Frroku: Prokuroria ka sajuar provat ndaj meje, jam i pafajshëm

March 26, 2014 12:47

Frroku: Prokuroria ka sajuar provat ndaj meje, jam i pafajshëm

Arben Frroku i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj ka mohuar sërish akuzat ndaj tij gjatë seancës së sotme të zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Frroku është njohur sot me provat e organit të akuzës të cilat i ka cilësuar si të sajuara dhe të manipuluara.

“Jam i pafajshëm, prokuroria ka sajuar dhe manipuluar provat ndaj meje. Institucionet e dinë mirë që nuk kam lidhje me krimin”, ka thënë Frroku në sallën e gjyqit.

Ndërkohë, seanca e radhës ndaj Arben Frrokut do të mbahet më 2 prill, ku edhe pritet të merren në pyetje dhjetëra dëshmitarë si dhe të këqyren pamjet filmime të disa bizneseve. / TCH

 

March 26, 2014 12:47
Komento

7 Komente

  1. P.A.B February 20, 13:59

    Me shume respekt dhe modesti (duke falenderuar Dita-n) i propozoj gazetes qe pasketaj te mbylle fushen e komenteve, me nje lajmerim sqarues. Kjo ceshtje eshte nen Gjykim…etj.

    Raportimi pasqyrues se c.dosh didite per dite ne gjykim lejohet, persa kohe gjyqtari thote te kunderten.

    Jam ne tel.mob e s.shkruaj dot gjate…por le te jete ky shembulli i pare…e gazdta e I-re qe duke respektuar Ligjet e Republikes ndryshon sjelljen e prithsmerine tone ndaj tyre, e duke na edukuar te gjitheve e koleget simotra.

    Faleminderit serish.

    Reply to this comment
  2. Pali March 26, 15:12

    Rrespekt pë Z.Arben Frroku, por çështja ësht në gjykim,i urojm lirim të shpejt.

    Reply to this comment
  3. Eli March 26, 16:31

    Arben Frroqi si po duket tani qe grupi qiftelia ta futen sa krahu…bej 25 vjet burg dhe mos na rruaj k……se ate qe e vrave i le femijet jetim jeta nuke eshte e leht o kriminel…

    Reply to this comment
  4. keli March 26, 18:28

    P.a.b kujt ja thua? Shqiptaret sillen si gaxhej.me bisha sbehet ligj?

    Reply to this comment
  5. Jozi March 27, 05:49

    ARBEN FROKU MENDOJ SE DO E MBRONTE GRUPI CIFTELIJA DHE E VRAU BABAN E NJE FEMIJE AI DUHET TE DENOHET ME BURG TE PERJETSHEM

    Reply to this comment
  6. P.A.B March 27, 05:55

    Kerkoj ndjese qe jam “jashte temes” …

    … i (e) Nderuar, s’pranoj se Shqiptaret jane “ganxhoj” nuk jemi me te zgjuar e as me budallenje se bota; as me te eger, as me te bute; na mungojne shembuj formaliteti e ligji (jo paqe e urtesie!) por dhe kjo…nje dite do vije. Ky postim me siper, meqe ra fjala eshte shkruar nga une…4-6 jave me pare, sinqerisht se mbaj mend. Gazeta e ka vene sot (flm.) jo se kam ndryshuar mendje por sa me shume lexoj konfirmohet bindja se kur u le dore te lire “patrioteve anonime” e mira e ligji interpretohet gabimisht (ca here qellimisht) ne Favorin “Tim” e per anen time. E drejta e ligji s’kane perkatesi; i duhen dhene dhe Fajtorit dhe Kundershtarit. Kur “nxehemi ne” nuk na lejojet ti perdorim “si cekic kokes te tjereve” (me naivitet, a tinezi) as te tjeret, neser, nuk i perdori dot kunder nesh.

    … e (i) Nderuar, zakonisht ne bote/media kur ka nje ceshtje ne gjykate, tregohet super-korrekt. Si juria (12 persona te zakonshem) keshillohet te mos falsin me shtypin dhe familjen, si shtypi…me mire te themi…dhe Tabloidet “automatikisht mbyllin komentet”, ligji nuk jua lejon. S’ka gazete te thyeje ligjin me dashje, se penalizimet jane ekstreme. Me pas, mediat serioze bejne punen e tyre, tabloidet vazhdojne batakun. Pas nje kerkimi kam pare se 5-7% e Shqiptareve qe vizitojne Mediat Shqip, lexojne Daily Mail (nje tabloid esktreme britanik, ne e quajme Daily Vail/ Ulurima Ditore, e ka shume ndjekes.) Raporti lexues / popullate ne nje media stabile eshte nga 1:200 tek 1:50/60. Ne Shqip ku luhatjet jane me ekstreme e matjet te veshtira te behen, themi … nese cdo gazette ka 50.000 lexues gati 3000 shikojne/lexojne tabloidin britanik Daily Mail. Te gjitha kane pare – ose ta shohin here tjeret; kur raportohen ceshtje nen Gjykim, NUK POSTON DOT. Pse? Se gjyqtaret jane njerez, pjese e Opinionit Publik, ata dhe juria/ deshmitaret etj, mund te ndikohen. Shqiperia nuk ben perjashtim. Nese ne Sranda apo Shkoder ka nje krim shokues (ndaj familje/femije/ apo grupe te forta) atehere veprohet me 1) Gjyqtare te komanduar – nga vende te tjera, te- pandikuar. 2) Ceshtja- si e tere- transferohet ne nje qytet tjeter.
    ***

