb ne ndihme te njeri tjetrit February 5, 21:14

      Bravo Prokuroria. Nuk kas asnje krim pervec balte dhe derisa balta te vertetohet duhet nje vendimgjykate. Por gjarperinjte ne drejtesi qe po ju vjen fundi nga vetingu jane terbuar dhe duan te sulmojne mazhorancen me bajga te shqupit. Dhe baltes i jane bashkuar edhe qente e tjere te Tropojes, familja reaksionare e Biberajve, e njohur qe ka bashkepunuar me udb-ne kunder Shqiperise. Vazhdon sulmi i udb-se kunder Shqiperise me dobicat e Vicidolit dhe Gjonmarkagjonajve dhe Biberajve. E kane gjakunserb ne dejet e tyre. Nenat e tyre i kane hapur shalet per serbet si ajo e Berishes.

      Reply to this comment
  2. Abdurahim Ashiku February 5, 14:43

    RA AMERIKA DHE U ZBULUA DIBRA…

    Opinion

    Po, po u zbulua. Emri i saj kalon zgavrave të gojës, pëlcet bullçinjtë fry si tullumbace, merr arratinë mediave të shkruara e fluturuese, përplaset në foltore kuvendare, ulet pasdarkeve odave pranë sobave prej llamarine skuqur nga zjarri i druve të dushkut këtij dimri të egër…
    Aq shumë flitet e bërtitet për të sa gjëma më vjen edhe këtu, njëmijë kilometra larg.
    E zbuloi Amerika, Voice of Amerika.
    Në Dibër qenka bërë nami…
    Janë vjedhë votat…
    Me çanta, me torba, me thasë…
    Dhe, si për të përligjur këtë nam, gazetat, portalet, televizionet satelitorë kombëtarë… për ilustrim kanë gjetur një “ish” që do kohë më parë ia lëshuan në tokë namuzin me “brekët e grisura” dhe një “është” që paska vjedhur votat, jo me gjerësinë e bisturisë, por me kamionët e qeverisë…
    E tha Amerika, e tha Voice of Amerika…
    Dhe kur e thotë Ajo e ka thënë Ai, Zoti, Një dhe i vetëm…
    Mirë bëri, ani se zëri i saj, i përkthyer në shqip për të thënë “Zëri i prokurorisë”!
    Prokurorisë shqiptare, se nuk ka prokurori në botë “shoshë egjre” si e sa ajo.
    Se si i thonë asaj fjalës që fluturon e nuk bie kurrë në tokë…”më mirë nami se sa syri”.
    E po Dibrës i plasën të dy, edhe syri edhe nami…
    Se syrin ia kishin lidhë e, as shihte as e shihnin…
    Dhe më vjen çudi pse tani: Pse vetëm tani qenka vjedhë vota në Dibër?
    Vetëm tani dhe kurrë më parë…
    Gjithnjë është vjedhë.
    Me certifikata të shaptilografuara…
    Me dhunë…
    Me thasë mielli e kamionë me grurë…
    Me…
    Më kujtohet një rast i moçëm:
    Bëheshin dikur zgjedhjet për Kuvendin Popullor.
    Zgjedhje 99.9 për qind…
    Ndodhi që në Dovolan të dalë një votë kundër…
    U bë nami…
    Mbledhje pas mbledhjesh…
    Kërkohej tradhtari, rezili, katili…
    E hëngrën të deleguarit…
    Shqipëria votoi 99.9 për qind për Frontin Demokratik…
    Më kujtohen rastet e jetuara si qytetar e si gazetar…
    Në votimet e 22 marsit 1992 ndodhi një uri e jashtëzakonshme për certifikata. Formatet e mbaruan në të gjitha zyrat e gjendjes civile. Që të prodhoheshin në shtypshkronja dhe të vinin nga Tirana s’kishte kohë.
    Asokohe nxirrja bukën e ditës me një fotokopjues e një shaptilograf.
    E gjetëm zgjidhjen…
    Një format në kompjuter dhe shaptilografi u shndërrua në shtypshkronjë…
    Sa certifikata bëra?
    Pa numërim. Me siguri dy herë më shumë se sa kishte votues e gjithë Dibra…
    Në votimet e 26 majit 1996 u bë nami…
    Kryetari i Partisë Socialiste të Bulqizës u hodh i “vdekur” në një përrua në Ostren. E dhunuan “shtabi elektoral” i Azem Hajdarit që kandidonte për deputet në zonën Gollobordë-Librazhd. Kryetarin “e vdekur” e gjeti një grua. I dha ujë dhe e nisi për në shtëpinë e tij në Shupenzë. Morën vesh që ishte gjallë. Në mesnatë e arrestuan dhe e përplasën në çimenton e ftohtë të burgut të Bulqizës…
    Ashtu, të gjakosur e të sakatosur…
    Një mik këtu në mërgim më tregon se kishte qenë komisioner në një fshat të Librazhdit. Pa mbaruar votimi, me kutitë plot e përplot, u nisën për në qendër. Rrugës i njoftuan të mos shkonin fare. Fitorja ishte siguruar njëqind për qind. Mushkën së bashku me kutitë e votimit u dha urdhri ta hedhin në humnerë…
    Si gazetar kam fiksuar në fotografi kamionët me grurë rifuxhio në njërën nga rrugët e Peshkopisë…
    Kam fotografuar një qendër votimi, pa çati, me grupin e gatshëm të PD-së që kishte bllokuar derën e qendrës së votimit…
    Fotografova edhe një gjyqtar tek po më ndiqte duke më qëlluar me gurë…
    Për të më ndjekur më pas me ultimatumin “O mbyll gojën ose do të rrëmbejmë fëmijët”. Dhe provuan ta bëjnë…
    Unë ika. Fjala e lirë kishte vdek. Demokracia ishte shndërruar në dhunokraci…
    Unë u detyrova të marr rrugën për në “Janinë”…
    Këtu jam tash 23 vjet…
    Votën në kuti e kam lëshuar, për herë të fundit, më 26 maj 1996…
    Kryqi në listat e votuesve thotë se kam votuar sa herë ka pas zgjedhje…
    Dibrës ia nxinë fytyrën me do “brekë të grisura”, që tash po i shoh të tunden në “shtatë ballë”, tej Atlantikut…
    Dibrës po ia grumbullojnë mbi shpinë tërë mëkatet e këtyre viteve vjedhje zgjedhjesh, krimesh, korrupsioni…
    Nuk e mohoj nga sa i kam jetuar me dhimbje në palcë e nga sa dëgjoj. Edhe Dibra ka pjesën e vet në mbrapshtinë që ec pa u ndalë Shqipëria…
    Pjesën e mizës dhe jo të luanit…
    Por jo kaq sa thërritet e bërtitet duke u çarë bulçish deri përtej Atlantikut.
    Dibra ka qenë shembull i punës, i njerëzve heronj të paepur në ndërtimin e Shqipërisë. Nuk ka oxhak të fabrikave e uzinave të vendit ku mos ketë rrjedhë djersa e dibranit. Nuk ka tunel të veprave hidroenergjetike që nuk është çarë nga vrulli i dibranëve.
    Një historian i huaj thoshte se në qoftë se digjet Stambolli Dibra e ngre në këmbë mbi themele të reja. Por, shton ai, në qoftë se digjet Dibra Stambolli nuk i hedh sytë.
    Dibra ka halle të mëdha, halle që duhen lexuar edhe tej Atlantikut.
    Vota është mall belik i hedhur në rrugë për ta vjedhë…
    Nuk është “vjedhje dibrane” as “shqiptare”, është botërore, madje edhe Amerikane…
    Abdurahim Ashiku
    Gazetar Athinë
    3 shkurt 2019

