Prokurori Nela përballë Vettingut, KPK: Ka fshehur pasurinë

July 18, 2018 11:32

Prokurori Nela përballë Vettingut, KPK: Ka fshehur pasurinë

Prokurorit Arben Nela po i zhvillohet këtë të mërkurë seanca dëgjimore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko u shpreh se “deklarimi i pasurive nga prokurori Arben Nela nuk është i saktë”.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Arben Nela ka kryer fshehje pasurie.

Por prokurori ka reaguar duke thënë se “kam deklaruar saktësisht pasuritë, nuk kam kryer fshehje dhe deklarim të rremë”.

Arben Nela e ka nisur karrierën në vitin 1998 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe në vitin 2006 ai është transferuar në Durrës, ku ka shërbyer deri në vitin 2008.Nela është transferuar në të njëjtin vit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ai është gjithashtu kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

s.a/dita

 

 

July 18, 2018 11:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*