Prokurori “nuk di” si u zhdukën videot e të arrestuarve të lidhur me Sejdinin

September 12, 2019 13:53

Prokurori “nuk di” si u zhdukën videot e të arrestuarve të lidhur me Sejdinin

Rastet e humbjes së provave nuk janë të padëgjuara në sistemin tonë të drejtësisë.

I tillë është rasti videos së një incidenti në Elbasan ku makina e zëvendës-drejtorit të policisë u godit qëllimisht nga një mjet tjetër.

Pamjet që gjendeshin lehtë në internet humbën gjatë transferimit të dosjes nga Gjykata e Elbasanit në atë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Për 4 seanca, Gjykata për Krime të Rënda kërkoi DVD-të, të cilat nuk gjendeshin në fashikullin e gjykimit, për dosjen me të pandehur Suel Çelën, Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin, emra të lidhur shpesh në raportime me familjen e Qazim Sejdinit, ish-kryebashkiakut të Elbasanit.

Këtë të enjte, Gjykata tha se kishte arritur të gjente 11 DVD dhe një disk që nuk ishin në dosje, duke i rekuperuar në Institutin e Policisë Shkencore.

Pamjet do të shfaqen në seancën e radhës.

Gjykata kishte dërguar shkresë edhe në Prokurorinë e Elbasanit, e cila kishte bërë të ditur se këto DVD nuk ndodheshin atje, por janë nisur në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Prokuror Behar Dibra tha se nuk mund të shpjegonte këtë situatë, duke shtuar se dosja ka lëvizur tri herë, në Elbasan, Prokurorinë e Përgjithshme e më pas te Krimet.

Kur Prokurori i çështjes është pyetur se si ka humbur kjo video, është përgjigjur: Ku e di unë.

Përplasja e mjetit të policisë në Elbasan ndodhi në shtator 2017.

Tre të pandehurit e dosjes po gjykohen për akuzën e “vrasjes ndaj punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë.

j.l./ dita

September 12, 2019 13:53
Komento

1 Koment

  1. info analitike September 12, 15:28

    Po burg a ka per keta shoket e prokurorise mo apo hajde se luajme ca kukafshehthi? Po shoqja Arta me shoqen Donika dine gje mo? Pastaj cfare fati i keq pikerisht videoja e cunave problematike te Qazos do te zhdukej!!!
    Shyqyr qe po bejme vetting thuaj! Lum si ju shoke qe po beni shtet serioz.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim