Prokurori italian: Nga Shqipëria vazhdojnë të vijnë drogë dhe armë

September 22, 2015 08:31

Prokurori italian: Nga Shqipëria vazhdojnë të vijnë drogë dhe armë

Rruga e trafikut të drogës Shqipëri-Itali, është ende shumë e përdorur nga trafikantët ndërkombëtarë.

Deklaraten e ka bërë vetë Prokurori i Antimafias i Leçes, Cataldo Motta gjatë një konference për shtyp, ku u prezantua finalizimi i dy operacioneve të drogës, ku u sekuestruan 67 kg kanabis, 3 kg heroinë si dhe 3 kallashnikovë dhe një sasi e madhe municionesh, të cilat sipas policisë italiane, vinin nga Shqipëria.

Në këto operacione, u arrestuan dy shqiptarë me inicialet K.H. dhe E.G. si dhe një italian.

Motta shtoi se bëhet fjalë për dy operacione shumë të rëndësishme, si për sasinë e drogës se kapur ashtu edhe për armët, të cilat sipas Prokurorit të Antimafias provojnë se tregu shqiptarë është ende aktiv.

Gjatë operacioneve, veç armëve dhe drogës, u sekuestrua dhe një gomone me flamur italian dhe grek, e cila sipas policisë italiane, shërbente për trafikun e lëndës narkotike nga Shqipëria në brigjet puljeze.

“Grupet kriminale shqiptare të cilat vite më parë drejtonin trafikun e njerëzve drejt Salentos, në një moment e braktisën atë dhe u nisën të ngarkonin gomonet me drogë, siç tregojnë dhe sasitë e mëdha të drogës së kapura në brigjet e Leçes. Edhe heroina, e cila është e provuar se vjen nga Pakistani dhe Afganistani, vijon të vijë tranzit në Itali nga Shqipëria”, mësohet të ketë deklaruar në konferencën për shtyp prokurori Motta, cituar nga TCh.

September 22, 2015 08:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank