Prokurori Mueller: Ish ndihmësi i fushatës së Trump të dënohet me burg

August 18, 2018 19:55

Prokurori Mueller: Ish ndihmësi i fushatës së Trump të dënohet me burg

Prokurori i posaçëm Robet Mueller ka rekomanduar para gjykatës dënimin me burg për ish-ndihmësin e fushatës së Trump, George Papadopoulos.

Pasi u vërtetua se kishte gënjyer agjentët e FBI-së, Papadopoulos u deklarua fajtor në tetor.

Ndërsa për dënimin që pritet t’i jepet më 7 shtator, Mueller ka kërkuar për të 6 muaj burg.

Sipas memorandumit të Mueller për gjyqtarin, Papadopoulos gënjeu për kontaktet e tij me njerëz që pretendonin se kishin lidhje me zyrtarët e lartë rusë, duke përfshirë kështu edhe një takim me një profesor.

“Krimi i të pandehurit ishte serioz dhe shkaktoi dëme në hetimin e qeverisë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.”

Në memorandum thuhet ndër të tjera se “i pandehuri gënjeu për të fshehur kontaktet e tij me rusët dhe ndërmjetësit rusë gjatë fushatës dhe bëri deklarata të rreme ndaj hetuesve më 27 janar 2017, në fillim të hetimit, kur vendimet kryesore hetimore, duke përfshirë atë për intervistë, ishin duke u marrë.”

Prokurori i posaçëm tha se qeveria besonte se një dënim deri në gjashtë muaj burg ishte “i përshtatshëm dhe i garantuar”, së bashku me një gjobë prej 9,500 dollarësh.

s.a/dita

August 18, 2018 19:55
Komento

1 Koment

  1. Arben August 19, 10:07

    Ky mueller eshte vete per burg, eshte e vene ne sherbim te

    zullumqareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim