Prokuroria çon në gjykatë dosjen “Giu”

February 29, 2016 16:15

Prokuroria çon në gjykatë dosjen “Giu”

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për dosjen “Giu”, duke e dorëzuar këtë të fundit në gjykatë.

Prokurori i Krujës u arrestua me akuzën për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë, pasi sipas prokurorisë ai i kishte premtuar një të arrestuari për trafik droge lehtësim të akuzës në këmbim të 29 mijë eurove. Përveç prokurorit Giu në burg ndodhet edhe i arrestuari tjetër, Aleks Shpori, personi që do t’i jepte 29 mijë eurot prokurorit të arrestuar. Përgjimet telefonike janë një ndër provat kryesore të organit të akuzës.

Regjistrimi i bisedave ka nisur për shtetasin Paulin Shpori, i arrestuar për trafik droge në vitin 2014. Ky i fundit është përgjuar teksa fliste me vëllanë e tij, Aleks Shpori, ku prokurori implikohet në çështjen penale. Mësohet se në këto biseda janë përmendur takimet e Aleks Shporit me prokurorin Haxhi Giu dhe pas negociatave ai i ka ofruar 29 mijë euro në këmbim të lehtësimit të akuzës për të vëllanë e arrestuar.

Ata kanë shkuar në një pikë këmbimi valutor, ku Shpori ka depozituar një shumë parash prej 10 mijë eurosh, si “garanci” për shërbimin antiligjor që do t’i kryente prokurori. Kamerat e kësaj agjencie janë sekuestruar si provë nga prokuroria. Në to duket vëllai i të arrestuarit dhe prokurori Haxhi Giu që shkojnë aty e më pas dalin së bashku. Prokuroria ka nisur edhe një hetim për pasuritë e Haxhi Giut, duke kërkuar të dhëna nga Inspektoriati i Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë, pasi rezultoi se i arrestuari disponon pasuri rreth 50 milionë lekë të rinj.

February 29, 2016 16:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*