Prokurori që arrestoi Nanon: Ku gabuan kolegët e mi për Tahirin

October 22, 2017 11:04

Prokurori që arrestoi Nanon: Ku gabuan kolegët e mi për Tahirin

 

Kërkesa e prokurorisë për t’i hequr imunitetin e deputetit Saimir Tahirit, ka hapur mjaft debat ditët e fundit në politikën shqiptare.

Prej dy ditësh Këshilli i Mandateve është mbërthyer nga diskutimet e replikat dhe prokuroria është akuzuar se nuk paraqiti prova të forta në ngarkim të ish-ministrit.

Kjo çështje ka shkaktuar interpretime nga më të ndryshmet në radhët e ekspertëve.

Por një emër që është i njohur në hetimin e zyrtarëve të lartë është Fatos Dervishi. Bëhet fjalë për prokurorin që arrestoi Fatos Nanon dhe bashkë me të mjaft personalitete të politikë shqiptare të pas viteve ’90. Në një prononcim për gazetën “SOT”, ai ka folur mbi rrugën që do të duhej të kishte ndjekur prokuroria në rastin e Tahirit.

Fatos Dervishi

Sipas Dervishit, gjëja e parë që duhej të kishte bërë organi i akuzës, është të kishte kërkuar një komision të përbashkët me autoritetet italiane, për të siguruar të dhëna dhe dëshmi të plota për këtë rast.

Unë urgjentisht do t’i kisha kërkuar Prokurorisë Kombëtare të Antimafias në Itali që të zhvillohej pa humbur kohë një komision rogatuar midis Prokurorive respektive, ku nga ana e Prokurorisë shqiptare të dërgoheshin pyetjet e detajuara për të gjithë të arrestuarit dhe të gjithë personave që kanë dijeni për veprimtarinë kriminale të këtij grupi dhe në të njëjtën kohë do t’i kisha kërkuar Gjykatës së Apelit të Katanias që të më autorizonte dhe të mundësonte marrjen në pyetje dhe marrjen e të gjithë materialit hetimor të kryer dhe administruar së bashku me evidencat përkatëse, përgjimet dëshmitë, fotografitë, videot etj. Unë vetë kam kryer 4 komisione të tilla, të cilat kanë rezultuar të suksesshme”, tha ai.

Një tjetër debat ka hapur dhe shkresa që prokuroria ka dërguar në Kuvend. Ajo është vetëm 4 faqe, ndërkohë që janë paraqitur dhe disa prova të tjera, por asnjë provë e drejtpërdrejtë kundër ish-ministrit.

Për zotin Dervishi, prokuroria duhej t’i kishte kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për të hapur më tej hetimet.

Shkresa që prokuroria ka dërguar në Kuvend ishte e nxituar. Nuk duhej që t’i kërkonte Kuvendit autorizim për arrestim. Kuvendit duhej t’i kërkohej të heqë imunitetin dhe të hapë rrugë për hetime të mëtejshme. Nxitimi tjetër është që prokurorët vajtën shumë shpejt në Kuvend.

Më datë 17 regjistruan procedimin penal dhe menjëherë i bënë kërkesë Kuvendit. Kur shumë mirë mund të prisnin të siguronin të gjitha provat e nevojshme. Kërkesa në Kuvend duhej të kishte prova bindëse”, tha ai. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve pati debat dhe mbi deklaratat e prokurove, të cilët thanë se hetimet nisën pas shkrimeve në gazeta.

Për Dervishin, mund të nisen hetime të tilla, por gjithmonë duhet të hetohet për të siguruar prova të tjera. “Në çdo vend të botës nisin hetime mbi bazë të artikujve në media. Kjo nuk ka asgjë të keqe. Por ajo duhet të jetë indicie, pastaj ti si prokuror duhet të hetosh dhe të sigurosh provat e nevojshme.

Prokuroria shumë lehtë duhej të priste të vinte dosja nga Italia, ta përkthente dhe të paraqiste të gjithë elementët që implikojnë ish-ministrin”, tha ai.

Aktualisht prokuroria është në pritje të përgjigjeve nga Italia, për të sjellë të tjera prova mbi bandën e Habilajve dhe ish-ministrin Tahiri.

October 22, 2017 11:04
Komento

8 Komente

  1. Novruz Taip Vishanji October 22, 11:20

    FOLI EDHE KY LULUSHI SI KOFINI PAS TE VJELURAVE !

    Fatos Nanon e vuri ne pranga, jo vetem mendjelehtesia e tij, duke perfituar nga ndihmat italiane te operacionit “Pelican”, por kryesisht SISMI, sherbimi sekret i ushtrise italiane, qe i siguroi Sali Mutqenef Shiqere Berishes, te dhenat per sasine dhe perberjen e ndihmave ne fjale.

    E gjitha kjo ne shkembim te nje afere disa miliard liretash per hartafotografimin e territorit te Shqiperise.

    Qellimin kriminal te tij, Sasli Mutqenefi, ja besoi idiotit Blerim Cela, nga i cili ruaj edhe sot nje pusull te shkruar nga dora e tij, me gjithe kerkesat per perfaqesuesin e SISMI-t italian.

    Edhe pse ndermjet miqeve te tij e njoftova per rrezikun qe i kanosej, disa muaj para arrestimit, ai, Nanua, me koketrashesine e nje gjysmeopingari lab as i kaloi ne mendje te preokupohej per rezikun qe e priste.

    Ky kulishi qe del tani e pellet per suksesin e tij ndaj Nanos, u ndihmua dhe orientua plotesisht nga SISMI italian dhe kaq.

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet se e kerkon SOVRANI,USA dhe BE-ja. October 22, 11:48

    O Fatos dervishleri,dhe ate dosjen tende te pergatitur me urdher berishjan gjykata e hodhi ne koshin e plehrave,duke i dhene pafajesi Nanos, ne dem te taksapoaguesve shqiptar. Dhe kete e din fort mire shokuzotni.Pikat mbi I-ne kurresesi nuke mund ti vendose drejtesia e superkorruptuar dhe e kriminalizuar shqiptare, vend ku dhe ju benit dhe beni pjese, perderisa mbete ne berishist i thekun. Drejtesine ne Shqiperi do ta beje Zoti me profesjoniste juriste nga USA dhe BE-ja, teorite dhe praktikat tuaja tashme mbeten vetem per tu hetuar.

    Reply to this comment
  3. intelektuali October 22, 12:09

    Ore Fatos Dervishi:

    PO KU ESHTE FATOS NANO TANI?

    sepse:

    Sipas deshmitareve okulare ndodhet ne Vjene ku po konsumon LEKAT qe vodhi nga ndihmat italiane per femije e vobekte dhe nuk e cau fare trapin kur goditi ne autostrade nje kalimtar bashke me Blendi Klosin e Edvinit dhe e hodhen te gjalle ne kanal pa i dhene ndihmen e pare dhe ja mbathen si frikacake nga vendi i krimit.

    prandaj:

    Prokuroria beri shume mire qe kerkoi arrestimin e narkotrafikantit te Edvinit, Saimir Tahiri,

    sepse:

    A TE KUJTOHET SI SALI BERISHA VRAU DHE LIKUIDOI DESHMITARIN REMZI HOXHA? PO KOSTA TREBICKEN? PO A TE KUJTOHET SI ASGJESOI PROVAT E 21 JANARIT?

    Ja te hidhemi ne Kosove ku te gjithe kujtohen si krimineli Fatmir Limaj vrau dhe likuidoi te gjithe deshmitaret kunder tij, bile e gjeti edhe deshmitarin ne Gjermani dhe e vrau me nje egersi te papare.

    PO PSE DUKE SULMUAR PROKURORINE ME TEZA ENVERISTE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
    • ShkoDrani October 22, 13:50

      Nano e beri burgun

      Reply to this comment
      • intelektuali October 22, 14:58

        Burgun Fatos Nano e beri si Eskobari i Kolumbise.

        PO PER VIKTIMEN QE PERPLASI ME FUORSTRADE BASHKE ME BLENDI KLOSIN E EDVINIT DHE E HODHI TE GJALLE NE KANAL DUKE JA MBATHUR SI FRIKACAKE NGA VNEDI IKRIMIT?

        He mo enverist fanatik kur do ta beje burgun Fatos Nano qe jeton si Miliarder Amerike ne Vjenen e Austrise?

        sepse:

        Edi Rama Genjeshtari nuk ka aspak gjasa qe te kerkoje Drejtesi per familjen e viktimes, njashtu sic nuk kerkoi per viktimat e Gerdecit dhe te 21 janarit, por perkundrazi i tha Saliut duke i rrahur shpinen:

        TE RONI VETE!

        Reply to this comment
  4. O sali ta vesh bythen ne zjarre nuk te beson me njeri October 22, 12:52

    Ju prokuroret e plepave kur jeni kaq te “afte” pse nuk tregoni ku jane eshtrat e REMZI HOXHES qe vrau sali berisha para 23 vjetesh.

    Reply to this comment
    • intelektuali October 22, 15:03

      PRANDAJ:

      Duhet te arrestohet narkotrafikanti Saimir Tahiri qe deshmitaret te mos perfundojne si Remzi Hoxha te groposur ne ndonje kembe ure dhe qe Edi Rama te mos ta shpalle kriminelin e tij si nje HERO ne luften kunder droges.

      He mo debil fanatik e kuptove tani pse Prokuroria duhet te arrestonte nartotrafikantin e rrezikshem dhe hakmarres te Edvinit, Saimir Tahiri.

      Reply to this comment
  5. MH October 22, 14:04

    Shkurt muhabeti.
    Keto te drejtesise,prokuror dhe gjyqtare duhet te rishkollohen edhe njihere nga e para.Po jo ne shkollen e Plepave Durres Sali Rame Berisha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*