Prokurori-Gjykata, iluzioni i drejtësisë

Aida Nako September 16, 2014 16:04

Prokurori-Gjykata, iluzioni i drejtësisë

 

 

Mbrëmjen e njoftimit të arrestimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, në datën 5 shtator, nuk kishin të numëruar komentet e lexuesve në faqet online që parashikonin “lirimin që të nesërmen” ose pas dy ditësh, të kreut të Bankës Qendrore. Skepticizmi i njerëzve të këtij vendi me sistemin e drejtësisë nuk është një “perceptim” në erë, por një shumësi përvojash dhe dramash të vërteta në 23 vite, të kujtdo që ka patur të bëjë me këtë sistem. Mund të thuhet sot se me pak ditë vonesë, ky mosbesim u vërtetua në terren.

Në fakt, të hënën rreth orës 3 pasdite kështu ndodhi vërtet. Trupi gjykues i kryesuar nga kreu i Apelit Tiranë, Alaudin Malaj, vendosi ndryshimin e masës në arrest shtëpie për ish- guvernatorin Fullani. Mbetja në burg e vartëses së tij Elivar Golemi është thjesht një efekt anësor. Çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj kohe me historinë “Fullani”? Plasja e çështjes së vjedhjeve skandaloze të thesarit në fund të korrikut, ngriti një reagim popullor të paprecedentë që nuk iu bind as ligjësisë së zakonshme “që çudia në Shqipëri tre ditë zgjat”. Sulmi u amplifikua nga e njëjta media që sajoi avionët e Divjakës.

Guvernatori u përpoq të shfaqej sa më i qetë dhe me gjërat nën kontroll, duke u treguar bashkëpunues me prokurorinë dhe duke premtuar rishikime ligjore dhe masa të rrepta që ky rast “i izoluar dhe shumë i shëmtuar” të mos përsëritej më. Opinioni nuk u bind, dhe nuk kishte sesi të bindej. Por pikërisht kur njerëzit filluan të mësohen, sado nervozë, me faktin që Ardian Fullani mbrohet “nga e gjithë politika” dhe nuk do largohet, të paktën jo shpejt por gradualisht dhe me takt, ndodhi surpriza.

Mbrëmjen e 5 shtatorit vijnë prangat, akuza me pesë pika dhe arresti me burg. A filloi kaq befasisht të funksionojë drejtësia shqiptare? Se këta prokurorë dhe gjyqtarë që kemi pasur e kemi gjithë këto vite, ishin ndriçuar më në fund kushedi se nga cili iluminizëm?

Pse nuk u tregua e njëjta vendosmëri me Arben Imamin, ministrat e Berishës, vajzën e Berishës paditur nga biznesmeni pakistanez për ryshfet, apo me Xhelal Mziun, Shpëtim Gjikën etj, etj? Si ka mundësi që pas një viti të plotë ku mbizotëroi fryma e pandëshkueshmërisë, papritur shkreptiu një rrufe ndëshkimi ekzemplar? Ra veçanërisht në sy, heroizmi i beftë i prokurorit që firmosi urdhërarrestin, që u shndërrua në beniaminin e rrjeteve sociale.

Njëfarë Falkone, a Avni Rustem i kohëve moderne që vuri me shpatulla për muri kreun e Bankës dhe të rrjetës së miqësive e nepotizmave të ndërtuara aty në vite.

Që afërmendsh do sillnin edhe abuzime dhe shkelje të ligjit. Por ja që sot Ardian Fullani është në shtëpi, i pandehur por i pafajshëm derisa gjykata ta vërtetojë me vendim të formës së prerë. Njëfarë entuziazmi fillestar i opinionit shkoi sërish në nivelin e zakonshëm të mosbesimit total ndaj drejtësisë. Vendimin e dërgimit në arrest shtëpie nuk e mori Gjin Gjoni, por eprori i tij në Apelin e Tiranës Alaudin Malaj.

Çfarë del nga këto zhvillime? Del një konkluzion shumë i thjeshtë: Nuk është se kemi një prokurori luftarake dhe të vendosur për të çuar para ligjit ata që e shkelin atë, dhe përballë një gjykatë “të keqe” që i vë asaj shkopinj në rrota. Kemi sot e gjithë ditën, të njëjtin sistem drejtësie prokurori-gjykatë që kemi pasur.

Dhe që edhe në rastin Fullani është komanduar nga politika, ka qenë zbatuese e lojrave të kësaj të fundit. E po ashtu edhe media. Kush e luajti këtë lojë? A është e njëjta dorë që amplifikoi sulmin ndaj Fullanit për ta detyruar atë të dorëhiqet dhe pasi ky nuk e kapi sinjalin kaloi në planin e arrestimit të tij?

Mjaftueshëm për ta hequr nga posti por jo deri në pikën sa qelia ta bëjë të flasë e të thotë ato që nuk duhet të thotë? Dikush që ka ende shumë pushtet në media dhe në sistemin e drejtësisë? Eshtë një supozim që pret faktet e ditëve që vijnë.

Por nga gjithe kjo rrëmujë, ka vetëm një përfundim: Fullani nuk është më guvernator. Kurse ne, shqiptarët e tjerë, jemi rikthyer në gjendjen fillestare sa i përket raportit tonë me besimin ndaj drejtësisë: ky raport thjesht nuk ekziston.

Aida Nako September 16, 2014 16:04
Komento

70 Komente

  1. psy September 15, 14:46

    turp e faqja e zeze!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 15, 17:31

      Gjykata e apelit dha vendimin të cilin shqiptarët e dinin se do të ishte “njolla e zezë” e radhës!? E dinin sepse kjo drejtësi nuk i jep vetë vendimet!? I jep mafia politike në vënd të saj dhe gjyqtarët nuk janë më shumë se “vegla të mafias”? Nuk janë më shumë se “koburet juridike” të mafias? Nuk janë asgjë tjetër veç “killerat” e saj? Drejtësia shqiptare është “lavatriçja” gjigande ku të gjithe kriminelët ,mafiozët dhe politikanët “lajnë duart e ndyra”,lajnë krimet dhe marrin “çertifikatën e pafajësisë”!? Drejtësia është mina e demokracisë shqiptare? Drejtësia është grumbulli i lumpenit njerëzor me diplomë? Drejtësia është thjesht fasada “kuazidemokratike” e një shteti të kalbur totalisht nga brënda dhe të manikyruar e parfumuar nga jashtë? Kjo drejtësi dhe njerëzit e saj duhen shpallur “wanted” dhe shqiptari i parë që gjen një gjykatës duhet të ketë lejën t’i futë plumbin? Si kriminel tmerrësisht i rrezikshëm!? Tung!

      Reply to this comment
      • Raimond Vlonjati September 15, 22:23

        Shyqyr qe doli nga burgu se na beri merak …lol

        Kushedi sa do jete gezuar Sala .

        Reply to this comment
      • Kris September 15, 22:51

        Filloni me Berishen,Nishanin dhe pastaj shkoni te drejtesia!

        Reply to this comment
        • lala September 16, 18:11

          Pa heqe Nishanin muteqemiun , or çun, nuk mund te vendoset drejtesia. Sepse Salihija ka kape per koqesh Nishunin dhe gjithe drejtesine, gjykates e prokuror. Duhet heqe musteqemiun ne fillim e masnajna te hiqen te tjeret. Keshtu do te vendoset drejtesia

          Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 15, 17:43

      @@@@@ Shqiptarët e dinin vendimin,e dinin që këtu vendimet i jep “kupola e mafias”??? @ Gjykata e apelit dha vendimin të cilin shqiptarët e dinin se do të ishte “njolla e zezë” e radhës!? E dinin sepse kjo drejtësi nuk i jep vetë vendimet!? I jep mafia politike në vënd të saj dhe gjyqtarët nuk janë më shumë se “vegla të mafias”? Nuk janë më shumë se “koburet juridike” të mafias? Nuk janë asgjë tjetër veç “killerat” e saj? Drejtësia shqiptare është “lavatriçja” gjigande ku të gjithe kriminelët ,mafiozët dhe politikanët “lajnë duart e ndyra”,lajnë krimet dhe marrin “çertifikatën e pafajësisë”!? Drejtësia është mina e demokracisë shqiptare? Drejtësia është grumbulli i lumpenit njerëzor me diplomë? Drejtësia është thjesht fasada “kuazidemokratike” e një shteti të kalbur totalisht nga brënda dhe të manikyruar e parfumuar nga jashtë? Kjo drejtësi dhe njerëzit e saj duhen shpallur “wanted” dhe shqiptari i parë që gjen një gjykatës duhet të ketë lejën t’i futë plumbin? Si kriminel tmerrësisht i rrezikshëm!? Tung!

      Reply to this comment
    • rezart September 17, 09:07

      Mendova se te nesermen e dhenies se “ARREST NE SHTEPI” te Full-HAJNIT,do dilnin ca Sazan Gur-er,Altin Goxhaj etj,etj,qe u ….. “HA…….(bytha) me falni….. MERAKU per kete popull dhe do i benin thirrje POPULLIT DHE RINISE …”ANTI KIMIKATE”,qe te organizonin nje PROTESTE MADHESHTORE KUNDER DREJTESISE KANCEROZE!!!
      Por jo!
      Asgje nuk ndodhi,se PADRONET E TYRE NUK KANE DHENE NDONJE SINJAL!!!!

      Reply to this comment
  2. korabi September 15, 14:47

    Tani u vertetua se nuk behet me drejtesi. Mbahet ne burg hidrauliku dhe drejtori apo guvernatori me note mesatare 6 nuk paska pergjegjesi????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Meteh September 15, 14:52

    Kjo dihej,te ne nuk do behet kurr derjtesi.Ajo eshte e ndikuar nga politika SALIMILLOSHEVIÇIANE,i ci ndonse ishte te HAJDARI,foli per Fullhanin & gjyqsorit i shpetoi shurra parakohe,turp,turp,turp..!

    Reply to this comment
  4. MOKO September 15, 15:02

    MOS NUK DIHEJ KY VENDIM? GJITHE SHQIPTARET E DINE SE KY VEND KA MARE FUND.

    Reply to this comment
  5. Edi September 15, 15:04

    Rrrrrrrrrrrobt dhe ku ti kene gjukatesit, dhe rrrrrrrrrrrrrrrrrobt e shpis gjithe shqipetareve qe nuk dine gje tjeter veçse te flene gjume , dhe te meren me llafe . Rrobt e ku ti kesh shqiperi kurve.

    Reply to this comment
    • Miku September 15, 18:40

      Pse shan more komentues? A e dije ti qe Gjyqtaret i kane mare urdherat nga Adriana Fullani, Vejusha e Zeze e KLD? Lere nervozizmin menjane, dhe thirri logjikes. Izet Haxhia tregoi ne video se sa ngushte bashkpunojne Hienat per te ndare copen e mishit te rradhes.

      Si mund te burgoste Adriana Fullani Balboa princin e saj Elbasanlli? A e pe qe ne fillim i kishte rras Gjin Gjonin e me pas i futi Shqiperise kollodokun me kete gjyqin e Cirque Du Soleil?

      Ti ke te drejte te shash, por jo vendin tone te dashur plot me mashtrusa, me kurva, me eksperta, etj etj. Te fala Miku, shoku Sadikut.

      Reply to this comment
  6. qejvani September 15, 15:05

    I nderuar z.Thano do te doja t’Ju bej nje apel duke ju apostrofuar, jo per t’ju vene me pergjegjesi por duke kerkuar ndihme…
    Si ka mundesi dhe kjo toke mban keto persona qe lerojne njerez te inkriminuar..Kush gjykates do kete me bythe te jape masa arresti per nje hajdut xhepash ose ndonje fakir tjeter.. Kjo u pa si ne rastin e Gerdecit qe Alaudin Malaj u kujdes per kete ceshtje qe ne shkallen e pare me treshen e gjykates qe sot eshte ne gjykaten e Apelit si shperblim me ne krye RIDVAN HADON.
    Ku ka me drejtesi ne kete vend pas gjithe ketyre poshtersive?!!
    Do te sygjeroja qe nese EDVIN RAMA sic deklaroi qe ne shtator do te merrej me drejtesine nuk vepron atehere i bej thirrje te gjitheve per mos bindje qytetare dhe vetegjyqesi se ketu cdo gje ka marre fund…
    Ju faleminderit.

    Reply to this comment
  7. nastradini September 15, 15:30

    FULLAN NUK MUND TE NDESHKOHET!

    sepse pas Fullanit qendron:

    Edi Rama qe duhet te ndertoje vilen e tij ne kerrthize te Dajtit

    sepse pas Fullanit qendron:

    Koco Kokedhima qe duhet te ndertoje sarajet e tij ne Qeparo

    sepse pas Fullanit qendron:

    Like Meta, qe e shpetoi Fullanesha nga prangosja

    sepse pas Fullanit qendron

    Jozefina Toppali qe i ka emeruar vajzen e saj budallacke drejtore ne BSH

    sepse pas Fullanit qendron

    dora vete BOSI Sali Berisha, jo per emerime nepotike te familjes se tij ne BSH, jo per blerjesh hotelesh te falimentuara me miliona EUR nga Fullani, por per vjedhje makaber te Thesarit te Shtetit nga vete pushteti mafioz politik.

    sepse o MILET BUDALLA pas Fullanit qendron:

    VETE ANTIKRISHTI SHQYPTAR ENVER HOXHA ME HIJEN E TIJ.

    Reply to this comment
  8. Billy September 15, 15:41

    Eshte dita qe populli shqipetar duhet te filloj protestat.Drejtesia ne Shqiperi ben padrejtesi.Drejtesia ne Shqiperi pjese e krimit.

    Reply to this comment
    • zeni September 15, 19:00

      Cfare protestash ore? Ne votuam te Rilindim. Prit edhe ca se Rama ka thene qe ne shtator fillon reforma ne drejtesi.Viti nuk ka rendesi 2014 apo 2114, rendesi ka qe ne shtator fillon reforma ne drejtesi.

      Reply to this comment
      • Tartufi September 15, 21:16

        @ Zeni
        Nuk dua te provokoj as kend ne kete mesele te votimit te rilindjes
        ne 23 Qershor,se shum shqiptare dhe shum pjestar te komenteve
        ketu tek Dita jane te ndershem e te sinqerte ne shpirtin e tyre per
        drejtesi ne kete lamasheri shqiptare,qe eshte veshtire te ndrishoj
        pa mare pushket ne dor per te pastruar kete ndyresi 24 vjecare.
        Ndryshe ka qene qendrimi tone qe nuk kemi besuar tek vazhdimi i
        mashtrimeve me rilindjet e me ripjelljet e te njejteve mostra qe vine
        per te mashtruar 8 vjet njeri dhe 8 vjet tjetri.Shqiptareve i ka ngelur
        vetem dhuna per tu ushtruar me kete lloi qelbesire,per te shpetuar?

        Reply to this comment
      • ketriyjë gjemb në k September 16, 18:26

        Protesta para presidencës për drejtësi, të gjithë shqoptarët ti kërkohet ultimatum!

        Reply to this comment
      • Al. September 17, 10:15

        E bukur kjo

        Reply to this comment
  9. ty September 15, 15:55

    jame me ps rama duhet ta dije mire se ashtu sic erdhem 50 mije nga greqia kunder kriminelit neser do te vijme kundra teje ne qofte se ke bythe ta mbashe ate vende mbaje ne te kuderten largohu menova se do te ishe ti ai qe do te beje dicka per kete vend jame shume i zhgynjyer nuke behet me kryehajdtin ilir meta me kryemafjozet amerikane qe jane kryesoret qe kane shkaterruar shqiperine me daljen efullanit tregone qe cdo gje ka marre funde turpe me keqe nuke ka ku vete kriminelet dali hapur shajne per dite tregojne dhembet dhe jetojne ne luks vendi ime nuke behet me jemi me te vertet kolumbi

    Reply to this comment
  10. BJORN September 15, 15:55

    Duhet te fillojne protestat per kete drejtesi qe behet ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  11. misteri September 15, 16:03

    Ky eshte SKANDAL i kesaj qeverie RILINDASE.Nuk shpjegohet ndryshe qe me te njejtat akuza FULLHAJNI del nga burgu vartesia e tij.Z,ELIVAR GOLEMI nje femer futet ne burg.Por ky eshte sistemi kur ke mik EDI RAMEN ste fut njeri ne burg.Ky eshte EDI RAMA demagogu e vrasesi i ARTAN SANTOS .Fullanin vetem sa e trembi me arestimin e tij se po fole do te zhduk si zhduka ARATN SANTON.

    Reply to this comment
  12. Goni September 15, 16:17

    Kur shefi i sigurise se bankes vazhdon te jete ne detyre nuk ka fare arsye qe te burgoset guvernatori.

    Reply to this comment
  13. iri September 15, 16:20

    Me ne fund Aladini me ibrikun tjeter magjik Bendo e bene detyren , ata tani jane krenare per punen e mire qe bene bashke me ate tjetrin -I miri .Ibriku magjik I alaudinit funksionon si ne Gerdec , e kudo , prandaj ndihen mjaft te kenaqur palo presidenti, cefa qenefi, gjin gjoni , etere kasta e qeneve te pa ngopur me djersen e ketij populli .Eshte per te vene ulurimen , o I mjeri popull ne cdore ka rene.! -”Arritem ne kete dite , qe e solli me perkushtim krye kalifi Saliqen vicidoli .ESHTE RADHA E POPULLIT , TU TREGOJE VENDIN KETYRE ZORZOPEVE..O njerez jemi te tradhetuar te gjithe Me ne fitojne te gjithe thoshte satanai ne fushate, te gjithe ishte kasta , ata qe e hane jane pjesa tjeter qe jemi ne populli .,

    Reply to this comment
  14. nuri September 15, 16:25

    Drejtesia e Edi Rames njesoj si ajo e Sali Berishes, ashtu sic u gjykua Fatmir Mediu dhe Ilir Meta ashtu do te gjykohet edhe Ardian Thullani & co. Do tallin bythen me kete popull qorr dhe pa me te voglen kujtese, do vazhdojne te vjedhin duke i thene njeri tjetrit tani eshte rrradha jone, do korruptojne ambasoret e rradhes e sidomos ato amerikane e me rradhe europianet dhe ky vend m… do vazhdoje nga fitorja ne fitore. Shkofshi ne te semes te gjithe.

    Reply to this comment
    • ketriyjë gjemb në k September 16, 18:29

      Kemi punë me presidentin që përfaqëson shtetin e të drejtës dhe nuk kemi punë me Salun, Shkëlzeniin, Lulin and co. Te presidenca të kërkojmë drejtësi, shkarkimin e të gjihë prokurorëve dhe gjaqtarëve që janë në këtë sistem, në të kundërt ti këkohet ultimatum dorëheqje Presidenint.

      Reply to this comment
  15. Trebeshina September 15, 16:33

    Do dilte tamam si Meziu,,dihej ajo……

    Reply to this comment
  16. labinot September 15, 16:55

    Kjo drejtesi ka kapur shtetin.Zoti Rama1.Jo si kryeminister por si kryetar i partise me te madhe ne parlament,merrni nisem ligjore per pushimin nga puna te gjithe gjyqtareve egzistues.Nuk behet qameti!Te rekrutohen gjyqtare nga shkolla magjistratures me mesatare mbi 8.Te rishqyrtohen gjyqi Fullanit,Gerdecit,21 janarit etj.Populli nuk do prese te vdese Sali Berisha,te paralizohet Nishani,te pendohet Fullani,

    Reply to this comment
  17. 23 Qershori 2013 September 15, 17:02

    Me liber shtepie Alaudin Malaj, robt ku ti kesh.
    Turpi i Gjyqesorit. Si mund te tallet nje njeri me nje popull te tere?????
    Kete nuk arrij ta kuptoj. Lihet ne burg Elivari dhe nxirret nga burgu Fullan K.ri.
    Atehere burg per Alaudinin.

    Reply to this comment
  18. Niko September 15, 17:04

    Fullani doli me duar te pastra ashtu sic pritej nga mafja Albaneze Kjo eshte drejtesia shqipetare ku ka zene rrenj te forrta korrupsioni krrimi prostitucioni drroga fukarralleku qe ka pllakosur vendin tone

    Reply to this comment
  19. turi September 15, 17:20

    PO mire na e bejn. Tani Fullani ne liri mender ti hane mune keta tani. Mjere shqiperia e mjere. Mjere ne qe kemi ngele ne dore te Alaudinve. Po turpi spaska te sosur per dite e per dite

    Reply to this comment
  20. nastradini September 15, 17:41

    NGRIHU O ENVER HOXHA NGA VORRI I FERRIT
    QE T’SHIKOSH SI JA KE LE VATANIN DERRIT
    DERRA T’EGER ME PUSHTET SI FULLAN KUSARI
    QE S’DON ME JA DITE KUR VIDHET THESARI
    SEPSE PAS FULLAN-DERRIT QENDRON SALIJA
    DHE N’HIJE LIKE FLORIRI E EDI MAVRIJA

    NGRIHU O ENVER HOXHA NGA VORRI I FERRIT
    QE T’SHIKOSH SI JA KE BO NONAT MILETIT
    ME VAZHDUESHMERINE E PARTISE SE PUNES
    NE CDO CEP T’JETES DHE T’NOMENKLATURES

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit September 15, 18:36

      Me ne fund i dashur Nastradin, erdhe ne ment e mija.
      Edhe une e fillova ketu ne Dita e Tema, si nje antienverist i terbuar, por ndryshe nga ty, une e pashe shume shpejt, se nje pro berishizem, eshte me i ndyre se antienverizmi dhe pa dashjen time, u bera enverist, se e kuptova qe vetem diktatori i pare, ja di se si shtrohen hajdutet dhe pederastet e politikes berishiane.

      Reply to this comment
      • andromeda September 15, 19:58

        horri! Harroi ky Nastradin efendia se kush i dha drejtim punëve sot.Kush thua ti? Vetëm Arvizu. Si tha ai, lereni drejtësinë të bëjë punën e saj e politika mos ndërhyjë. Po si kujtoni ju se nuk e di ky Arvizu se ç’farë drejt’sie të ndyrë kemi ne, se di ai që drejtësia është e kapur për fyti nga Sali qeni? Ndaj Fullani nuk duhesh prekur sepse prekim Sali bishën e sojin e tij.Se, si duket USa e ka qef SB o vëllezër, dhe se drejtësi nuk ka e s’ka për të pasur ndonjëherë në Shqipëri, se drejtësia duhet ti shërbejë kastës oligarkike të instaluar në Shqipëri nga abuzimet me pushtetin. Vetëm një revolucion popullor e zgjidh drejtësinë tek ne.

        Reply to this comment
        • Horri i Bulevardit September 16, 19:05

          Ndoshta edhe Arvizuja do te jete klient i vjeter i Fullanit dhe arrestimi i tij, nxjerr sa miljona dollare jane dhene kredit me 0% interes, plus shpelarja e parave, qe bankat shqiptare e kane specializimin e persosur.

          Reply to this comment
  21. ti September 15, 17:55

    Të na rojë piktori, pa gjitha do ndreqen, fullan mavriu si ka mare të gjitha leftate për vete, kasta roso-blu ka marrë pjesën e luanit.

    Reply to this comment
  22. shpatar September 15, 18:07

    Turp e faqe zeze shkruan psy.Kjo eshte nje shemtire qe te indinjon jo pse u la i lire ne te ashtuquajturin arrest shtepie por pse u fryme e derdhem mijra indinjata per nje te quajtur hajdut.Cqe kjo loje ,arrestimi qe i mori kaq kohe politikes,shoqerise ,Medjas dhe partnerve tane qe menduam se u hap porta per te rrasur hajdutet brenda.
    Dikush pergatiti kete bllof per ti vene kapakun ndeshkimit ne kupol.Mazoranca duke lene te lire te veproje Drejtesia tregoje se eshte e pa fuqishme te shkaterroje organet e pavarura qe kane kopetenca te vendosin mbi gjithecka .Si mund te thuash qe shteti funksjonon kur ne sistemin e Drejtesise ka nje mos perputhje me te. Dihet qe Drejtesia eshte ne duarte e Pd .Kjo kuptohet nga ato cka bere dhe bene opozita deri me sot .Puno ti Rama -Meta me kabinetin por atje ku nuk na pelqen ne nuk te lem.Te dy komandojne por vendimet i merr Berisha.Kemi brenda nje populli dy pushtete qe i shterngojne njeri tjetrit dhembet.Dhembet e Saliut qenkan te ujkut Rama qe eshte me qengje nuk bene ate veze te Salut.
    Nuk mund te percaktosh azgje sesi do te mbyllet kjo loje 23 vjecare me kete popull qengj.Nga sot do te qendroje me shprese e do ti lutem Papes qe ,me rastin e vizites, te ndricoje mendjen e popullit qe te luftoje per vete.Amin………..

    Reply to this comment
  23. turi September 15, 18:43

    IK O EDI TAMA BEJ CICIN,SE NUK JE PER SHQIPERINE TI. TI MENDON SE JE KRYEMINISTRI NORVEGJISE APO SUEDISE. IK O IK SE TE BENE SI DESHEN. TE BEN LOLO DHE TY PA MBUSHE VITIN. O EDVIN KRISTAQ RAMA PO NUK JE I ZOTI VETES NUK JE KUR PER NE TE TJERET QE PRESIM NA TY TE NA DENOSH TE LIGJTE.

    Reply to this comment
  24. GRAMOZ September 15, 18:48

    GJYKATAT SHQIPETARE JANE FAQJA E ZEZE E TREGUAN ME LIRIMIN FULL-HAJDUTIT ,KU NDIKUAN POLITIKANET-HAJNA .VAJMEDET PER NE SHQIPETARET..

    Reply to this comment
  25. lirka September 15, 18:55

    Edvin rama edhe ti nje scheisse je si sali krimineli. Po ai i erionka qe revoltohet ne fb sikur para nja dy ditesh na shkruante se ne shqiperi po fryn era e ndryshimit se ligji po fillon te ushtrohet. Edhe ti erionka nuk je vecse nje scheisse. Ai vend nuk behet me kush beson ende tek edvin frikacaku eshte naiv. Hajdeni ketej nga gjermani pasi edvini nuk e ka kuptuar mesazhin e kancelares sone per mbeshtetje nese tregohet I rrepte me korrupsionin. Edvini nuk ka ndryshim nga saliu…tchuesss

    Reply to this comment
  26. Bashkim Pitarka September 15, 19:11

    Turpi shqiptar me damke!
    Ne Shqiperi “bombat tymuese” per vendosjen e drejtesise dhe “denimi me llafe” iu krimineleve e megahajduteve vazhdon sipas zakonit te “drejtesise alla halldupe shqiptare”.vetem tri dite!E derr e ver e derr e vere,kjo palo mesele!!!??????
    Duket dikush,si ne opozite edhe ne mazhorance, e ka kapur fort per fyti drejtesine sepse i tremben hapjes se proceseve dhe denimit te vete tyre,kur kane vene dore mbi mallin dhe djersen e popullit,sic beri edhe ky Fullani.Per konsum ne publik cirren me thenien marathone”Te lejohet drejtesia te beje punen e saj… dhe “drejtesia”(drejtesi i thenshin) vazhdon punen e saj e i shtyn denimet dhe pandeshkueshmerine gjithenje e me gjate per gjoja “mungese provash bindese!??”,per sa kohe qe s’i leviz njeri nga vendi i punes,nga qypi i floririt dhe “zarfat e manjme” qe u vijne nga politikanet.hajdutet dhe trafikantet e rrufianet politike qe qendrojne pas tyre.Duket nuk i kane modernizuar sa duhet edhe burgjet per vete qe te mos ndryshojne nga vilat dhe zyrat e tyre supermoderne,te ngritura me parane e shtetit e te popullit dhe pastaj do futen vete ne to!!
    Populli i varfer vazhdon te prese vendosjen e drejtesise dhe rregullit,sundimin e ligjit,por duket ende i kerkohet te prese e t’i bjere karagjyzenit sipas avazit qe i imponon “orkestra miqesia” e intelektualeve dhe pseudo-liderve publike!
    Nderkombetaret,edhe ata nga ana e tyre,veshtrojne shfaqjen e ndonje bile edhe ofron rolin e dirigjentit ose regjizorin per te ruajtur ne Shqiperi e Ballkan te ashtuquajturin stabilitet rajonal,e sa per gjendjen e mjeruar te brendshme le te vazhdoje.Popujve te atij rajoni do te vazhdoje t’u premtohet ose jepet ndonje sadaka,sa per t’u zene gojen e mbajtur me shpresa e primtime,deri sa t’u plase edhe ne kete rajon “pranvera ballkanike”.Por nderkombetaret te mos harrojne se Ballkani nuk ka qene quajtur kot “Fuci baruti”,sepse e kane krijuar dhe e ruajne per te qene e tille,por harrojne se fucia po mbushet perseri plot.Tek ne te mocmit e mencur i kane pas thane: “Fukarallek,maskarallek!” dhe se “revolucioni i barkut te zbrazet”nuk ka pritur t’i imponojne ndonje ideologji apo teori por ka shperthyer edhe pa particka e partira politike!
    Sa keq,c’fat i keq,te mjeret popuj.U premtojne demokracine,zhvillimin dhe “begatine”, u dergojne trena me dosje mbushur me platforma dhe projekt-reforma insitucionesh ligjesh,etj.,zhvillojne takime rajonale e dypaleshe,premtojne ndihme e marreveshje dhe per t’u prire u lene mafiet dhe rrufjanet politike qe t’i mashtrojne e t’i terheqin keta popuj prej hunde ! Popujve u ofrojne ato show-et televizive dhe fotot ne shtyp dhe tabllote me “torten e madhe”,ndersa populli thote dua buke,dua pune,nuk ngopet barku me fotografine e bukur te tortes,qofte edhe si ajo e 100-vjetorit!Ndoshta keshtu i dashka “drute” mushka shqiptare.
    Nuk e dija e nuk e besoja se ne Shqiperi paska ardhur perseri koha e Princ Vidit dhe e Toptaneve tradhetare dhe shqitaret perkulen e i nderojne me veneracion,duke lene te harruar bile edhe vete historine e tyre te lavdishme shekullore kombetare te luftrave per liri e pavaresi,per paqe e zhvillim.

    Bashkim Pitarka

    Reply to this comment
  27. Aleko Gjoka September 15, 19:29

    Turp i madh,turp qe nuk mund te justifikohet,pedrejtesia eshte padrejtesi e betonuar,dhe tani nuk mun te pressh me drejtesi,per cdo gje duhet veten vetegjyqesi.

    Reply to this comment
  28. Veliaj September 15, 19:36

    Te nderuar politikan me te vertete beni mire qe martoheni brenda gjinise.

    Reply to this comment
  29. Arben September 15, 19:51

    Rilindje = vazhdim i sigurimit te shtetit.
    nuk ka justifikim rilinci qe pas nje viti nuk ka bere asgje per drejtesine dhe hapjen e dosjeve.
    Ne nuk votuam se ngeli Rama pa u bere kryeminister, ne votuam qe vendi ku jetojme te filloje te vije era shoqeri njerezore.
    po qe se vazhdon keshtu, atehere mos ti japim me asnje vote ne lokalet e vitit qe vjen.
    tung

    Reply to this comment
  30. Mark uk September 15, 20:59

    Ashtu sic benit dikur sapo dilnit nga mbledhje e organizates baze,leshoheni me vrap duke perdorur disa emra per te hellur vrer per kedo qe nuk ka bindjet tuaja politike.Kshtu i ndersenin aktivistet edhe ne vitet e para te okupimit komunist kur behej gjygji i kundershtarve politik.Duke thirrur me te madhe hakmarrje rini.Zemra juaj vetem hakmarrje deshiron,bile me burgosje e vrasje taman sic benin komunistet e kuq.Lereni drejtsin te flas se drejtsin tuaj e pam per 50 vite.

    Reply to this comment
  31. misteri September 15, 21:12

    Gjykimi me i drejte edhe pse do vonoje pak eshte Mallkimi qe i ben Populli Hajdutave te BSH ….ZOTI VONON POR ASNJEHERE NUK HARRON! Do te jetoni cdo sek.te jetes tuaj me friken ndaj Zotit,,,,se nga ”drejtesia” (palo drejtesi thuaj) ia hodhet….. Bravo… – MALLKIMI I NJE POPULLI TE TERE QE TI TALLE DO BIE MBI FEMIJET DHE FAMILJEN TENDE EDVIN KRISTAQ RAMA.

    Reply to this comment
  32. . September 15, 21:37

    *********************************************

    Pse … ?

    Atehere parate i morem Ne populli qe jetojme ne 3-4 apartamente dhe vila ne plazhe !

    Mire na e bejne …. jepni voten per inat te “ime vjerre” !

    Ku je ENVER ku je … cohu shih si e katandisen Shqiperine ….

    *********************************************************************************************

    Reply to this comment
  33. tomsojeri September 15, 23:05

    Bravo Tartuf ! Kot lapangjosemi me shkrime si kurvat qe presin radhen ….e cirren te tregojn kush ka “shalet “e “buzet” me te bukura !Nje band as 100 vet po shkerdhejn tre milon shqiptar e sju lan gje pa mar e ska 5 burra te ngrejn kte turm te pergjumur qe edhe me gur e shkopij do ju a qinte nene ktyre kasapeve e jo ma me arm ! Ska tjeter rug E kot qe presim !A nuk po shikoni cfar behet ?Te gjith po tallen me ne ,me evropjan ,amerikan,afrikan, fullan e deri te gomeret e fshatit ! Cfar presim….cfar presim……………

    Reply to this comment
    • Tartufi September 15, 23:37

      @ Tomsojeri.
      Pershendetje te sinqerta,i kam lexuar aventurat e Tomsojerit dhe ketu ku rroj
      per 25 vjet rresht e kam pare dhe ne film te gjat te pakten 3 or film.
      Une jam aratisur ne vitin 1989 nga vendi tim i dashur ,pa filluar loja e dyte e
      ndyrre me popullin tim te shumvuajtur.Loja e par me shtipjen komuniste qe
      vendosur qe ne [ Jalten e poshter } qe ne te vuanim kaq shume,por qelbesiret
      trazhgimtaret e kesaj Jalte nuk u ngopen me vuajtjet tona .por duhesh te benin
      dhe lojen e dyte me lirine e popullit tone per demokracira me te skllaveruarit
      e regjimit ti kthenin ne lidera te demokracise,qe ne te vertete ata jane llumi i
      ketij populli dhe jo ata qe quhen? Vetem pushka e pastron kete llum te ndyre.

      Reply to this comment
  34. Albusa September 16, 00:35

    Me qe e nxoret nga burgu tani propozoheni per president se eshte burre i pashem per se pari por nga soji m…… Go……

    Reply to this comment
  35. Fat man September 16, 05:59

    Republika ra, tashme Shqiperia ka fytyren e kriminelit Sali dhe ate te nje drejtesie, qe jep vetem padrejtesi, i jane kundervene popullit. Duhet nje revolucion, jemi te humbur e te komanduar nga krimi dhe mafia ne pushtet.

    Reply to this comment
  36. studenti. September 16, 08:07

    Z.Fullani, qe e kane per zemer klani Berisha,Basha e Nishani, eshte zgjedhur te beje punen e nje bankari pa patur formimin e nje qytetari sepse atyre u duhet njeriu qe ka formatin e nje zuzari .Nje qytetar i ndershem ne krye te nje institucioni qe vidhet nga brenda nuk do te fshihej “ne pelena”,por do te deklaronte doreheqjen duke u dorezuar para drejtesise qe te gjykohej per te verteten duke treguar vendosmerisht para botes se ndershmeria eshte transparenca qe erresohet neper duaret e pista te kulisave te fshehta.Çeshtja Fullani eshte me teper se kaq, eshte vazhdim i vjedhjeve te thesarit dhe pasurive te tjera te ketij vatani.Do te vije nje dite qe do te neveritet ashtu si mbreti,hajdut-famemadhi edhe demokrat shpellari me klanin e tij alla “Bish-Bash-Nishan-Fullani”sepse nuk do t’i mbuloje dot jorgani i ketyre gjyqtareve,mesjetare alla kadilere qe urdheroheshin nga sulltani.

    Reply to this comment
  37. tomsojeri September 16, 08:13

    Pershendetje Tartuf !Edhe un i hikur para teje bile jam dhe nuk e jetova 89- ten e kurdisur nga gjarperijt me helmin me te koncentruar te kombit ! Mundet ti bija shkurt e te them ne”pidh te semes vaft Shqiperia dhe shqiptaret” por nuk ma lejon ndergjegja e ta haj dreqi, me dhimbsen “guret” e atij vendi ku linda dhe u rita ! Flas ate gjuh e njoha njerez te mir,te dashur,e bujar qe edhe varferin e ndanim ashtu drejt e pa hile! Hikem e lam pas kta krokodila qe shfrytezuan egersisht mosnjohjen e ktij sistemi te ri me emrin demonkraci dhe ne emer te tij shkateruan gjithcka ,vodhen gjithcka,dhunuan gjithcka me shpejtesi drite duke ja len stafeten njeri tjetrit ! 25 vjet po luhet ky teater me personazhe ftyra njerzish qe flasin shqip e quhen shqiptar e mbas ksaj ftyre fshihen perbindsha qe ndertuan tashme “keshtjellen”e tyre ne kuriz viktimash! Kot lodhem,kot shpresojm !Shqiperia esht preh krokodilash te brendshem e te jashtem !Te paret siguruan per 7 breza kelyshet e tyre e te dytet do skllaverojn Shqiperin perjetesisht ! Nuk ka shpetim Shqiperia ,nuk vihet ne binar drejtesia me kta mafjoz qe kan ne krye te vepres se tyre nje president si ky !Pra ka mbetur “dy duar per nje kok”e le te kushtoj sa te doj vec te shpetojm femijet dhe emrin qe duam sduam na ndjek kudo ! Kemi humbur tashme emrin,dinjitetin,krenarin qekur ne “shtepin ton” komandojn ambasadoret e lloj lloj konsulentesh” qe neve shkojm e u qahemi duke spiunuar njeri tjetrin! Popull pa “kok” apo me mir me nje kok te kalbur e qe nuk ka forcen ta shkul me nje revolucion qe esht e vetmja zgjidhje ! Nese lexove intervisten e bodigardit Tropojan ,ajo i thot te tera……………Pershendetje tartuf dhe te gjith atyre qe mendojn si ty………….

    Reply to this comment
  38. Popull i mpir nga trut e kokes, September 16, 08:26

    O popull bydh gjir mbetet duke komentuar e mbetet duke ber muabete si grat neper kafene se nuk jeni per gje nuk jeni shkerdhata.

    Reply to this comment
  39. Fat man September 16, 13:35

    Sa i paskan hije byzylyket fucise se mutit Full-hajn-time. Me kafshen Sali te lire kurre nuk do te kete drejtesi dhe demokraci. Pershendes Arvizune per punen e bere duke ndihmuar nje hajdut dhe kriminel si Full-hajn-time.

    Reply to this comment
  40. qypi September 16, 13:43

    O Aida e ke parasysh ku qendron ndryshimi ndemjet nje Guvernatori dhe nje Bankieri? Po cjane keto shembuj qe merr ndemjet Falkones e Shqiperise? Po guvernatori nuk ben as hyrje e as dalje parash qe te pastroje para sic bente Bankieri roman I Falkones. Nese Ardiani e ka bere kete, e ka bere nepermjet ndonje Banke tjeter e kete le ta gjeje Prokuroria e Policia kush te doje. Banka e SHtetit nuk ben as depozitime. as pagesa, as kreditime. Ajo luan rolin e rregullatorit financiar ne vend. Shko ne shkolle e meso pak per financat e larta.

    Reply to this comment
  41. Shqiptari September 16, 13:47

    Edi Rama, po nuk çove para drejtesise Sali Berishen qe ka vrare Azem Hajdarin, Remzi
    Hoxhen, Sokol Olldashin, Artan Santon, 26 viktimat e Gerdecit, viktimat e 21 Janarit, vjedhesin e Bankes se Shqiperise per fushaten e PD-se, harram votat qe te kemi dhënë!
    Po nuk veprove, Shporru edhe ti se nuk je me i mire nga krimineli Sali Ram Berisha.
    Zgjidhja eshte një dhe vetëm një. Lironi urgjentisht nga detyrat: Bujar Nishanin, Adriatik Llallen, Visho Ajazin, dergoni para drejtesise te gjithe gjyqtaret qe nuk kane dhene drejtesi. Veproni urgjentisht, popullit i ka ardhur atje ku nuk mban më.
    Shqiperia eshte vrare, eshte vjedhur, eshte perdhunuar nga keta politikanet qe kane 24 vjet
    qe rrine ne pushtet.
    Mos hezitoni, votat i keni, dergoni para drejtesise klanin mafioz, ndyrësirat Berisha-Basha-Pollo-Bode-Imami-Ruli-Fullani-Noka-Ristani qe te shpetojne Shiqperia dhe shqiptaret!
    Rama, nëse nuk veproni jeni njelloj si keta krimnelë.

    Reply to this comment
  42. XUME PROTOPAPA September 16, 14:02

    I MJERI ARTAN SANTO

    me shume gjasa shkoi per lesh dhie pse nuk ju bind mbase urdherit per te shkembyer parate e vjedhura ne Banken e Shqiperise.
    Qe CIA (Central Intelligence Agency) ne shume raste ka perdorur parate fallco per operacionet e saj ne destabilizimin e qeverive dhe shteteve ne tere cepat e globit, nuk eshte nje risi e re.

    Here si “ndihme” amerikane per te ndertuar kopshte femijesh apo lyerje kangjellash rrethues te “Shtepive te Femijeve Jetime”, e shumicen e rasteve per financimin e bandave kriminale per puçet shtet-rrezuese. Gjithnje nen rrogoz, gjithnje jashte zyrtarizmit qeveritar amerikan.

    Dhe nuk i kane munguar asnjehere “lokalët”, siç e pame nga intervista e para ca koheve te Izet Haxhise, gjithnje te organizuar nga “turiste” shqiptar-desherues te te gjitha moshave e kategorive, perfshire ketu edhe pedofile. Ja si prezantohet rishtas nje 67-te vjeçar qe po viziton Korçen keto dite:

    “City washington DC – 20002 – District of Columbia – USA
    Hi, w/m, washington dc, 67, 5 ft 8 inches tall, 165 pounds, blue eyes and brown hair, very hairy, masculine,Low Keyed and a friendly, decent guy!
    MASCULINITY gets my attention..a good heart and personality keeps it!! I like to Travel and meet new Masculine, Non smoking men, from around the world..all ages.
    Sept 2014 I will be driving to nearly all parts of Greece and to Korca Albania and Mykonos.
    Michael. My email: [email protected]
    Sa e sa te tjere si ky kane “vizituar” vendin tone, njeri syresh shkruante ne profilin e tij per tu madheshtuar: agent i CIA-s, pak vite me pare.

    Ai motori i zi me vrasesit e Santos “humbi” gjurmet andej nga rruga e Elbasanit, shkruanin kronikat e pak muajve me pare, apo çuni i Gac Mazit i gdhire tek shkallet e Bankes, si shans i dyte ne se killerat nuk do realizonin vrasjen pas daljes nga makina te Santos, ti afronte nje kafe ne baret aty rrotull…

    Trocit, qe po perdoret nga Llalle-Mete-Ramet e turnit, do i thoshnja te kerkonte “groposjen” e parave te vjedhura nga Bitraj, andej nga rruga e Elbasanit, e nuk eshte çudi qe ndonje Mejreme, nga ballkonet e pallateve pas ambasades, te kete pare motorin e zi ate dite te zeze te ketij krimi makaber.

    Shume larg po shkoni me keqberjet ndaj ketij vendi ti çuni i Rexhepit nga Çepani, me jelek-shqyerin e Izet Haxhise, çun tirone i Kristaqit. Mund te lironi te urdheruar edhe hajdute si Fullani me shoqe e shoke shume, mund te fshini edhe te dhenat nga serverat e celularet, mund te mbyllni edhe ambasadat me vendet e NATO-s e te tjera ku kane shkuar parate tuaja, por nuk mund te fshini dot nga kujtesa e shqiptareve keto bema te ndyra ne stile mafioze.

    Reply to this comment
    • ketriyjë gjemb në k September 16, 18:37

      Kemi punë me presidentin që përfaqëson shtetin e të drejtës dhe nuk kemi punë me Salun, Shkëlzeniin, Lulin and co. Te presidenca të kërkojmë drejtësi, shkarkimin e të gjihë prokurorëve dhe gjaqtarëve që janë në këtë sistem, në të kundërt ti këkohet ultimatum dorëheqje Presidenint.

      Reply to this comment
    • An September 16, 18:43

      Po çduhet bërë, çfarë zgjidhje ka të gjejmë një strehë ku të ngrysim dhe këto vite që na kanë mbetur?

      Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA September 16, 20:41

        AN E/I DASHUR.

        Zgjidhja e vetme eshte ti largojme me forcen e votes qe kemi, ndryshe do vazhdojme te paguajme me parate fallco qe duheshin djegur, me qindra ish sigurimsa qe “punojne” ne ambasaden amerikane e mbase edhe ne te tjera.

        Do vazhdojme ti japim mundesi ilirmeteve, edirameve, per te mos folur per serbomalazezet e kryesuar nga saliberishistet e lulbashet e qelbur, te vazhdojne te vjedhin me miliona dollare per ti depozituar pastaj ne banka te huaja.

        Te kujtohet Harasani i Edi Rames, me gjashte denoncime per vjedhje ne prokurori, pasi i dergoi parate e vjedhura ne Ishujt Vergine, ndersa punonte ne Banken Malaiziane ne Tirone, la deputetllekun dhe ja mbathi ne Ameriken e Arvisut, ku jeton me parate e vjedhura pa i hyre gjemb ne kembe. Duke qene i mbrojtur nga Edi Rama, guxoi edhe te rikthehej ne Shqiperi, askush nuk e ndaloi.

        Ilir Meten nuk e ke harruar me ate videon ku kerkonte 700.000 euro ryshfet, e asgje nuk i ndodhi. Beri edhe ate festen me 600 te ftuar ne Gjiun e Lalezit, kur ti, une, e tremilion shqiptare lutim zotin çdo dite te mos semuremi, se dihet fundi qe na pret. Pa folur per qindra mijera femije qe arrijne te ushqehen vetem nje here ne dite.