    Reply to this comment
  3. Arben February 5, 14:56

    Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

    Reply to this comment
  4. do behet veting apo cirk...? February 5, 15:29

    Ejjjjj. ne se keto hetime, behen ne kuadrin e reformimit te drejtesise; shenjestren kthejeni te meta-berisha . ne jeni sipas metodes para reformes, pezullojini e urgjentisht dhe prisni t’a beje vete populli, gjykimin edhe per ju …hetuesit e tanishem .

    Reply to this comment
  5. lidheni arbenin, se litar ka plot' . February 5, 16:30

    litarin; them edhe une arben, por per ju, ushtaret e kalifatit .

    Reply to this comment
  6. Juristi Plepave February 5, 17:01

    Hajdari Mates Trapojani Vucidolist i ka dekonspiruar hetimin. Verini hekurat ketij palo Prokurori te politizuar deri ne palce

    Reply to this comment
  7. Krist February 5, 20:21

    Prokuroria,po na thote hapur,se ajo nuk merret me njeriun,por me hijen e tij.Njeriu,jane njarezit e forrte,njerezit e korruptuar dhe njerezit e pushtetit qendror dhe lokal,ndersa Hija,na dalin ata qe kane dekonspiruar hetimin,pra kane bere publike,materialet e pergjimit te prokurorise.Prokurorija e ka detyre te merret edhe me “Hijet”qe i ka kryesisht,brenda vejhtes,por kryesisht,prokurorija,duhet te kishte arrestuar personat qe jane pergjuar dhe zene me presh ne dore,si gjushi,me shoke si dhe drejtorine e burgjeve ,me shoke.

    Reply to this comment
  8. Shpiragu February 6, 07:34

    Prekuroria ngado qe po sillet drejtimin e ka nga mbrojtja e krimeve te Saliut dhe Ilir Metes.

    Reply to this comment
  9. servet February 6, 09:01

    Njeri don te na tregoje se votimet jane vjedhur dhe ne 92 dhe se paska rene fjala e lire por nuk na spjegon se kur paska qene fjala e lire qe pasKurse ka rene ne 92? Kurse Shpiragu thote se prokuroria don te mbroje Berishen dhe Meten.Nuk arrij ta kuptoj kete Shpiragun se si mund te mbroje prokuroria keta te dy duke mbrojtur Gjushin?

    Reply to this comment
  10. ETHEM February 6, 11:22

    PD+LSI KAN NE KRYE KOKAT E VJEDHJES E TE VRASJEVE NE 28 VITE.
    .SAJUAN DOSJEN ZAGANI – HABILAJ DHE DESHTUAN ME TURP.TASHME MBAJNE S.TAHIRIN PENG.ZAGANI DULMON NGA ZVICRA DHE DREJTESIA PO FLE GJUME..
    .SAJUAN DOSJEN B A B A L E PER MINISTRIN XHAFAJ DHE DESHTUAN.BABALE PASI MORI 200.MIJ ERO NGA LULI JA MBATHI NE ZVICER.
    .SAJUAN DOSJEN XHINSELA ME POLICIN N U H U..POR DHE KY IKU NE ZVICER E SULON QE ANDEK.
    .TASHME PO I SULEN D W K O S..PER TE MARRE BASHKINE E DURRSIT NE ZGJEDHJE..TURP PER HORRAT E PD+LSI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim