Prokurorët shqiptarë “fluturojnë” në Itali, për ligjet e BE-së, asistohen nga SHBA-të

May 23, 2014 09:11

Prokurorët shqiptarë “fluturojnë” në Itali, për ligjet e BE-së, asistohen nga SHBA-të

Në kuadër të projektit “PAMECA IV”, e cila synon të forcojë kapacitetet e organeve shqiptare në fushën e hetimeve për të lehtësuar procesin e përshtatjes me standardet e BE-së, dje u mbajt një seminar në Prokurorinë e Trapanit, në Itali, i cili u ndoq nga juristët e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Burime të mirëbesuara pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë për “Dita” se delegacioni udhëhiqej nga Zëvendës Prokurori Publik i Romës Francesco Ciardi, i cili ka bërë një stazh jashtë Italisë, në kuadër të projektit evropian të quajtur “Programi për Shkëmbim i Autoriteteve Gjyqësore”, organizuar nga Rrjeti i Trajnimit Gjyqësor Evropian. Magjistratët u pritën nga kryeprokurori i Trapanit, Marcello Viola. Vizita përforëcon deklaratën e Kryeprokurorita, sipas të cilit “do të ketë zhvillime që do të ndikojnë në të ardhmen e vendit”

 

 

May 23, 2014 09:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*