        E mban mend Edi AuNirthte Ramen, para se te na mashtronte me luget e arta qe do na siguronte, sapo te fitonte me votat tona, poshte rratheve te syve kishte nje brez te zverdhur qe dukej si qelb? Eshte nje semundje – KSANTELAZMA – qe shkaktohet nga mungesa e kolesterolit te mire – HDL, dhe mund te kurohet vetem duke u operuar kirurgjikisht me aparatura lazer shume te kushtueshme. Po ta veresh tani nuk i ka me ato shenja, fale te vellait Olsi, qe me parate tona, bleu ne Izrael aparaturen shume te kushtueshme vetem per te zbukuruar te vellain kryeminister.

        Une, ti dhe tre milion shqiptare te tjere edhe aspirinat duhet ti paguajme dy here me shume, se borxhet qindra milion dollareshe nuk do i paguaje Edi AuNirthte Rama, Olsi e tere shpura e tyre, po i paguajme ne, une, ti dhe tre milion te tjeret.

        Pa vazhduar me gjate me listen e poshtersive qe jane te pafundme, duhet qe tani, pa humbur kohe ti flasim keto gjera me njeri tjetrin, aty ne pallatin tend e timin, me te afermit, komshijte e te njohurit tane.

        Vetem duke i demaskuar ne çdo hap antipopullor te tyre mund te arrijme nje dite ti zbythim nga perditeshmeria jone, qe veç gjakut qe na thithin ne vetull i ka mbetur te marrin edhe jeten tone. Behu e/i gjalle ne kete faqe online, ndiq tere komentet qe te arrijme ne nje ide te perbashket te shumte, qe te shpetojme sa me pare nga keta gangstere te paskrupull qe na e nxine jeten tone dhe te femijeve tane.

        Reply to this comment
  43. Arben September 16, 15:40

    Kjo nuk ka nevoje per hartime

    sali qeni prandaj i nxorri 6 mujoreshat. Ata ja lene fletet e bardha te firmosura dhe ai shkruan vendimin.
    Pa u goditur fort ky sistem as nuk ka shanse te behemi njerez normal

    Reply to this comment
  44. nastradini September 16, 15:51

    KUSH E KA VJEDHUR THESARIN E SHTETIT?

    me nje pyetje mjaft thelbesore nga pas:

    SA LEKA JANE VJEDHUR NGA THESARI I SHTETIT?

    Prokuroria thote se eshte TOP SECRET shteteror si ne Kohen e Qepes te Enverit. Dhe i ka vene nga nje DRYN ne goje hetuesve qe te mos dale jashte murreve TOP SECRETI shteteror

    Edi Rama thote se si Kryeminister nuk di gje, se Prokuroria eshte krejt e Pavarur dhe se nuk ka kohe te merret me hollesira rilindase, pasi i duhet te ndertoje dhe mbaroje vilen ne kerthize te Dajtit qe ja ka premtuar te vluares se tij.

    Like Meta thote si Kryetar Kuvendi qe eshte Koha te festojme me gaz dhe harre 29 nentorin e ZI te Enver Hoxhes dhe te leme xhelozine me Fullanin per kuseri-gjepura 7 milione USD te vjedhura si nje palo gje po te krahasohet me ate qe vodhi ai vete vite me pare nga floriri i Krrabes me ndihmen e Canes.

    Saliu si komunist dhe UJK i vjeter i Partise se Punes i ka meshuar stalinizmit dhe arrestimeve bolshevike 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit, si per t’u kujtuar shqyptareve se ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET TONA gjate qeverisjes te PD-se se tij enveriste.

    Per BABAIN e Kombit Vajmedetin Demokratik Bujar Nishani nuk kemi se c’te themi se nuk e ka hapur gojen fare, nga frika se mos Odeta e tij mbetet pa pune ne administraten shteterore.

    Reply to this comment
  45. . September 16, 17:21

    ————————————————–

    Politika shqiptare

    me e “felliqurra” ne Bote.

    Askush nuk beson me politiken shqiptare.

    Politika shqiptare politika mashtrimit dhe genjeshtres.

    ———————————————————————————-

    Reply to this comment
  46. Kris 1 September 16, 18:17

    Tani jam ne nje men dim me Lubonjen qe se pari ti behet Xhon Kerrit nje petition per largimin e Arzivuse.E dime qe nuk do te zevendesohet por amerika me mire ta kete djepin bosh se sa me shejtanin brenda.Kudo ku fut hundet ky problemet trubullohen .

    Reply to this comment
  47. drini September 16, 18:45

    Me ne fund lexova nje shkrim objektiv. Flet per nje gazetare profesionale.Sa me shume gazetare te tille aq me mire per median
    Urime znj Nako

    Reply to this comment
  48. labinot September 16, 21:01

    -__ Tango qeveritare__-
    Lazarati ishte nje hap para per qeverine.E pershendetem kryeministrin,qe filloi te levize.Por ne vlage te entusiazmit pasoi vrasja e Santos nga dy motorriste,qe i vinin verdalle policeve karagjoze,pa arme,pazemer,pa celular,pa kar bur ant,pa burreri.Moskapja e autoreve jane dy hapa prapa.
    Reforma universitare ishte nje hap para per sistemin e diplomave falco,por ne te njejten kohe plasi skandali i vjedhjes se bankes kombetare nga nje hajdut me tre celesa,qe i fuste parate tek breket.Lirimi i Guvernatorit Fullani jane dy hapa prapa.

    Reply to this comment
  49. kaci September 16, 22:28

    Pershendetje e urime Shqiperi e popull shqipatr per lirimin e Fullhanit nga kthetrat e burgut.Firmen e vuri Alaudin tropoja me bekimin e Salih po tropoja.n
    E KETE RAST ESHTE E SAKTE THENIA SORRA NUK JA NXJERRE SYTE SORRES.
    Te na rroje drejtesia dhe e pacim me jete,se ne kete menyre ne po shkoje me hapa te shpejte drejte shkaterrimit
    Sa me shpejte te behet reforma e drejtesise e ti priten tentakulat e ketij oktapodi gjigand me emrin Drejtesi..

    Reply to this comment
  50. sauku September 17, 02:07

    O te mjere nuk e dini se ilir meta i ktheu borxhin fullanit sepse te tre gjyqtaret jane ushtare te bindur te ilir metes sepse aladin malaj I vuri ne dispozicin te likes milionat e dollareve qe te behej antar I gjykates se larte si prove per kete qe po them shikoni votimin e dekretit te nishanit I cili I mori pjesen e tij kurse deputetet e lsi abstenuan te njejta makinacine e cuan agim bendon ne gjykaten e apelit I cili ka nje karjere te gjate si keshilltare I k. Islamit dhe vendimi per ylli pangon
    Dhe sa e sa vendime te pa drejta rendojne ne kurriz te tyre dhe vetem njerzit qe e duan shqiperine dhe drejtesine do jua tregojne vendin dhe ajo dite nuk do te jete e larget per kete te jene te sigurte te gjithe gjyqtaret dhe politikanet qe kane futur hundet ne vendimet gjyqsore rrofte shqiperia po keto politikane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*