Prokurori i “21 Janarit” hutohet në seancën e Vetting-ut

July 11, 2018 10:59

Prokurori i “21 Janarit” hutohet në seancën e Vetting-ut

 

Prokurori i Tiranës Adriatik Cama ka dalë sot para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit për t’u njohur me gjetjet që kanë kryer anëtarët e këtij komisioni, gjatë hetimit të tyre për veprimtarinë profesionale, morale dhe pasurinë e tij.

Cama është edhe kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko, në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar është Xhon Leonardo.

Prokurori Cama u shfaq i shokuar nga seanca publike para trupës gjykuese dhe në momentin kur iu kërkua të prezantohej dhe të jepte kartën e identitetit, mbeti i ngrirë për disa sekonda dhe më pas reagoi.

ILDKPI thotë se prokurori nuk ka fshehje pasurie apo mos justifikim pasurish, por sipas KPK, nga hetimi i thelluar, prokurori ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë.

“Ai ka kryer gjatë komunikimit elektronik deklarata kontradiktore për vlerën e një shtëpie, duke cenuar rëndë figurën e prokurorit”.

Kush është Adriatik Cama

Cama, prej disa vitesh ushtron veprimtarinë e tij si prokuror në Tiranë, duke qenë pjesë e hetimit në disa çështje të nxehta si ajo e dosjes “21 janari”, mosdënimi i Mark Frrokut për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë dhe çështje të tjera hetimore.

Cama ka shërbyer dhe në qytetin e Lushnjës, ku ka hetuar disa nga anëtarët e bandës së Lushnjës, hetime këto që nuk kanë sjellë rezultat.

Prokurori Cama, është një nga kandidatët për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por për tu bërë pjesë e këtij institucioni ende të paformuar, duhet më parë të kalojë lupën e “Vetting-ut”.

Karriera e tij nis në Tepelenë, pikërisht në këtë qytet mësohet të ketë qënë zv/drejtues prokurorie, por me sa duket pas një çështje të përfunduar jo mirë, Cama, shkarkohet nga detyra e prokurorit, duke u ulur në detyrë si oficer i thjeshtë, dhe transferohet në një qytet verior në Has.

a.s/dita

July 11, 2018 10:59
Komento

4 Komente

  1. fabi July 11, 12:35

    Normale, rruga drejt majave kalon nga cecenistani!!

    Reply to this comment
  2. Sali bolleku per familien e tij July 11, 13:52

    Jo nga cecenistani por nga tropozhanet e salise shpellare

    Reply to this comment
  3. ZULLUMI July 11, 18:18

    HAHAHAHA…JU SHKEPUT ‘QARKU” KETIJ XHAHILIT….?????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*