    Vite me pare ne nje Konference te merzitshme, ne nje salle messatare na erdhi nje “Foles” e vazhdoi ne rutinen e tij, por s”kishte asgje rutine te ai. Kur na e prezantuan ne fillim: Red Adair, nga Europa u cuditem; Amerikanet cohen me vershellima te bertitura e perplasje duarsh. red-Red-RED. Si te cmendur. Ne, kujtuam se e kish emerin Red. Ne raste te tilla…prezantuesi thote kush eshte personi; ose e beri t’na mbante kurioze a te tallej me ne. Quhej Paul Adair, ardhur ne nje nga “takimet motivacionale” qe rendom behen nga shume kompani. Nje jete qe rralle e kam pare ne person, apo lexuar. Njeri i jashtezakonshem. No1 ne bote si Zjarrfikes per puset e naftes; me nitroglicerine, uje e mjete te tjera ai shkonte aty, ku te tjeret s’afroheshin. Ka bere me shume per planetin se ato qe flasin e me Ideologji (nga ana e ambjentit) Kur Sadami la ne flake mbi 500-700 Puse te naftes pas terhqjes ne Kuvajt, Adair me grupin e tij i fiken. “I vetem” ne 7-8 muaj arrin ate qe qeverive s’do e benin ne 5 vjet; ne ate kohe kishte 24h ne telefon presidenti Bush, qe i pati thene: kerko pa limit cdo rezurs te shtetit e ke ne dispozicion. S’po ndalem tek jeta e Red-it. FOLI, pastaj erdhi duke na dhene doren ne tavolina, ne grupe nga 7-8-9 veta me birra ne dore, me teper “si jeni cuna” e shkonte diku tjeter. Njeri e pyet: Me thuaj… ke konsideron me te rendesishem si profesion ne bote? (Adair – No1 ne fushen e tij, quajtur zjarfiksi i djallit) e ne Dialekt Jugor (te SHBA-se) tha: JUDGES! Pa u menduar fare. Vertete e pyeti ky shoku jone. – Ta marre dreqi. Po!” tha, dhe iku.

    Dikush tha… s’kam degjuar pergjigje me te mencur ne jeten time nga nje person qe foli pa u menduar. Gjykatesit jane si Zjarrfikesit e pa ta nuk funksionon asgje…ose do ndezim flake qe kur s’do shuhen. Disa priten te thote: pilotet/ kirurget/ gjeneralet/ asnje s’do kishim thene: Gjyqtari. Ta kuptosh thelle, prandaj kemi Pak Gjyqtare! Nese kete e thote nje njeri i rralle, 1-ne-6 bilion persona, s’diskutohet se Gjyqtaret jane me rendesishmit ne shoqeri; Ligji-Rregullat-Formaliteti. Ne raste implikimet nga vendimi i nje gjyqtari jane me esktreme se ato nga nje Politikan, deputet, ushtarak a biznesmen. Shikojme vendimin e Gjykates Kushtetuese ndaj Kufinjve Detare. Kur nje gjyqtar spanjoll (B.G.pak kontravers) leshoi mandat arresti per Diktatorin Kilian (pinocetin) ne Londer gjate nje vizite; futi ne sherr tre shtete.

