Prokurorët shqiptarë “fluturojnë” në Itali, për ligjet e BE-së, asistohen nga SHBA-të

May 22, 2014 19:50

Prokurorët shqiptarë “fluturojnë” në Itali, për ligjet e BE-së, asistohen nga SHBA-të

Në kuadër të projektit “PAMECA IV”, e cila synon të forcojë kapacitetet e organeve shqiptare në fushën e hetimeve për të lehtësuar procesin e përshtatjes me standardet e BE-së, sot është mbajtur një seminar në Prokurorinë e Trapanit, në Itali, i cili u ndoq nga juristët e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Burime të mirëbesuara pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë për “Dita” se delegacioni udhëhiqej nga Zëvendës Prokurori Publik i Romës Francesco Ciardi, i cili ka bërë një stazh jashtë Italisë, në kuadër të projektit evropian të quajtur “Programi për Shkëmbim i Autoriteteve Gjyqësore”, organizuar nga Rrjeti i Trajnimit Gjyqësor Evropian. Magjistratët u pritën nga kryeprokurori i Trapanit, Marcello Viola. Të njëjtat burime theksuan se pas disa javësh priten rezultatete konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, çka përforcon deklaratën e para pak ditëve të Kryeprokurorit Adriatik Llalla, sipas të cilit “shumë shpejt do të ketë zhvillime që do të ndikojnë në të ardhmen e vendit”, ku bëhet më e qartë lidhja se pas përshtatjes së legjistacionit shqiptar me atë të BE-së, në fushën e hetimeve, do të vijnë edhe rezultatet konkrete.

May 22, 2014 19:50
Komento

1 Koment

  1. Rik Balsha Sr. May 23, 08:18

    TRAPANI – TERRITORI I MATTEO MESSINA DENARO-s

    Vend kuptimplote kane zgjedhur mendjendriturit per te shkolluar hetuesit shqiptare te Llalles me karvan prapa.

    Ne ato troje ka lindur kryemafiozi Matteo Messina Denaro, prej nje shekulli ne kerkim te policive te te gjithe botes.

    Me parate tona, pupacet e Llalles kane vajtur ne Trapani te mesojne se ligjet duhen zbatuar !

    Francesco Ciardi zevendes prokuror ne Rome? Edhe Gjergj Kastrioti ka luftuar ne shekullin e 15-te kunder turqeve te vellait te Edi Rames, Taip Erdogan.

    Ciardi ka kohe qe nuk ushtron profesionin ne Prokurorine e Romes. Shpresoj te mos jete i perzgjedhuri per te zevendesuar Llallen e gjumit te perjetshem.

    Ciardi ka punuar ne grup me Luca Tescarolin, hetuesin me te shkelqyer qe ka patur e ka Roma prej dekadash, por ka punuar edhe me Italo Ormanni-n, delja e zeze e Prokures se Romes.

    Eshte ai i Berluskonit ne kanalin pese, qe luan rolin e gjykatesit ne programin televiziv.

    Mik i Berluskonit dhe mbrojtes i klanit mafioz Santapaola, ata te makinave te lojrave te fatit. Miqte e Shkelzenit, Majlindes se lindur pas Bregut, e siç thote Berisha edhe te Saimir Tahirit !

    E mjera Shqiperi thoshte poeti i rilindjes, asaj te vertetes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*