INTERVISTA / Prokurori italian, Motta: Trafiku i drogës me Italinë, ende shumë aktiv

September 26, 2015 09:49

INTERVISTA / Prokurori italian, Motta: Trafiku i drogës me Italinë, ende shumë aktiv

Pak ditë pas bllokimit të ngarkesës së fundit të drogës, Prokurori i Antimafias së Leçes, Cataldo Motta deklaron në një intervistë telefonike për TCH, se rruga e trafikut të lëndëve narkotike Shqipëri-Itali është ende shumë aktive.

Por, a është ky trafik në të njëjtat nivele si më parë apo është ulur?

“Kjo është një pyetje e bukur. Unë nuk jam në kushtet që të them që është ulur. Më duket që jemi gjithmonë në të njëjtat sasi. Ndoshta pak rënie ka, por jo e rëndësishme, sepse sasitë janë gjithmonë shumë të mëdha dhe këtu flitet për qindra kilogramë marijuanë”, thotë Motta.

A ekziston mafia shqiptare?

“Të kuptohemi, mafia tradicionale nuk mund të jetë në Shqipëri, sepse traditat shqiptare janë të ndryshme. Por ka fenomene të organizatës kriminale, të cilat për shkak të natyrës së tyre, janë të karakterit mafioz, pra në kontekstin juridik të termit mafioz, të parashikuara në Kodin tonë Penal. Në këto kushte unë mendoj që organizatat kriminale shqiptare mund të klasifikohen si kriminalitet mafioz, siç në anën tjetër është ajo puljeze, ajo salentine, edhe pse nuk janë plotësisht të lidhura me aspektet tradicionale të mafias”, sqaron prokurori italian.

Po ku ndodhen drejtuesit e grupeve kriminale shqiptare?

“Janë në Shqipëri. Tek ne ka lidhje të personave me këta drejtues, por drejtuesit nuk janë këtu, por në anën tjetër të Adriatikut. Ne nuk kemi të dhëna lidhur me aktivitetin e këtyre drejtuesve që jetojnë në Shqipëri, por nuk kemi rezultatin e aktivitetit te tyre, pra sasite e droges qe vijne ne Itali te drejtuara nga keta persona. Por edhe njëherë e them që drejtuesit e këtyre organizatave kriminale janë përtej Kanalit të Otrantos, janë në Shqipëri”, përgjigjet ai.

I pyetur nëse çmimi i kanabisit ka ndryshuar pas operacioneve në Shqipëri për asgjësimin e kësaj lende naroktike, Motta thekson se mbeten në të njëjtat nivele.

“Jemi pak a shumë në të njëjtat shifra. Nuk ka rritje domethënëse, edhe pse frenimi i ardhjes së drogës në Itali, është një frenim shumë i kufizuar. Është siç e thash më parë, nuk është një ulje e ndjeshme e trafikut. Prej vitesh në Itali nuk vinin armë, tani kjo gjë na shqetëson pak edhe për shkak të aspektit të terrorizmit ndërkombëtar, që është në këto kohë në gjithë botën”, përgjigjet Motta.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, Cataldo Motta, edhe pse deklaron se nuk ka asnjë tagër për t’i dhënë këshilla qeverisë shqiptare, deklaron se duhet bërë akoma më shumë për ndalimin e kultivimit në mënyrë që sasitë e drogës të mos mbërrijnë në Itali e më pas në Europë.

September 26, 2015 09:49
Komento

1 Koment

  1. Arben September 26, 22:16

    RROFTE RILINDJA E BEN QIMES,

    SPONSORI KRYESOR I EDI RAMES NE FIER

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*