Prokurori Kostaq Beluri para Vettingut, KPK: E justifikon pasurinë

July 10, 2018 15:27

Prokurori Kostaq Beluri para Vettingut, KPK: E justifikon pasurinë

Prokurori Kostaq Beluri është përballur këtë të martë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ai është vendosur në ‘sitën’  e Vettingut për shkak të kandidimit të tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Trupa gjykuese, e cila përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi, është mbështetur për raportin e saj tek ai i ILDKP-së, ku thuhet se Beluri ka kryer deklarim të pastër ndaj pasurisë dhe burimeve të tij financiare.

“ILDKPI ka raportuar se Beluri ka bërë deklarim të saktë dhe ka burime të mjaftueshme financiare. Prokurori nuk gjendet në konflikt interesi, zotëron një apartament 63 m² dhe depozitë bankare prej 850 mijë lekësh. Kostaq Beluri pushoi çështjen për Admir Thanzën; ai dyshohej për korrupsion. Nuk ka kryer hetime të thelluara për këtë çështje”- thuhet në raportin e KPK-së.

Aktualisht, Kostaq Beluri punon si prokuror në sektorin e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ai ka punuar si zv.prokuror i Tiranës në vitet 1999-2004 dhe si drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit në vitet 2004-2007. Beluri është rikthyer më pas po në organin e akuzës si zv.drejtor i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe prej vitit 2014 ushtron detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme.

s.a/dita

 

 

July 10, 2018 15:27
Komento

1 Koment

  1. drini July 10, 17:07

    E justifikon pasurine po pushimin e ceshtjes ndaj kriminelit gjyqtarit admir thanza.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim