Prokurori që (s)na duhet

December 7, 2017 11:44

Prokurori që (s)na duhet

 

Bedri Islami

Më në fund ditët e prokurorit të përgjithshëm, Llalla, në postin e tij, po zënë fundin. Prej ditësh ai është bërë mollë sherri mes pozitës dhe opozitës dhe gjërat kanë dalë edhe jashtë “përleshjeve” të politikës së brendshme, ata janë bërë objekt i ndërkombëtarëve, të cilët, herë krejt haptas e herë “merre vesh, po të duash” janë për largimin e tij, bile sa më parë të jetë e mundur.

Si duket vendi do të jetë së shpejti me një prokuror të përgjithshëm të përkohshëm, i cili do të jetë kështu i pari i këtij lloji në strukturat e drejtësisë. Se cili do të jetë dhe sa do të zgjasë mandati i tij, të gjitha këto do të vendosen pas kulisave ose edhe haptas. Me siguri ai do të jetë një figurë kalimtare, por me të gjithë të drejtën e ligjit mbi shpatullat e tij. Duke qenë i përkohshëm ai do të bëjë po ato gjëra si një i mandatuar i zakonshëm; duke pasur një periudhë të caktuar para vetes, atij do i duhet të bëjë të gjitha si një njeri që do të qëndrojë gjatë në detyrën e tij.

Do të jetë, dashje pa dashje, në syrin e ciklonit të opozitës, nën vëzhgimin e zgjatur të ndërkombëtarëve, në periudhën më të vështirë të mundshme për një prokuror të përgjithshëm, ku janë mpleksur bashkë Vetingu, çështjet përvëluese, si Habilajt, “Tahiri” dhe, ndoshta pa e ditur edhe ai vetë, mund të zgjodhën çështje të tjera, para të cilave, edhe Habilajt, edhe “Tahiri” , mund të duken vogëlima.

Çdo gjë që mund të bëjë prokurori i përkohshëm, çdo fjalë e veprim, çdo lëvizje a takim, do të jetë nën syrin e shumë vetëve njëkohësisht dhe, ai sikur të jetë, si i thonë, i pikuar nga qielli, asgjë nuk do e ndalojë opozitën ta hedhë në kazanin e fjalëve, askush nuk do e ndalojë një pjesë të mediave ta trajtojnë si shërbëtor të pushtetit, e, po ashtu, askush nuk do e ndalojë shumicën qeverisëse të jetë, herë e gëzuar me veprimet e tij e herë të tjera e pezmatuar deri në kulm për mosveprimet e tij.

Por, sidoqoftë, ai do të jetë i përkohshëm. Mbi vete do të marrë rrisqet e të përkohshmit, që mund të jenë të rënda, por edhe meritën e një kthese në jetën e prokurorisë shqiptare.

Pas tij, në një kohë të caktuar, sipas përcaktimeve kushtetuese, do të vijë prokurori i përgjithshëm, i zgjedhur me mandatin e përcaktuar nga Kushtetuta, dhe , duke qenë se do të zgjidhet pas ndryshimeve të mëdha, që prekin sidomos këtë sistem drejtësie, ai ka shansin të jetë i pari që do të hapë një kapitull të ri, ose do të jetë një bucelë e vjetër që mbart , po ashtu, ujët e ndenjur të drejtësisë shqiptare.

Cili prokuror i duhet këtij vendi?

Cili prokuror nuk i duhet këtij vendi?

Nga përgjigjet e këtyre pyetjeve do të ketë një fillesë të denjë ose një zvarritje të ndjeshme.

Historia pluraliste e Shqipërisë është e mbushur me shumë emra prokurorësh të përgjithshëm. Më shumë kemi pasur prokurorë të përgjithshëm, se sa kemi pasur presidentë apo kryeministra.

Përgjithësisht, ata kanë qenë zgjidhje politike, sipas dëshirës së atyre që kanë qeverisur, për të mos thënë se të gjithë kanë qenë të tillë.

Kemi pasur prokurorë të përgjithshëm që, pasi janë zgjedhur, duke parë presionin e politikës mbi to, kanë dhënë dorëheqjen; kemi pasur të tjerë që kanë hyrë në atë zyrë e kanë dalë duke iu harruar emri; të tjerë që i ka zbuar politika sepse nuk i janë dashur më; ndonjë sapo ka filluar të hapë ndonjë “patate” të nxehtë të klasit të parë, pra të peshqve të mëdhenj, janë gjetur në rrugë, për të shkuar tek shëmtia e politikës ndaj së vetmes prokurore të përgjithshme që kemi pasur dhe që vlente sa disa burra bashkë, dhe, në fund, tek batanija prokuroriane e krimeve të pushtetit.

Na duhet një prokuror që i thotë politikës, të dëgjoj kur duhet, por të them plaç kur hyn në çështjet e mia. Një prokuror që merr parasysh se në jetën e tij në këtë post do të shtojë kundërshtarët e shkallëve të larta, por do të bëjë shumë miq në shkallët e poshtme; pra, do i zemërohet politika e lartë dhe do e mirëpresin njerëzit e zakonshëm.

Dëmtimi i rolit të prokurorit të përgjithshëm, fillimisht dhe mbi të gjitha, ka ardhur nga politika. Ajo, duke e zgjedhur sipas shijeve të saj, ka menduar se edhe mund ta zbojë, përsëri, sipas inateve të saj. Politika ka qenë , në shumë raste ajo që i ka mbyllur grykën sistemit të drejtësisë, dhe, duhet pranuar, kjo e fundit, pra edhe ai që në kohë të caktuar ka qenë prokuror i përgjithshëm, i ka pranuar kjo mbyllje goje, sepse , duhet saktësuar, i ka pëlqyer të jetë nën mantelin e politikës për të fshehur mëkatet e saj, që në shumë raste kanë qenë të përbindshme.

Na duhet një prokuror i përgjithshëm që , duke zbuar politikën nga jeta e strukturës që drejton, të zbojë edhe korrupsionin në vetë atë që i është besuar për të drejtuar. Prokurorët nuk janë engjëj; në shumë raste ata janë kthyer në djaj. Djaj përvëlues, që, për një grusht para, kanë mbyllur çështje skandaloze, që nga viti 1997, “falja” që politika i bëri krimeve të këtij viti, kur ajo duhej të rrinte në vendin e saj dhe të mbyllte gojën; në dëmtimin e çështjes nacionale shqiptare, në Rrugën e Kombit, koncesionet skandaloze, vrasjet në 21 janar, Gërdecin, qeverisjen e tashme që nuk është qelibar, etj.

Prokurorët nuk i kanë mbyllur këto çështje të nxehta se nuk e kanë ditur ligjin, por sepse kanë marrë hisen e tyre. Këtë hise e kanë zgjeruar më tej me hipjen mbi kurrizin e ligjit, duke u bërë pjesë e oligarkisë financiare të shtetit shqiptar. Prokurorët, shpesh herë, i ngjanë asaj pikturës së njohur të Françesko Gojës, gomari i hipur mbi njeriun e shkretë dhe që i thotë, nëse për gjë tjetër i zoti nuk je, më mbaj në kurriz se mirë e ke”.

Ligjet në shtetin shqiptar janë, në masën më të madhe të saj, të njëmendta me ligjet e bashkimit Evropian. Pra, edhe me këto ligje që kemi aktualisht, mund të ndërtohet shteti i së drejtës, prishja e të cilit ka ardhur edhe nga një pjesë e prokurorisë, e asaj që mund të quhet skotë prokuroriane.

Prokurori i përgjithshëm, cilido që mund të jetë nesër, domosdo, ka detyrën e prishjes së piramidës së korrupsionit brenda kështjellës së tij, e cila është e ngritur jo me llaç e tulla, por me betonin e korrupsionit, të paaftësisë, nepotizmit dhe zhvatjes së turpshme.

Në jetën e një prokurori të përgjithshëm nisen më shumë mallkimet se sa urimet. Të paktën deri tani ka ndodhur kështu. Tani ka ardhur koha e ndryshimit, Ndryshimit historik, i cili , ose duhet bërë tani ose mbi shpatullat e prokurorit të përgjithshëm, pa asnjë mëdyshje, do të bjerë nëma e atyre që presin. Dhe, kur kjo të mos e jetë e mjaftueshme, koha ka ardhur të bjerë edhe ndëshkimi i ligjit.

Në 27 vite, edhe në mendimin e zakonshëm të njerëzve, prokurori i përgjithshëm dhe vetë pasuesit e tij, pavarësisht se si kanë punuar, janë bërë pjesë e mbulesës negative të jetës. Pamja e tyre është turbulluar e zhytur në mjegull dhe, veç politikës, këtë ia kanë bërë vetes. Prokurori i përgjithshëm, cilido qoftë ai, duhet të heqë këtë mbulesë, të kthejë besimin e njerëzve tek struktura që drejton dhe , njëkohësisht, me veprimet e guximshme, të heqë nga koka e politikës se prokurori i përgjithshëm është një manekin i drejtësisë, i cili lëviz sipas urdhrit që i japin nga jashtë.

Do të jetë e vështirë zgjedhja e tij me një konsensus të plotë. Askush nuk beson se të gjithë kartonët do të ngrihen në miratimin e tij, kudo të jetë. Dhe, ndryshe nga sa mendohet, do të isha i gëzuar nëse zgjedhja e tij do të ketë kontestime nga politika për hatër të politikës, sepse do të thotë se ajo që është deri tani zotëruese e tij, do e ndjejë se po e ulin nga pushteti mbi drejtësinë.

Në fund të fundit ne na duhet një prokuror i përgjithshëm që, kur të marrë detyrën të ketë faqet e skuqura nga ndjenja e përgjegjësisë dhe kur të ikë të mos i nxihet faqja.

 

December 7, 2017 11:44
Komento

5 Komente

  1. latif bora December 7, 11:51

    Per prokurorin pyesni Saliun .

    Reply to this comment
    • Lisi December 7, 21:40

      O LATO PYET SALU-n !Dhalla hyri kos e u be dhalle ne mandatin si kryeprekuror!Ndaj ne do emrin e vertete kalo nje here andej nga rruga e Elbasanit mos te ze veshi ndonje emer po te asaj rruge a fqinje te saj!Thone qe mund te vendosin Astrit Patosin ose Ylli Manjanin!PD ngul kembe per djalin e Ahmet Zogut pra per Leka Zogun ose nipin e tij!Eshte aq e nderlikuar sa rama filloi “lojen 2” me Lulin ,loje kjo e stisun nga pokeristet me te medhenj te rruzullit.

      Reply to this comment
  2. Tap Topi December 7, 16:26

    Me kete shkrim duket se fillove t’i ulesh majat e gjishtave perseri ne toke Herr Islami

    “Prokurorët nuk janë engjëj. Në shumë raste ata janë kthyer në djaj përvëlues…”

    Thenien tende ketu me siper do ta kisha quajtur lapidare nese ne vend te shprehjes “djaj përvëlues” do kishe perdorur “djaj të kuq”. E kuqja te pervelon, kurse bluja te than…

    Pas gjithe kesaj pervoje te hidhur me llo-lloj kryeprokuroresh te varur prej politikes se semaforeve, une mendoj se ky post kaq i rendesishem per drejtesine duhet te kete provizorisht te pakten 2 DREJTUES, per te vetmen aresye, se keshtu mund te behen me te kontrollueshme dhe me transparente vendimmarrjet e njeri-tjetrit. Sigurisht qe edhe keta do rezultojne po aq te pasukseshem sa paraardhesit, nese keta nuk kane dhene prova te forta ndershmerie si juriste te spikatur dhe me integritet. Kushti kryesor per angazhimin e tyre si kryeprokurore duhet te jete distancimi prej politikes.

    Hesap i qeruar, pune e baruar !

    Reply to this comment
  3. Alban Dega December 8, 19:05

    From: Alban Dega
    Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT

    Pak mendime me shume fakte

    ” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI… FLORIRIT …

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Balla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Balla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
    Nje mi i ngordhur pa lindur akoma …

    Reply to this comment
  4. Ilir Gramshi December 8, 21:26

    Date: June 8, 2016 at 8:42:42 AM
    Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…

    ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-

    – Revan i pandalshem drejt qelive te burgut

    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
    Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
    Fyerje per shkak te detyres!
    Kercenim per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
    Shperdorim flagrant i detyres!
    Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
    Veper penale e konfliktit te interesit!
    Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
    Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
    Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
    Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
    Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
    Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Koneferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
    Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
    Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
    Nuk guxojne as ti permendin emrin…
    Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
    Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
    Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
    Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
    Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet
    A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
    A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
    A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
    Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
    Ndaj ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
    Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
    Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
    Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shpresedhenese…
    Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!

    Ilir Gramshi, Kanbera, Australi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*