Prokuroria çon në gjykatë dosjen për ish-kreun e komunës Fushë Kuqe

Redaksia Online October 31, 2013 10:21

Prokuroria çon në gjykatë dosjen për ish-kreun e komunës Fushë Kuqe

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryetarit të komunës Fushë-Kuqe, Dedë Keraj, akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Bashkë me të, prokuroria ka dërguar për gjykim edhe shtetasin Skënder Nuti, administrator i një firme private, akuzuar për “Vjedhje” dhe “fallsifikim të dokumentave”.

Nga hetimi është provuar se kompania private ka marrë shumën prej rreth 9.2 milionë lekë të reja për ndërtimin e ujësjellësit në zonën e Fushë-Kuqes.

Nga ekspertiza ka rezultuar se ky ujësjellës, edhe pse i përfunduar, nuk është në gjendje funksionale dhe punimet e kryera nga firma e kontraktuar arrijnë maksimumin në vlerën e 6 milionë lekëve të reja. Pra, konstatohet një vjedhjen në shumën mbi 3 milionë lekë të reja nga ana e firmës private

Pavarësisht se ka qenë në dijeni të shkeljeve nga ana e shoqërisë private, kryetari i komunës në kohën e ndërtimit të këtij ujësjellësi, Dedë Keraj, e ka pranuar si të përfunduar këtë objekt publik, duke i shkaktuar me dashje dhe në shpërdorim të detyrës një dëm shtetit, si edhe komunitetit, i cili nuk ka marrë shërbimin publik të furnizimit me ujë të pijshëm.

Redaksia Online October 31, 2013 10:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*