    “Po na vrasin Komisaret” Ne shume vende kur vritet nje Polic eshte ngjarje qe raportohen me hollesi e publiku acarohet; si dhe koleget e tij nuk gjene vend derisa te kapin kriminelin. Kur vritet nje officer policie shkon me ekstreme POR kur vritet nje krye-komisar, shihet sic DHE ESHTE; Atentat DIREKT ndaj Shtetit. S’kam asgje personale ndaj Frrokut e familjes se tij, as asaj te te ndjerit. Ne “blogosferen Shqip” duhet te vish me Disclaimer, nese dikush te sheh qe “godet” nje ane, automatikisht te merr te pales tjeter, kur “qendron ne mes” ta “lexojne” si motiv te ulet, qe dje apo neser, e ke pasur mendjen kunder pales se tyre! Policia eshte e te gjitheve. Me quaj Naiv, por do shkoj aq larg sa te them: “ne nje Shtet Ku s’Vritet Komisaret NUK DO KISHTE TRITOL NE RRUGE; kur vriten Komisaret, Tritoli nuk eshte me suprize.” Nese do kish vec nje te dhene ne “gjuhe te huaj” ne kete vend jane vrare X- Komisare ne 10 vjet, Biznesi nderkombetar nuk kerkon tjeter gje te te harroje dhe per 10 vjet (3 komisare i mbaj mend une, Malushi, Zylyftari e ky i fundit) Do vinte vetem nese do ishe shtet i madh (indi/rusi) a me burime te jashte-zakonshme natyrore (nigeri/ algjeri) vrasja e Oficereve te Policise eshte indikatori i Pare, i mungeses se sigurise; ne realitet s’eshte Politika, Letrat, Buroekracia, GDP-ja, a si mendojme ne; per fitime te gjitha behen (nga biznesi) nga korruptimi e letrat (dhe ne shtet diktatorial) por qetesia publike…jo. “Jeta eshte Investim/Biznes/ Para. Paraja do garanci e mbrojtje.” Nje shtet qe nuk mbron Oficerin e Larte te Policise nuk mbron dot askend.

    Me keq tek ne, eshte… se niveli i sensitiviteti ka rene kur mbi 20 vjet te duket se ke “pare dhe provuar gjithshka” me deshperimin shtohet dhe “c’me duhet mua” ketu Shqiptari le ne balte, vetveten. Si individe, jemi mbrapa me ndergjegjen Publike. Dhe ne shtete ku i ka kapur krimi per fyti (ne te dyja, qe 20 vjet me pare, meksika/italia) kur vritet nje cardinal, gjyqtar, oficere te larte, apo goditet shteti ne Pikat me ekstreme; Njerezit marrin RRUGET – Protestojne. Per ne, behet nje shkrim me shume ne gazete. Tja leme gjykates te bej punen e saj…fjala ime, e juaja kane pak peshe, si dhe pasionet tona …normalja e do qe nje Gjyqtar, nga ata me Peshe (te Kushtetueses) ato duhet te perfshihen ne Edukimin Publik: “Medias nuk i lejohet te diskutoje per ceshtjet nen protest aty ku ka forume publike, vetem raportime te thata.” Shqiptari i Internetit, ka nevoje per udhezime ne ligj e sjellje. Shpejt do arrihet kjo tek ne… dhe arsyet pse nuk eshte bere te gjithe i dime. Vdekjen e nje njeriu te afert e vuan familja, goditjen ndaj nje Komisari e ndjen e gjithe Shoqeria. Ne Europen e sotme jane 3-4-5 shtete (Ne, nje nga ta) ku te vritej nje Officer i larte Policie dhe i gjithe Shteti “me Kuc e me Mac” te mos tronditej deri ne rrenje.
    ***
    Do thene, nje Oficer Policie gjithmone konsiderohet ne detyre, 24 ore ne dite. Ngelet i vetmi profesion qe mund ta ushtroje kete funksion, me apo pa Uniforme. I kemi dhene Fuqine te na deprivoje nga Lirite (ne menyre te perkohshme) ne emer te Qetsise dhe Rendit.

    Do shtuar…Z.Frroku, deri ne “vendim te formes se prere” konsiderohet i pafajshem si cdonjeri nga ne; sipas te gjithe atibuteve ligjore te Kushtetutes.

    Reply to this comment
  7. Toni i Madhe... March 27, 11:24

    Pse mor trim malesh thua qè jam i pa’ faijshem,po pse nuk ishe ti qè jepje interrvista ku
    shprehesh: per atè shuplakè qè kam marrè nga i ndjeri Dritan L. do e paguaj shtrejte, dhe
    gjithashtu sikur femija e juaj tè ka thenè qè burrat nuk duhet ta pranojnè shuplaken e kundershtarit prandaj mos e fal o babè. Po 3 orè mbas ekzekutimt ti sapo ke lenè territorin
    SHQIPTARE dhe ndodhej nè territorin GREK dhe po ate natè u arrestove nè njè Hotel ne
    Selanik, PSE PIKERISHT ATETATI NDODHI atè natè PSE…. ???,dhe po atè natè je pergjigjur
    telefonates sè vllait ku thotè : Qè eshtè vrarè nè njè atenat i ndjeri K. Dritan L.,
    pse kjo telefonat ? ,e shumè -shumè akuza qè janè tè verteta, prandajè rri urtè aty ku je per
    25 vjet te tjera.!.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*