Prokurori Adnan Xholi del i pastër nga Vettingu, KPK: Nuk ka fshehje

October 11, 2018 11:09

Prokurori Adnan Xholi del i pastër nga Vettingu, KPK: Nuk ka fshehje

Prokurori në  Prokurorinë e Përgjithshme, Adnand Xholi ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të vettingut. Trupa gjykuese e vettingut drejtohet nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.

ILDKP e ka nxjerr prokurorin Xholi si figurë të pastër, duke cilësuar së ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje.

Prokurori ka kursime të tij dhe të gruas rreth 2 mln e 500 mijë lekë. Ka makinë ‘Benz’ me vlerë 4 mijë euro dhe apartament 107 m², me vlerë 50 mijë euro”, thuhet në konstatimin e KPK duke iu referuar ILDKPI.

Ndërkohë edhe DSIK, është shprehur se Prokuroi Xholi është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

l.h/ dita

October 11, 2018 11:09